Publikuar me datën: Mon, Nov 28th, 2011

Në Bujanoc e Preshevë shqiptarët protestojnë kundër diskriminimit

Luginë e Preshevës, 28 nëntor – Për festën kombëtare në Bujanoc e Preshevë, të hënën, u mbajt një protestë mbarëpopullore e shqiptarëve të Luginës kundër diskriminimit të vazhdueshëm të Beogradit zyrtar që po e ushtron, ndaj shqiptarëve të këtij rajoni, në të gjitha lëmenjtë e jetës, veçmas në lëmin e arsimit dhe përdorimin legal të simbolit kombëtar.

Udhëheqësit e pushtetit në Bujanoc dhe në Preshevë, kanë vendosur flamurin kombëtar në godinën e asamblesë komunale dhe se me flamuj kombëtar janë dekoruar të gjtiha rrugët zyrat e dyqanet.

Në protestën mbarëpopullore të shqiptarëve të Luginës, u tha se shqiptarët e këtij rajoni janë duke u përballur me diskriminimin sistematik shtetëror, që me dekada po u imponohet në sferat e rëndësishme jetësore.

“Ky diskriminim reflekton si në realizimin e të drejtave tona individuale, ashtu edhe atyre kolektive, prej të cilave, për sot, jemi grumbulluar të protestojmë për të drejtën e përdorimit të lirë të simbolit tonë kombëtar”, u tha në protestë.

Me këtë rast, protestuesit kërkuan nga autoritetet shtetërore ndërprerjen e praktikës diskriminuese, sipas së cilës shqiptarëve të Luginës së Preshevës i pamundësohet përdorimi i lirë i simbolit kombëtar.

Përfaqësuesi i Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë, Edmond Isufi – kryetar i OVL-së së UÇPMB-së, kumtoi deklaratën e përbashkët të subjekteve politike, duke u shprehur se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës pa dëshirën e tyre  jetojnë të ndarë me kufij shtetëror, por asnjëherë nuk e kanë ndalë veprimin e tyre në rrugën e realizimit të aspiratave kombëtare për bashkim me Kosovën, e drejtë jona kjo historike dhe politike e shprehur me referendumin e viti 1992, pastaj me luftën çlirimtare të ish-UÇPMB-së, si dhe me Marrëveshjen Paqësore të Konçulit dhe platformave të tjera politike.

“Mospërfillja e kërkesave për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës; arrestimet në vazhdimësi të shqiptarëve; moslejimi i përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe të simboleve kombëtare; militarizimi i Luginës me forca të uniformuara paraushtarake dhe ushtarake, janë probleme me të cilat po ballafaqohemi për ditë”, është shprehur Isufi.

Protesta e sotme është e treta me radhë në ciklin e protestave të shqiptarëve kundër diskriminimit të shtetit serb e organizuar Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Protesta e sotme ka shtyrë në lëvizje forca të shumta serbe të sigurisë dhe se prania e tyre në masë të madhe vërehej kudo, por kjo nuk ka penguar mbajtjen e protestave, ndërkohë që nuk janë regjistruar incidente.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close