Publikuar me datën: Tue, May 24th, 2011

Ndarja duhet të fillojë nga Serbia

Prishtinë, 24 maj – Deklaratat për ndarjen e Kosovës janë sërish pjesë e retorikës politike të Beogradi. Megjithatë përfaqësuesit politikë të Kosovës e përjashtojnë katërçipërisht një opsion të tillë. Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nëse do të shtrohej çështja e ndarjes atëherë do të duhej të fillohej nga Serbia.

“Serbia qe një shekull ka planifikuar ta ndaj Kosovën, t’i ndajë shqiptarët. I ka ndarë, i ka copëtuar, i ka ndarë në pesë shtete. Kështu që kërkon tani ta ndajë edhe Kosovën, por Serbia duhet të mendoj ta ndajë Serbinë së pari, sepse në mënyrë të paligjshme i ka bashku Serbisë e ka krijuar Serbinë. Është Vojvodina, Sanxhaku, Bosnja dhe Kosova”, thotë Nait Hasani, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti për Albanian Screen tha se ndarja e Kosovës është e papranueshme për institucionet e Kosovës.

“Ritheksoj qëndrimin e institucioneve të Kosovës që nuk ka ndarje të Kosovës. Ndarja është një proces i pamundshëm sepse gjithkush që e mendon atë nuk e mendon krijimin e Kosovës sovrane në një dhe e dyta do të prodhojë kriza në Ballkan të paparashikueshme, qofshim ato politike apo territoriale”, shprehet Hamiti.

Ndërsa Visar Ymeri, nga lëvizja Vetëvendosje tha se ndarja e Kosovës është e papranueshme për çdo qytetarë të Kosovës.

“Këto deklarata për ndarjen Kosovës, natyrisht që duhet të jenë të papranueshme edhe konsideroj që janë të papranueshme edhe për çdo qytetarë të Kosovës. Mirëpo mundësia që Serbia të vazhdojë të deklaroj për Kosovën po i krijohet dorën në zemër nga qeveria e Kosovës përmes dy gjërave. Njëra anë mosaktiviteti i saj për ta shtrirë sovranitetin institucional të Kosovës në secilën pjesë të Kosovës dhe anën tjetër përmes pranimit të vazhdueshëm negociatave me Serbinë, përmes së cilave po e bën Serbinë faktor edhe në Kosovë”, thotë Ymeri.

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq se fundmi ka përsëritur idenë se është e pamundur që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, por sipas tij ndarja është zgjedhja e vetme e mundshme.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close