Publikuar me datën: Thu, Jun 17th, 2010

NATO refuzon shfuqizimin e Marrëveshjes së Kumanovës

Prishtinë, 17 qershor –  NATO-ja ka refuzuar propozimin e Beogradit zyrtar që të zhvleftësohet Marrëveshja Teknike-Ushtarake e Kumanovës, e nënshkruar më 9 qershor 1999, njofton sot “Zëri”. Me këtë Marrëveshje iu dha fund luftës në Kosovë, dhe u bë e mundur vendosja e mbi 50 mijë trupave të KFOR-it, si garant të paqes dhe të sigurisë në Kosovë Ky propozim i Beogradit zyrtar është shqyrtuar tash e sa kohë nga kreu i Paktit NATO, duke ardhur në konkludim që aktualisht nuk ka kushte dhe rrethana për t’i dhënë fund Marrëveshjes së Kumanovës, që do të thotë se ajo mbetet edhe më tutje në fuqi.

Një diplomat perëndimor, që preferoi të mbetet anonim, i tha gazetës “Zëri” që në kreun e NATO-s fillimisht ka pasur dilema se si duhet reaguar ndaj kësaj oferte të Beogradit zyrtar, i cili është nënshkrues i kësaj marrëveshjeje. Ka pasur edhe zyrtarë të NATO-s që kanë menduar që ia vlen të konsiderohet seriozisht ky propozim, pos tjerash, sepse Pakti NATO preferon përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila ka hyrë në programin e “Partneritetit për Paqe” në vjeshtën e vitit 2008, megjithëse, në ndërkohë, ka shpallur neutralitetin ndaj aleancave ushtarake.

Megjithatë, në fund, në Paktin NATO ka mbizotëruar qëndrimi se është ende herët t’i jepet fund Marrëveshjes Teknike-Ushtarake të Kumanovës, e cila përndryshe është pjesë përbërëse e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (10 qershor, 1999), me të cilën është krijuar edhe Misioni i UNMIK-ut në Kosovë.

Autoritetet më të larta të Paktit NATO (Admirali Fitzgerald, komandanti i Krahut Jugor të Paktit NATO dhe i Komandës së përbashkët, të cilës i subordinohet edhe misioni i
KFOR-it, dhe gjenerali Marcus Bentler, komandanti i KFOR-it), në paraqitjet e tyre publike gjatë këtij viti kanë theksuar disa herë që derisa Kosova nuk është e kërcënuar nga jashtë (duke përfshirë këtu edhe forcat ushtarake të Serbisë), gjendja në veri të Kosovës, me praninë e strukturave ilegale, paraqet një kërcënim dhe një sprovë për KFOR-in dhe Prishtinën zyrtare.

Megjithëse aktualisht del që propozimi i Serbisë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Kumanovës është hedhur poshtë prej Paktit NATO, sipas burimeve diplomatike perëndimore në Prishtinë, kjo çështje do të mbetet mbi tavolinën e kreut të NATO-s edhe në të ardhmen.

Gjendja në veri të Kosovës vazhdon të kualifikohet në këtë mënyrë, pra, si burim i jostabilitetit të Kosovës, dhe ky përshkrim ka mbizotëruar edhe në vendimin e javës së kaluar të Paktit NATO që të mos ngutet me shkurtimin e mëtejmë të trupave të KFOR-it në Kosovë, prej 10 mijë sish, sa janë tani, në 5 mijë trupa, sa do të duhej të ishin në fazën e parafundit të qëndrimit të KFOR-it në Kosovë.

Marrëveshja Teknike-Ushtarake e Kumanovës jo vetëm që ka mandatuar KFOR-in të jetë garant i paqes dhe i sigurisë përballë kërcënimeve nga jashtë (prej Serbisë), por po ashtu, i ka dhënë detyrë këtij Misioni të jetë edhe garant suprem i sigurisë në Kosovë, gjë që ka bërë që në disa raste KFOR-i të intervenojë fuqishëm edhe brenda territorit të Kosovës, siç ka ndodhur edhe gjatë trazirave të marsit 2004, që morën jetën e 14 qytetarëve të Kosovës.

Ky mandat i KFOR-it është pranuar prej autoriteteve të Kosovës nëpërmjet Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari (mars, 2007), përmes të cilit Kosova u bë shtet i pavarur.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close