Publikuar me datën: Thu, Mar 24th, 2011

NATO para 12 vjetësh nisi luftën kundër Serbisë për Kosovën

Para 12 vjetësh avionët e NATO-s kishin nisur të hidhnin bombat e para mbi caqet ushtarake serbe për të ndalur pastrimin etnik dhe për të parandaluar gjenocidin në Kosovë. Ishte ky fillimi i fundit i sundimit të Serbisë mbi Kosovën dhe fillimi i fundit të regjimit të Milosheviqit. Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e rreth 50.000 ushtarëve të NATO-s në Kosovë. NATO-ja atëherë ndër detyrat kryesore kishte dëbimin e forcave serbe, çarmatosjen e UÇK-së dhe vendosjen e një ambienti të sigurt në Kosovë, në të cilin aktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe lokalë do të kryenin detyrat e tyre në rimëkëmbjen e Kosovës e që nuk janë të natyrës ushtarake.
Sot 12 vjet më vonë mund të thuhet se NATO-ja është misioni më i suksesshëm ndërkombëtar në Kosovë. Kosova është nga aspekti i sigurisë mjaft e qetë, rreziqe ushtarake nuk ka sa të jetë NATO-ja e pranishme në Kosovë, ndërkohë që sfidat ekzistuese nuk janë të natyrës ushtarake, pra nuk janë në përgjegjësi të NATO-s.
Por në këta 12 vjet gjërat në Kosovë nuk kanë shkuar krejtësisht në drejtimin e pritur, rikujton sot “Koha Ditore”. Pas ndërhyrjes së NATO-s ishin dy porosi të dy personaliteteve që kishin rol udhëheqës në fushatën e NATO-s. Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, menjëherë pas luftës, i kishte porositur kosovarët që “të falin, por kurrë të mos harrojnë se çfarë ka ndodhur“. Një tjetër aktor vendimtar, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në një vizitë në Kosovë kishte thënë: “Ne e fituam luftën – Ju fitojeni paqen“.
Kosova nuk e kontrollon sot as tërë territorin e saj. Ka humbur dukshëm edhe imazhin ndërkombëtar, ndërsa proceset e integrimeve euroatlantike as që kanë filluar.
Edhe prania ndërkombëtare në Kosovë nuk po shkëlqen. EULEX-i është tash e tre vjet në Kosovë dhe nuk ka shumë rezultate për të dëshmuar. UNMIK-u është harruar, por ai është ende prezent në Kosovë. Policët e Serbisë janë kthyer në Kosovë, ndonëse ilegalisht, por ata janë prezentë në një pjesë të mirë të territorit.
Por asnjë nga këto probleme nuk është për fajin e NATO-s. NATO-ja mund të çlirojë territore, por nuk mund të ndërtojë 137 shtete. NATO-ja mund të mbledhë të dhëna për krim të organizuar, por nuk mund të bëjë procedura gjyqësore dhe ndjekje penale. NATO-ja po e kryen me sukses secilën detyrë në Kosovë, po e ndërton edhe Forcën kosovare të Sigurisë. Ka zvogëluar për dhjetëfish, nga 50.000 sa kishte në vitin 1999, në pak më shumë se 5000 tash, praninë e saj ushtarake në terren.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close