Publikuar me datën: Sat, Sep 8th, 2012

NATO: FSK-ja ende pa kapacitete të plota operacionale

Forca e Sigurisë së Kosovës mund të mos e marrë miratimin nga NATO për kapacitetet e plota operacionale. Burime brenda FSK-së kanë thënë se disponimi aktual i disa shteteve në NATO është që kjo forcë të mos marrë miratimin për kapacitet e plota operacionale. NATO është dashur që në shtator të japë këtë miratim, por kjo me gjasë do të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Kreu i Ministrisë së FSK-së, Agim Çeku nuk e thotë qartë nëse përfundimi i mandatit ekzekutiv të NATO-s mbi këtë forcë do të rezultojë me aprovimin e kapaciteteve të plota operacionale të saj dhe me transformimin e FSK-së në ushtri të vendit, ashtu siç ishte paralajmëruar.

“NATO e ka vlerësuar progresin dhe ka vlerësuar se FSK-ja është e gatshme të përmbyll misionin dhe të kalojë në një forcë tjetër”, ka thënë Çeku për Radio Kosovën.

Për këtë çështje nuk janë deklaruar zyrtarët e NATO-s në Bruksel dhe Prishtinë.

Burime brenda misionit të NATO-s në Kosovë dhe brenda FSK–së kanë shpjeguar se miratimi i kapaciteteve të plota operacionale, të paralajmëruara për këtë shtator, ka gjasa të shtyhet për vitin e ardhshëm, ndonëse brenda misionit në Kosovë mësohet se vazhdojnë përgatitjet për reduktimin e disa segmenteve që kanë punuar në mbikëqyrje.

Megjithatë Çeku nuk ka preferuar të komentojë se në çfarë raportesh me NATO-n do të gjendet FSK pas qershorit 2013.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close