Publikuar me datën: Thu, Dec 13th, 2012

“Nacionalisti i shquar Kolonel Xhemal Laçi (1912-1994), një jetë në shërbim të kombit”

Dom Rrok Mirdita, Kol. Xhemal Laci, Ndue Ademi & Mons. Dr. Zef Oroshi

“Nacionalisti i shquar Kolonel Xhemal Laçi (1912-1994), një jetë në shërbim të kombit”

Leonora Laçi

“Luftrat historike për liri nuk i kanë bërë ata, që kanë jetuar në liri, por ata që kanë lindur e janë rritur nën pushtim”

Sot është 100-vjetori i Pavarësisë, historia e kombit tonë është histori vuajtjesh e sakrificash, është një zinxhirë ngjarjesh e faktesh, që sikur të keputet ky zinxhir, vetem në një hallkë të tij ideja e Shqipërisë së lirë e të pavarur do të zhdukej dhe gjithë historia, do kishte marrë rrjedh tjetër.
Ajo është epopeja e kombit e pajisur me një ideal kombëtare, që në rast nevoje na meson të sakrifikohemi e të bashkohemi si një trup i vetëm, kurdo që na kërkohet.
Kur Atdheu ishte mes dy zjarresh atij serbo-malazez në Veri dhe grek në Jug, u lind në Laçaj të Pukës, në ato bjeshkë kreshnike Xhemal Laçi.
Ai rridhte nga nje familje patriotësh, që asnjëherë nuk pranuan pushtuesin osman, ruajten individualitetin e tyre, gjuhën, traditat e zakonet e krahinës.
E kujtojmë sot Kolonel Xhemal Laçin pas 100-vitësh lindjeje, duke e ndjere si detyrë morale e detyrim, duke qenë e bindur se figura e tij shumëplanëshe, duhet të ngrihet në pjedestal për veprimtarinë politike e patriotike deri ne vetmohim.
Kolonel Xhemal Laçi, ishte një nacionalist, me qëndrimin e tij anti komunsit e të papajtueshem me regjimin komunist, do i kushtohej rëndë gjatë gjithë jetës së tij, sepse për 50 vitet e diktatures, iu desh të qëndroj larg vendlindjes, larg familjes, por duke mbajtur sytë gjithmonë nga atdheu, me shpresën se do të vij dita kur do të kthehet ne vendlindje.
Xhemal Laci, mësimet e para i mori në vendlindje, ndersa shkollën e mesme e bëri në Shkodër. Pasi fitoj besimin e përkrahjen e autoriteteve qeveritare zogiste do përfitoj burse për të vazhduar studimet ne Itali. I filloj ato në 1932 në “Collegio Milittare” në Napoli, i vazhdoi ato me tej ne Modena në vitin 1935 dhe arriti të diplomohej ne 1937. U kthye në vendlindje, duke u caktuar toger i ushtrisë Mbreterore Shqiptare falë aftësive të tij.
Në prill të vitit 1939, Italia hyn në Shqipëri si pushtues, Xhemal Laçi dhe pse kishte studiuar në Itali u bashkua me patriotët e tjerë, si: Abdullah Salihi rroku armet, për të luftuar armikun, me kapitullimin e Italisë fashiste do jetë Gjermania Naziste, qe do nderhyje ushtarakisht në Shqipëri. U krijuan grupet e rezistencës kundër çdo pushtuesi, që kërkonte ta kthente Shqipërië në arenë luftimesh.
Me 3 tetor 1943 formohet “Beselidhja e Kabashit”, ku rreth saj mblidhen shume patriotë, qëllimi kryesor i së cilës ishte kundërpergjigjia me armë ndaj pushtuesit nazist, me formimin e çetave territoriale të sigurohej ruajtja e rendit dhe qetësisë vendore, si dhe të mos i vihej në ndihmë komunisteve. U realizua bashkëpunimi me çetën e kapiten Ymer Bardhoshi Puke-Has, çetën e kapiten Pashk Curri e Ymer Ymeri, për Mirditën.
Këto organizime rritën autoritetin e çetave si dhe patën mbeshtetjen e Abaz Kupit, që i furnizoi me armë. Ardhja e partizanëve bëri qe çetat të shpërndaheshin, për të mos shkaktuar vllavrasje.
Kapiteni Xhemal Laçi, sëbashku me atdhetarët e tjerë, si: Salih Myftin, Fuad Myftin, Teki Xhindin, Hysen Prishtinën e dhjetra të tjere, u larguan nga vendi drejt Tivarit, por pas pengesave, që i solli policia malaziase, për faktin se ishin të armatosur. Ata u detyruan të lundrojnë me një barkë të vjetër në drejtim të Detin Adriatik, duke mbërritur në qytetitin bregdetar të Brindizit të Italisë. Ata më pas u dorëzuan në komandën ushtarake të aleatëve, të cilët më vonë i vendosën në Kampet e njohura të Italisë.
Valët e jetës e perplasën Kolonel Xhemal Laçin në vende të ndryshme të botës, mërgimi i gjatë e gëlltiti bashkë me shumë të tjerë, por jo për të shpëtuar, por për të vazhduar luftën kundër komunizmit, duke qëndruar i palëkundur e besnik idealit për një Shqipëri të lirë e demokratike.
Koloneli shkëlqeu në panteonin e shenjtë kombëtar, ku la gjurmë në histori si për besnikëri ndaj Mbretit Zog e më pas Mbretit Leka I, e vet PLL për gjatë gjithë jetës së tij. Ishte i gatshëm që të bashkëpunonte me cilin do atdhetar pa dallim feje krahine e ideje me moton: “Atdheu mbi të gjitha”.
Po citoj rreshtat, ku Koloneli nder të tjera shprehet: “Turqit e vonuen dhe e penguen për shumë kohë çlirimin e Shqipnisë, për fat të mirë nuk mujtën me sigurue përgjithmonë robnimin e saj. Shqipnja ma në fund doli e zoja vedit dhe u njoft prej të gjith shtetëve të botës, jo në sajë të shërbëtorëve të huej, për vertyt e merit t’atyne qi punuen, luftuen dhe vdiqen për lirin, pamvarsin dhe flamurin e saj. Krejt ashtu edhe Kosovës do t’i vij dita e lirisë dhe e bashkimit me nanën Shqipni, jo në saj të shegertave dhe sherbetorëve të pashpirt dhe pa ndegjegje kombetare, por për vertyte e meritë t’atyne qi lajnë me gjak sheshet e qytetëve shiptare nga dhunimi, që u bahet prej regjimit të egër jugosllav, që shtyp e robnon popullin shqiptar te Kosoves.”
Kolonel Xhemal Laçi, do të qëndroj deri në vitin 1948 në kampet e Italisë, pastaj do emigroi në Siri, por jo për shumë kohë, sepse bashkëatdhetarët do i bëjnë thirrje për të qenë pjesë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” në Itali. Më pas do emërohet zëvendes komandant i “Kompanisë 4000” në Mynih të Gjermanisë, ku komandant ishte Caush Basho. Këtu do qëndroj gjatë vitëve (1950-1954), do përgatisë trupat ushtarake vullnatare shqiptare, për të rrëzuar regjimin e egër komunist.
Në vitin 1956 do emigroi në SHBA, por do shkoj serisht pranë Mbretit në Madrit, ku caktohet Kryetar i Zyrës Ushtarake, falë aftësive, duke përmend këtu ekspriencën në fushën ushtarake dhe faktit që njihte 6 gjuhë të huaja me pas do emërohet adjutant (minister i oborrit mbretëror). Këtë post do e mbaj për 11 vite si dhe gradohet kolonel nga N.M.T. Leka I. Më pas dërgohet përfaqsues i Mbretërisë Shqiptare në Neë York gjatë vitëve 1975-1982, ku në vitin 1974 merr nenshtetësinë amerikane.
Meritat e tij si antikomunsit dhe luftëtarë i përbetuar dekorohet nga Legjioni Amerikan dhe N.M.T. Leka I, me dekoratën “Oficer i madh i Urdhërit Skenderbeu”. Në SHBA, ishte insiator i themelimit të radios “Zëri i Atdheut”, që me tematikën e saj atdhetare, u vu tërësisht në shërbim të çështjes kombëtare dhe mendimimeve të oborrit mbreteror. Ai u zgjodh për disa kohë drejtori përgjegjës i saj.
Kolonel Xhemal Laçi u kthye në vendlindje në 1992, në gjendje jo të mirë shëndetsore, ne një karrocë me rrota siç shprehet një mik i tij.
“E ndjente vehten të mberthyer nga paraliza pas asaj karroce si Prometeu i legjendës, që nuk kishte mundesi të hidhej edhe fizikisht për të çliruar Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L.) nga vargonjtë, që i kishin hedhur.
U nda nga jeta në vitin 1994, duke u përcjellë në banesën e fundit në qytetin e lindjes me të gjitha nderimet për këtë pukjanë, që luftoj një jetë të tërë për flamur, për mbret, për komb e Atdhe.
Le ta gjykoj gjyqi i historisë këtë figurë monumentale, që qëndroj si një mal i madh, i mbuluar nga mjegulla e zezë, për më tepër se 50 vite. Koloneli nga një mik i tij kujtohet me këto fjalë: “S’ngopesha se ndenjuri me atë burrë. Ai s’dinte të lavdërohej kurrë, megjithëse jeta e tij ishte një gjysmëdrejtëze historie e lavdie, trimerie e besnikërie të një nacionalisti, mbreteror, ushtaraku e antikomunsiti të pashoq. Si rradhë tek dikush kisha parë një gërshëtim të një impulsiviteti me urtësinë të një famë me thjeshtësinë si tek Kolonel Xhemal Laçi. “Rroft Shqiperia Etnike!”

1. Ne foto: Nga e majta ulur: Dom Rrok Mrdita,, Kolonel Xhemal Laci, Ndue Ademi dhe Mons. Dr. Zef Oroshi etj, ne vitin 1978, ne dasmen e publicistit Tome Mrijaj.
2. Mbreti Leka Zogu, (ne mes) Ndrec Gjergji (majtas) dhe Xhemal Laci (djathtas).

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close