Publikuar me datën: Mon, Jun 7th, 2010

Mustafi, i gatshëm të bëjë hapin e radhës

Hersfeld, 6 qershor – Ai duket më i pjekur, më i stërvitur dhe më i fortë. Paraqitja e tij tregon se ai është pranë që të bëjë bujë në një vend tjetër. Ai duket i gatshëm për të bërë hapin tjetër. Fjala është për 18-vjeçarin Shkodran Mustafi, që disa vite kishte luajtur në Hamburg, para se të kalonte në Evertonin anglez verën e kaluar. Bilanci sportiv i jep atij të drejtë që të synojë të bëjë hapin e madh stinorin e ardhshëm. Mustafi ka një paraqitje me skuadrën e parë të Evertonit. Kundër ekipit bjellorus Bate Borisov, ai u aktivizua në pjesën e dytë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës. Në Premier League të Anglisë, gjendet përkrah futbollistëve më të mirë në botë. Në ndeshjet derbi kundër Manchester Cityt, Chelseat e Arsenalit, kishte qëndruar në bankë. Reprezentuesi i të rinjve të Gjermanisë është përshtatur shumë mirë në Angli. Ai gjendet në qytetin e Liverpoolit, qytet që çdo vit ofron njërin prej derbive më të mëdhenj të futbollit anglez, atë mes Liverpoolit e Evertonit.

“Synimi im ka qenë që me 19 apo 20 vjet të firmos kontratë profesionale. Këtë e kam arritur si 17 vjeçar”, tregon Mustafi. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2012.

“Premier League gjithmonë ka qenë liga që më ka pëlqyer më së shumti. Në këtë ligë kanë luajtur idhujt e mi. Mua më është realizuar një ëndërr kur kam kaluar në këtë skuadër. Unë nuk do të dorëzohem, derisa nuk ta arrij atë për të cilën kam ardhur. Të bëhem një lojtar titullar në Everton. Por, duhet edhe të jem i durueshëm, nëse nuk funksionon shpejt”, ka thënë Mustafi.

Mustafi krahasohet me Rio Ferdinandin

Babai i Shkodranit, Kujtimi, shkon një hap më larg.

“Unë pres që biri im stinorin e ardhshëm të bëjë hapin e radhës dhe të kenë një mundësi të vërtetë”, ka thënë ai.

Trajneri i Evertonit, David Moyes, po i transmeton Shkodranit atë përshtypje se dëshiron të bashkëpunojë me të.

Sa i përket lojtarit më të preferuar, Shkodrani e pëlqen kapitenin e Anglisë dhe qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand. Por, ai është krahasuar edhe me kapitenin e Chelseat, John Terry.

Ai bën gjithçka për të arritur nivelin më të lartë. Është i gjatë 186 centimetra dhe muskuloz.

“Kam përparuar shumë që kur kam kaluar në Angli. Në Hamburg unë kam stërvitur nganjëherë me skuadrën e parë. Por, në Angli nuk mjafton me kaq”.

Rregullisht ai gjendet në qendër fitnesi. Bën stërvitje të forcës, stabilizimit dhe rritje të muskujve.
“Unë e kam përpiluar një program me trajnerin tim të fitnesit dhe i përmbahem atij”, thotë i riu.

Me karakter të fortë

Mund të llogaritet në atë se hapi i ardhshëm i Mustafit në karrierë do të jetë pozitiv.

“Çdo hap, çdo ndryshim më ka dërguar para”, thotë Mustafi. Kalimi nga Bebra në Rotenburg, nga Rotenburgu në Hamburg dhe nga Hamburgu në Everton, gjithmonë i kanë sjellë pozitivitet.

“Këtë mund të bëjë vetëm kur njeriu ka karakter të fortë. Kur qëndron me dy këmbët në tokë dhe kur e di se nga ke ardhur”, thotë babai i Shkodranit, Kujtimi.

Shkodran Mustafi është një njeri familjar. Vazhdimisht kontakton familjen e tij.

“Ky është fondament në jetën time. Në shtëpi në Bebra e kam derën gjithmonë të hapur. E kam ende dhomën atje dhe është njëjtë si në momentin kur jam larguar. Dëgjohemi në telefon disa herë në ditë me nënën, babanë dhe vëllanë”.

Edhe kontakt me disa nga shokët e tij ka mbajtur ende. Në fund të qershorit Mustafit i përfundojnë pushimet. Më pas ai do të kthehet në ishull. Më 1 korrik nisin stërvitjet e Evertonit për stinorin e ri. Shkodran Mustafi është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close