Publikuar me datën: Mon, May 2nd, 2011

Mustafa: Unë jam shefi

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, iu ka treguar anëtarëve të partie së tij në Gjakovë, se është shefi i LDK-së dhe është i palëkundur në qëndrimet e tij. Mustafa, i cili që nga zgjedhja e tij në krye të partisë, ka vizituar pesë herë Gjakovën, vizita e fundit ka pasur të bëj kryesisht pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në këtë Degë dhe pakënaqësive që kanë dalë nga një pjesë e anëtarësisë së Gjakovës.

“Në Gjakovë ka rënë aktiviteti dhe si rrjedhojë e kësaj ka rënë edhe vota për LDK-në. Nëse duam të kemi parti të fortë e të reformuar, që pretendon t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, duhet të kemi edhe degë të forta. Për ne rezultati i degës së Gjakovës me dymbëdhjetë për qind të votave është i papranueshëm dhe askush nuk guxon të na pengojë që ta forcojmë këtë degë”, ka thënë Mustafa.

Në takimin që u mbajt në ambientet e Pallatit të Kulturës, e në të cilin kryesisht merrnin pjesë zyrtarë të LDK-së që kanë mbetur jashtë kryesisë aktuale, Mustafa ka thënë se njerëzit që tash janë në krye të Dgës së Gjakovës, më shumë se me rritjen e degës, po merren me demagogji.

“Nuk mund të thuash se e përkrahë Isa Mustafën, nëse nuk i përkrahë vendimet e tij dhe të Kyesisë së LDK-së”, ka thënë Mustafa. Askush, sipas tij,. nuk duhet të frikësohet nga zgjedhjet e brendshme, ndërsa ka shtuar se LDK-ja i ka dyert e hapura për njerëz të rinj.

Në këtë takim, nuk u panë udhëheqësit aktual të Degës së LDK-së në Gjakovë, por pati disa reagime dhe kundërshtime në fjalën e Mustafës, nga disa individë që u prezantuan si kryetarë të nëndegëve një dhe pesë.

Nga ana tjetër, Luan Gola, që jozyrtarisht thuhet se është në mesin e kandidatëve

potencial për kryetar të degës së LDK-së në Gjakovë, tha se që nga 1 maji, do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në këtë Degë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close