Publikuar me datën: Wed, Dec 21st, 2011

Mustafa qeverisjen e Thaçit e quan diktatoriale

Prishtinë, 21 dhjetor  – Nëse LDK-ja vjen në pushtet nuk do të respektojë marrëveshjet e arritura me Serbinë. Kështu ka deklaruar kreu i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa. Ai ka thënë se nuk ka reciprocitet ngase po zbatohet njëanshëm. Kryetari i LDK-së, e ka kritikuar edhe një herë qeverisjen qendrore duke e quajtur diktatoriale, ndërsa për kryeministrin Thaçi ka thënë se nuk di se çfarë është qeverisja.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa, me qetësinë më të madhe ka thënë se marrëveshjet që ka arritur kjo qeveri arritur me Serbinë, ai nuk do t’i respektojë po të marrë qeverisjen.

Sipas Mustafës, marrëveshjet e arritura së pari duhet të ratifikohen në Kuvend e pastaj të nisë respektimi, gjë që kjo qeveri nuk po e bën.

Mustafa ka thënë se marrëveshjet janë duke u respektuar njëanshëm.

Kryetari i Prishtinës nga studioja e Rubikonit të KTV-së edhe një herë e ka kritikuar mënyrën se si po qeveris vendin kryeministri Thaçi. Ai madje ka thënë se Thaçi nuk dinë se çfarë është qeverisja dhe se po sillet sikur diktator.

Mustafa ka folur edhe për polemikat me Rexhep Qosjen, të cilat i ka quajtur të mbyllura por ka thënë se nuk do të heshtin ndaj akuzave.

Duke qenë prej 4 vjetësh në krye të Prishtinës, Mustafa ka folur gjerë e gjatë edhe për qeverisjen me kryeqytetin, ku ka thënë se projekte madhore do të përfundojnë gjatë vitit që po hyjmë.

Ai gjithashtu ka thënë se LDK-ja mendon se zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen në vjeshtën e 2012-s, ndërsa ka thënë se nuk kanë menduar ende për kandidatin.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close