Publikuar me datën: Tue, May 5th, 2015

Mustafa në Llap: Kosova pati dy komponentë – urtësinë e Rugovës dhe forcën e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në manifestimin qendror për shënimin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve të Komunës së Podujevës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Mustafa tha se ndjehet shumë i nderuar për rastin që iu dha sot, që, siç tha ai, “t’ju drejtohem në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë më të re, Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.

“Në çaste të tilla, ne kthejmë kokën pas për të shikuar me dhembje kah sakrificat e mëdha që i janë dashur popullit të Kosovës për të arritur lirinë. Janë këto çaste të tilla, të veçanta, siç është 5 Maji, në të cilin hedhim me krenari shikimin rreth bëmave madhështore të bijve dhe bijave më të mira të këtij vendi, të cilët dhe të cilat në kohë dhe rrethana të ndryshme flijuan jetën e tyre, me qëllim që atdheu ynë, Kosova jonë e dashur, të dalë nga zgjedha e robërisë”, tha Mustafa.

“Sot ne kujtojmë me pietet heronjtë e Kosovës, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun, Ilir Konushevcin, heronjtë dhe dëshmorët e tjerë, kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, e cila u bë burim i pashtershëm frymëzimi jo vetëm për bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por për të gjithë qytetarët e saj”, theksoi më tej ai.

Mustafa tha se lufta dhe rënia e tyre për liri do të jetë gjithmonë udhërrëfyesi më i mirë për brezat e ardhshëm të vendit tonë, ashtu siç ishin udhërrëfyes për Zahirin, Hakifin, Ilirin dhe bashkëluftëtarët e tyre, sakrificat dhe brezat tanë të mëparshëm, që nga vitet 1910, ’12, në periudhën mes dy luftërave botërore, demonstratat dhe rezistencën që treguan studentët, të rinjtë dhe qytetarët tanë.

Kryeministri tha se popullit të Kosovës në raste të tilla i është dashur që të bashkërendojë angazhimin dhe urtësinë politike me veprimtarinë ushtarake çlirimtare.

“Me gjithë vështirësitë e mëdha për shkak të pushtimit klasik serb në vitet e ‘90-ta, Kosova arriti të ketë këto dy komponentë shumë të rëndësishme, duke gjetur te Presidenti Historik Ibrahim Rugova prijësin e urtë dhe vizionar, i cili arriti t’i siguronte miq vendit anekënd dhe te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, forcën, e cila do të thoshte me tytën e pushkës: Mjaft dhunës dhe terrorit shtetëror, i cili zhvillohej në atë periudhë”, theksoi kreu i ekzekutivit kosovar.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, tha se qeveria e Kosovës është tërësisht e përkushtuar për t’i çuar më tej arritjet e mëdha të deritanishme të vendit.

“Republika e pavarur, shtet sovran dhe demokratik, ka qenë ëndrra dhe ideali i gjithë atyre që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ata ranë gjithashtu me synimin se Kosova të jetë një vend i zhvilluar, një vend i vlerave më të përparuara të qytetarisë dhe të kulturës evropian. Ne të gjithë, si qytetarë dhe institucione duhet të angazhohemi bashkërisht dhe me të gjitha potencialet tona, që vendi ynë të jetë vërtetë një vend evropian në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në të cilin secili do të dëshirojë të jetojë dhe ndërtojë ardhmërinë e tij dhe ardhmërinë e fëmijëve të tij”, u shpreh ai para shumë të pranishmëve të mbledhur për të shënuar këtë ditë.

Mustafa tha se është i vetëdijshëm se vendin tonë e presin shumë punë dhe sfida për t’i zgjidhur, por tha me bindje të plotë se “Republika e Kosovës i ka të gjitha mundësitë për të zënë hapin me vendet tjera evropiane, në mënyrë që secili qytetar i Kosovës të ndihet i dobishëm për vendin e tij dhe të ketë vullnet për të jetuar në shtëpinë e tij, në atdheun tonë të vetëm e të mrekullueshëm, në Republikën e Kosovës”.

Në fund, Mustafa tha: “Zoti i bekoftë të gjithë ata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close