Publikuar me datën: Fri, Jul 1st, 2011

Mulla Idrizi: Myftiu Tërnava në koalicion me radikalët islamikë

Prishtinë, 1 korrik – Imami i xhamisë kryesore të Podujevës, Idriz Bilalli, ka numëruar një varg akuzash të enjten ndaj kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava. Më e rënda është ajo për bashkëpunim me njerëzit që drejtojnë organizata joqeveritare radikale islamike, që funksionojnë me funde të dyshimta.

Bilalli, që është edhe kryetar i Këshillit të BIK-së në Podujevë, ka thënë se krerët e këtyre shoqatave myftiu i mban në funksione të larta. Me ta ka thënë të jetë në një koalicion të heshtur, për shkak të fondeve të mëdha që kanë në dispozicion.

Shkaku i aktivitetit të këtyre organizatave, sipas tij, xhemati nëpër xhami është i përçarë dhe i hasmuar. Megjithëkëtë, ka shprehur bindjen se terrenin e dominon xhemati tradicional. Por, ka shprehur drojën se struktura mund të ndërrojë, nëse vazhdon ky trend. Ai nuk ka frikën nga mënyra se si falen, por nga ideologjia që mbillet te ta nga lëvizje, të cilat i quan parti politike, e që fenë e përdorin vetëm si mjet për të mbërritur synimet.

Element të këtyre efekteve Bilalli sheh në protestat që organizohen prej javësh për ndërtimin e një xhamie në qendër të Prishtinës.

Bilalli ka treguar se një numër imamësh veç kanë nisur të vetorganizohen, me qëllim të krijimit të një mekanizmi oponent përbrenda BIK-së. Organizimi, që do të ketë karakter sindikal, pos ngritjes së zërit për pozitën materiale të imamëve, do të përpiqet “t’ua ndalë hovin” OJQ-ve, që veprojnë nën flamurin e islamit.

Bilalli ka thënë se Kryesia e BIK-ut momentalisht nuk është duke funksionuar. “Si të duash thuaj, por që ka nevojë të ndërrohet”, është shprehur ai, për të shtuar se  ka

“probleme serioze me xhematin. Ajo laramania – përçarjet, thyerjet, aktualiteti që tash po e shohim, siç është protesta në emër të xhamisë. Domethënë janë pasojë e një pasiviteti të BIK-ut”.

Sipas tij xhemati në xhamitë e Kosovës është shkapërderdhur, i përçarë dhe i hasmuar. “Realisht ne kemi tri-katër grupe përbrenda xhamive që janë rivale”, thotë Bilalli. Ai

përmend grupin që përfaqëson atë tradicionalen, atë që e kemi trashëguar nga të parët tanë – praktikimi i islamit sipas normave juridike hanefike. Ajo nuk ka vërejtje. Kemi do rryma të tjera, që janë rryma ekstreme radikale që e kanë krejt ndryshe të falurit, me tekbire që falen, me mjekra të mëdha, me pantallona të shkurtër. Pastaj janë AKEA (Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim v.j.) që vepron, një organizatë joqeveritarë me seli në Prishtinë dhe i ka qendrat e veta. Është lëvizje politike e lidhur me “Vëllezërinë Myslimane” që është lëvizje politike në botën arabe dhe myslimane. Tash, nga liderët e tyre ka imamë të xhamive në Prishtinë në kuadër të BIK-ut që edhe marrin rroga nga BI-ja, e njëherësh kanë fonde paralele, bëjnë aktivitet paralel me ligjërata e forma të ndryshme.

Bilalli mendon se këtu është në pyetje shfrytëzimi i fondeve të majme që janë, që për mendimin e tij janë të dyshimta se nuk dihet prej nga vijnë. Kanë para, që paguajnë qira të objekteve të mëdha, mbajnë faqe të fuqishme interneti, mbajnë aktivitete të ndryshme, shpërndajnë literaturë. Ai akuzon BIK-un pse hesht ndaj rrymave të tilla. “BIK-u  do  të ruajë pozitat që ka” që me pas t’i ketë përkrahës  nesër-pasnesër në zgjedhje.

I pyetur se pse jua vret syrin juve si imam një besimtar që nuk falet krejt si ju, apo që mban mjekër dhe vishet më ndryshe se ju, Bilalli u përgjigj: Këtu kemi të bëjmë me botëkuptime, me përmbajtje, me sisteme. Nëse një person për bindje të vet që ka falet ndryshe, nuk është problem. Problem është se sistemet e organizuara janë punë anëtarësimi në lëvizje të caktuara dhe këtu vjen në shprehje ideologjia. Janë sisteme të organizuara me prapavijë afatgjate. Fatkeqësisht anëtarët e thjeshtë nuk i dinë prapaskenat.

Bilalli thotë se ka frikë nga modelet jo të mira nëpër Arabi. Është Libani ku është bërë një luftë fetare. “Ne jemi një popull i vogël, por të tri konfesioneve që jemi dhe fatmirësisht e kaluara ka rezultuar me tolerancë ndërfetare. Tash, nëse ne fillojmë me këso praktikash, druhem që në të ardhmen mund të kemi acarim të raporteve edhe brendapërbrenda fesë islame, por edhe në rrafshin ndërfetar”

Ndërkaq i pyetur për nëse protestat për xhami në Prishtinë kanë pika interpretimi të kësaj thotë, ai tha se BIK-u është kompetent për të marrë në duar këtë çështje. Ata janë të thirrur për t’u interesuar për kërkesat dhe për t’i artikuluar kërkesat e besimtarëve islamë. Nuk mendoj që dikush jashtë BIK-ut do të dalë në ditë të xhumasë dhe t’u prijë besimtarëve, t’i thërrasë ata për të krijuar konflikte me forcat e rendit dhe të sigurisë. Është diçka jo e mirë. Është një imazh i keq edhe për BIK-un, edhe për xhami, edhe për besimtarët, edhe për vendin tonë. Këtu duhet krerët e BIK-ut me institucionet në nivel qendror dhe me komunën t’i zgjidhin problemet. Mendoj që nuk janë shterur mundësitë e dialogut për të zgjidhur edhe problemin e xhamisë. Nëse eventualisht BIK-u thotë se ne i kemi shterur ato mundësitë e dialogut për ndërtimin e xhamisë, atëherë është normale që vetë BIK-u duhet të thërrasë për një protestë të madhe. Nuk jam i mendimit që xhamia të ndërtohet dhunshëm. Nuk na shërben për të mirë nëse diku ndërtohet dhunshëm, për inati të dikujt, apo në këso farë formash që dikush po tenton t’i realizojë.

Ai i ka konfirmuar “Kohës Ditore” se me disa kolegë brenda BIK-ut janë duke bërë përpjekje përnjë organizim të brendshëm. Ne së shpejti do të dalim me një organizim të tillë dhe veç jemi në funksionalizim të saj.

“BIK-u nuk ka tani ndonjë mekanizëm të brendshëm që i lëviz gjërat, një lloj opozite që i lëviz gjërat përbrenda saj dhe kemi menduar se do të jetë një mekanizëm sindikal. Pra, thjesht për të mbrojtur disa të drejta të punëtorëve, por edhe për të folur për parregullsitë në BIK dhe për gjërat që fola më herët”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close