Publikuar me datën: Mon, Jul 25th, 2011

Mr.sc.Nue Oroshi: Është koha që të krijohet Beslidhja e Djathtë Kombëtare Shqiptare në Kosovë

 

Duke u nisur nga fakti se në Kosovë egziston shpirti dhe ndjenjat djathtiste-nacionaliste me parimet kombëtare të nderit,besës dhe burrërisë,por mungon organizimi i cili këtë shpirt nacionalist të shqiptarëve të Kosovës ta vën në veprim,t’ia tregoi rrugën dhe mos ta lën që të humbet,të nëpërkëmbët dhe të vetëdëshpërohet. Po si do të dukej ky organizim i një të djathte të mirfilltë nacionaliste në Kosovë? Fatbardhesishtë për këtë e Djathta në Kosovë i ka rrënjët e sajë historike. Ky bashkim i të djathteve në një organizim politik dhe në një Besëlidhje të përbashkët do ta zgjon ndjenjen nacionaliste në Kosovë,ndjenjë e cila gjithnjë e më shumë po nëpërkëmbët dhe po mbulohet nga propaganda e djajve të kuqë,të cilët gati në tërësi i kanë marrë në dorë mjetet e informimit,dhe quditërishtë të majtit janë bashkuar në një front të përbashkët,qoftë të majtët titistë,qoftë të majtët enveristë e qoftë të majtët stalinistë.

E djathta nacionaliste e ka për obligim moral e kombëtar të bashkohet,se,ajo e pa shumë mirë,se të ndarë nuk mund të arrihet kurrfarë suksesi. E Djathta kombëtare në Kosovë duhet të merr për bazë programet kombëtare të partive të Djathta,të cilat e luftuan bolshevizmin rus e komunizmin sllav me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion. Me një fjalë,duhet bërë rishikimi i programeve të partive të vjetra Nacionaliste,siç është,Lidhja e Dytë e Prizrenit në krye me nacionalistin,atdhetarin dhe politikanin largëpamës të popullit shqiptar Xhafer Devën;duke rishikuar programin e Bllokut Kombëtar Independent të udhëhequr nga kapidani i Mirditës Gjon Marka Gjoni;profesor Ernest Koliqi,Ismail Verlaci e Kapidan Ndue Gjon Marku,duke thithur edhe nektarin e programit të Ballit Kombëtar të udhëhequr nga i madhi Midhat Frashëri,duke mos e lënë anash edhe programin e Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare,e cila Beslidhje ishte ide e Atë Gjergj Fishtës,ku në vepër e realizuan profesor Ymer Berisha e Gjon Sereqi,Ajet Gerguri e Ndue Përlleshi,Shaban Polluzha e Mehmet Gradica,Marie Shllaku e Kolë Parubi,Halim Spahia e Tahir Deda,dhe qe e vazhdoi dhe e udhëhoqi me plotë dinjitet Emin Fazlia,Vehbi Ibrahimi,Gjokë Spaqi,Metush Krasniqi,dhe shumë e shumë të tjerë.

Duke u nisur nga aktiviteti i partive apo organizatave politike që veprojnë në Kosovë atëherë lirisht mund të themi se Beslidhjes së Djathtë Kombëtare në Kosovë duhet qe t’iu bashkohen dhe të shkrihen në një Beslidhje të përbashkët të gjitha ato parti apo organizata tjera politike që kanë veprimin,mendimin,programi?n në të djathtë,pa harruar edhe kontributin e shumë intelektualëve djathtistë,që në një mënyr apo tjetër rrethanat politike kanë bërë që të qendrojnë anash. Të djathtit shqiptarë në Kosovë duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se më mirë është të jesh anëtar kryesie i një force të vërtet politike sesa kryetar i një partie e cila vetëm dejure egziston,prandaj,ju të djathtit shqiptarë në Kosovë në qoftëse nuk bashkoni mendimet,idetë dhe veprimet politike atëherë në të ardhmen mos u ankoni në qoftëse njerëzit e priviligjuar të regjimit komunist  të  ish shtetit okupues,do të bëhen forcë vendosëse,politike,e që fatkeqsishtë pjesërishtë edhe janë bërë,për këtë qëllim ata që një kohë të gjatë po punojnë dhe po bëjnë propagandë të mbrapësht me qëllim që shqiptarëve në Kosovë t’ua shlyejnë trurin,madje edhe t’i qesin ballsam me ngjyrë të kuqe,e që t’i harrojnë mëkatet që kanë bërë këta bastardë si dhe baballarët e tyre të së njejtës ngjyrë,asaj të kuqe,qoftë titistë,enveristë apo stalinistë.

Natyrisht,se pas bashkimit të kësaj të Djathte Kombëtare Demokratike një vend të merituar t’i ipej edhe rinisë shqiptare të Kosovës,këtyre djemëve dhe vajzave që kanë elan të shtuar për punë,të cilët me një vrull të pashoq ju dalin punëve arritshmërisht në krye,dhe natyrisht që në një të ardhme të afërt krijohet edhe një plejadë e politkanëve të rinjë me parimet kombëtare të respektit për vëllain dhe mikun,që padyshim kjo plejadë e politikanëve të rinjë të brumosur me nacionalizëm shqiptar asnjëherë nuk do të harrojë që këtë nacionalizëm t’ja përshtatë rrethanave kohore për qëllimarritshmërinë kombëtare.
Në atë moment që do të krijohet Beslidhja e Djathtë Kombëtare Shqiptare në Kosovë do të dëgjoi Rrafshi i Dukagjinit e Rrafshi i Kosovës,bjeshket e Pashtrikut dhe ato të Rugovës,Malet e Sharrit e Bjeshket e Qyqavicës. Zëri i tyre do të depërtojë kudo thell,në Malësinë e Llapit e të Gollakut;në Mitrovicën e Xhafer Devës dhe në Drenicën e Adem Jasharit;në Dukagjinin e Ramush Haradinajt e në Llapin e Zahir Pajazidit;në Pashtrikun e Anton Qunit,e në Karadakun e Agim Ramadanit;në Prishtinë,në Prizren,Pejë,Gjakovë,Ferizaj,Gjilan,me një fjalë,në tërë Kosovën.

Te djathtë shqiptarë,zëri i bashkimit ju thërret. Nëqoftëse nuk e degjoni dhe rrini të shurdhër duhet të pajtuar me faktin,që t’ju qeverisin të besuarit e komunizmit dhe bijtë e tyre,dhe mos u habitni kur të dëgjoni ide të çmendura siç është kjo e ditëve të fundit të një grupi të nostallgjikëve komunistë për heqjen e emërtimit të rrugëve në Prishtinë me emrat e atdhetarëve nacionalistë Xhafer Devës e Rexhep Mitrovicës. Dy shqiptarëve atdhetarë që tër jetën ishin në shërbim të Kombit shqiptar,si dhe bënë shumë që shqiptarët të orientohen drejtë vlerave evropiane dhe atyre amerikane. Për qëndresën që bënte Deva në shërbim të Kombit shqiptar një kryeminister serb për Xhafer Devën do të deklaronte:”Deva nuk blehet me pare,se është i pasur;Deva është armiku ynë i përbetuar;Deva duhet vrarë”,dhe atë që s’mundi ta bëj Serbia,që ta likuidoi fizikisht atdhetarin Xhafer Devën,qe fakti,se ishte në mbrojtje të miqëve tanë amerikanë,të cilët punuan me të edhe një kohë të gjatë qoftë edhe politikishtë.

Dhe mosmundësia e likuidimit fizik të Devës i mbeti shumë merak Serbisë Por atë që s’mundi ta bëjë Serbia e bënë shqipfolësit komunist,duke e sharë dhe akuzuar për 50 vjetë me radhë si dhe pasardhësit e këtyre  komunistëve shqiptarë,duke kërkuar që edhe tani në demokracinë moderne t’i shlyhet emri Xhafer Devës dhe Rexhep Mitrovicës!

Këtu dua të japë edhe një fakt e që është shumë i vlefshëm për historinë shqiptare:Për rrezimin e Komunzmit në viset etnike shqiptare ishin angazhuar misionet e posaçme të parashutistëve që udhëhiqëshin prej Xhafer Devës,Kapidan Gjon Marka Gjonit,profesor Ernest Koliqit,Ismail Verlacit etj. Atdhetari Xhafer Deva në këtë mision përkrahej nga politika amerikane,dhe ndimohej prej dy gjeneralëve amerikan,Roger Hollingshead dhe Hart,si dhe admirali i Marinës italiane Talarigo dhe Konti Karabio. Pra,Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica qyshë herët ishin miqë dhe bashkëpuntorë të amerikanëve,dhe për 50 vite e krijuan bazën e fortë miqësore Shqiptaro-Amerikane që e arriti suksesin me përkrahjen që i bëri e po i bën Amerika qështjes shqiptare në përgjithësi. Andaj,këtyre nostallgjikëve të komunizmit iu përkujtoj se aksionin e 4 Shkurtit 1944 që sistemi komunist i Tiranës ia mveshi Xhafer Devës për pesëdhjetë vjet,nuk është e vërtetë që ky aksion është kryer nga Xhafer Deva. Sipas dëshmisë së profesor Rexhep Krasniqit,botuar në librin e Idriz Lamajt,Xhafer Deva në Dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të Mërgatës New York 2002 f.30,thotë:“Aksionet në fjalë gjithkush e din që janë kryer prej një grupi luftarësh që nuk ishin në shërbim të Qeverisë dhe kryesoheshin prej Gjelal Staravecka ish oficer shqiptar,e që ka qenë një ndër udhëheqësit më aktiv të partizanëve komunistë në një shkallë me Mehmet Shehun e Enver Hoxhën. Pra,siç shihet,kjo ishte një qërim hesapesh mbrenda llojit të vetë komunistëve.

Prandaj,bindshëm mund të konstatojmë,nëse nuk themelohet Beslidhja e Djathtë Kombëtare Shqiptare në Kosovë,të mos quditemi që nesër kuislingët komunist të Kosovës te rehabilitohen nëper elaboratet e bijëve,nipërve,tezakëve dhe dajallarëve të tyre të cilët sot e gjithë ditën mburren më veprimet kolaboracioniste të baballarëve të tyre,të cilët jo vetem që e shiten shpirtin dhe gjakun por shkuan edhe me larg duke vrarë,burgosur e maltretuar vëllezërit e tyre të gjakut,për të vetmin shkak,që e deshiruan Shqipërinë e Shqiptarëve.

Këtë shkrim e përfundoj me fjalët e atdhetarit Tahir Dedës,të cilit në procesin e Prizrenit njëri nga gjykatësit iu drejtua me këto fjal:“Tahir ti kurrë s’u bëre rehatë;Tahir ti në Kohën e ish Jugosllavisë po ashtu nuk u rahatove. Edhe në Kohën e okupimit i atillë mbete. E tani çka po do Tahir? -A ende nuk e ditkeni se çka po dua,iu drejtua atëherë Tahir Deda dhe vazhdoi:-Çka kam dashur atëherë edhe sot atë e dua. -E dua Kosovën të bashkuar me Shqipërinë..“ e Halim Spahinë,Tahir Dedën;Kajtaz Ramadanin,Rexhep Kabashin,Rifat Krasniqin,Marije Shllakun,Kolë Parubin,Atë Bernard Llupin,Gjergj Martinin dhe shumë të tjerë,i dënuan me vdekje dhe më pas i pushkatuan,dhe as varri nuk iu dihet. Këtë e bënë ata qe nuk e deshtën Kosovën të bashkuar me Shqipërinë por e bashkuan atë me Serbinë,e ata ishin komunistët. Andaj,mos harroni se bijtë e këtyre baballarëve të kuqë edhe sot e gjithe diten nuk e deshirojnë Kosovën të bashkuar me Shqipërinë,porë dëshirojnë dhe ëndërrojnë,të gjorët,që sërish ta bashkojnë me Serbinë. Prandaj është koha e fundit që këtyre bijve të baballarëve të kuqë mos t’ju lihet në dorë fati i Kosovës,por atë ta marrin në dorë djemt e Shqipërisë Etnike.
Shqiptarë,është koha që të krijohet Beslidhja e Djathtë Kombëtare Shqiptare në Kosovë,dhe të jetë një strehë e përbashkët e të gjitha forcave të shëndosha kombëtare.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close