Publikuar me datën: Wed, May 26th, 2010

Mourinho i jep lamtumirën Interit

Milano, 25 maj –  Trajneri tashmë i famshëm i futbollit,Mourinho i ka dhënë lamtumirën Interit, me një darkë në shtëpinë e Massimo Morattit të hënën në mbrëmje. Trajneri portugez ka sqaruar detajet e fundit të largimit me presidentin e Interit, në atë që mediat italiane e kanë quajtur “darka e fundit”. Në dalje, Moratti ka deklaruar se gjithçka ka përfunduar, ndërsa Mourinho nuk bëri komente, duke thënë se ishte një darkë e këndshme me presidentin e tij, ka raportuar BalkanWeb. Më pas, një ditë intensive. Në fillim ai ka shkuar në qendrën stërvitore të Apiano Gentiles ku ka zbrazur zyrën e tij dhe ka marrë sendet personale, ndërsa ka takuar edhe të gjithë njerëzit që punojnë aty. Nga qendra stërvitore, Mourinho i është drejtuar shtëpisë së tij në liqenin e Komos, duke boshatisur shtëpinë nga gjërat e veta dhe të familjes. Më pas, udhëtimi për në Spanjë, ku do të zhvillojë bisedimet me drejtuesit e Realit të Madridit. Pas dy sezonesh të suksesshme me Interin, ku fitoi dy tituj kampionë, një Kupë dhe Ligën e Kampioneve, trajneri portugez do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme Realin e Madridit, klubin më të madh të botës. Lamtumira e tij ka lënë një boshllëk në klubin zikaltër, ku në dy vjet, Mourinho krijoi një skuadër të pathyeshme. Tifozët kanë qëndruar për orë të tëra përpara shtëpisë së tij, duke i kërkuar të mos largohet, por lamtumira ka qenë e pashmangshme, duke parë dëshirën e portugezit apo problemet që ai pati në Itali në dy sezone tepër të suksesshme për Interin.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close