Mourinho, Casillasit: Shko në zhveshtoren e Barças dhe qëndro atje

Armiqësia mes përkrahësve të Real Madrid dhe Barcelona zgjat për dekada të tëra, ndërsa kjo u reflektua edhe disa lojtar, por ne vështirë se mund të gjejmë një shembull si ai i strategut të ‘klubit mbretëror’ Jose Mourinho, për të cilin ishte e papranueshme afërsia që portieri i ekipit të tij, Iker Casillas e tregoi pas ‘El Classicos” yllit të Barcelonës, Lionnel Messi.
Në fund të ndeshjes, e cila përfundoi 2-2, me dy gola nga Cristiano Ronaldo dhe Messi, Casillas iu afrua reprezentuesit argjentinas dhe e përqafoi atë, gjë që e ka bërë të hidhërohet me të “Speciale One”.
“Unë e pashë atë që ai bëri. Herën tjetër ai mund të shkoj i qetë në dhomën e tyre të zhveshjes dhe të qëndrojnë atje,” tha trajneri portugez i pakënaqur, i cili Casillasin e kritikoi “se ishte i ngadaltë” në golin e parë të Messit, ndërsa tek goli dytë e vlerësoi saktësinë e yllit të Barcelonës