Publikuar me datën: Tue, Dec 7th, 2010

Mos i bëni gabimet e Shqipërisë në zgjedhje, i porosit kosovarët BE-ja

Bruksel, 7 dhejor – Bashkimi Evropian porosit kosovarët se sytë e bashkësisë ndërkombëtare do të jenë të kthyer kah ta të dielën dhe se zgjedhjet janë një test i madh dhe rasti i mirë për Kosovën për tu dëshmuar.
Udhëheqëset e delegacionit të Parlamentit Evropian që to të vëzhgojnë zgjedhjet e së dielës në Kosovë Doris Pack dhe Ulrike Lunacek kanë bërë thirrje për një dalje sa më masive të qytetarëve në këto zgjedhje në mënyrë që të demonstrojnë se kosovarët janë të gatshëm të marrin ën duart e tyre për shtetin e tyre të ri. Ato në një konferencë shtypi në Bruksel janë shprehur të bindura që kosovarët do të dinë t’i organizojnë si duhet këto zgjedhje dhe të evitojnë parregullsitë, ndërsa Këshilli Qendror i Zgjedhjeve do të ketë përgjegjësinë kryesore.
Doris Pack tërhoqi vërejtjen për Partitë Politike në Kosovë që të mos bëjnë gabimet të cilat bëhen në Shqipëri. „Besojnë se ata nuk do të kenë guxim të bëjnë çfarë bëhet në Shqipëri sepse e shohin se çfarë pasojash po ka Shqipëria nga kjo. “Nëse zgjedhjet do të jenë të rregullta, nëse Këshilli Zgjedhor dhe ne vëzhguesit e themi këtë, atëherë askush nuk guxon të mos e pranoj rezultatin“ u shpreh Doris Pack. Ajo tha se, sipas të gjitha gjasave, asnjë parti nuk do të jenë në gjendje pas këtyre zgjedhjeve të qeverisë vet por do të ketë koalicione të më shumë partive, prandaj duhet të kenë kujdes që me sjelljet e tyre të mos i bëjnë dëm Kosovës. Ajo u shpreh optimiste se në Kosovë nuk do të përsëriten raste që ndodhin në zgjedhjet në Shqipëri ku gjithmonë kontestohen zgjedhjet.
Ulrike Lunacek, raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, e cila ka qëndruar javën e shkuar në Kosovë për të parë përgatitjet për procesin zgjedhor, tha se partitë politike duhet të heqin dorë nga ndërhyrjet në media dhe të mos bëjnë kurrfarë presionesh apo manipulime ndaj qytetarëve për të fituar vota.
Parlamenti Evropian, siç u konfirmua sot në Bruksel, do të ketë një delegacion vëzhgues prej shtatë anëtarësh në Kosovë nga dita e premte dhe do të ndahen në dy ekipe vëzhguese. „Do të përqendrohemi në zonat ku në të kaluaren ka patur tentime për parregullsi“ ka thënë Lunacek duke shtuar se, para se të japin vlerësimet e tyre, ky delegacion do të kontaktoj edhe me vëzhguesit e tjerë të zgjedhjeve, sidomos me demokracinë në veprim e cila do të ketë 4800 vëzhgues në dy ndërrime.
Këto dy deputete të Parlamentit Evropian e kanë përshëndetur faktin se në këto zgjedhje ka edhe tri subjeke të reja politike që garojnë. Po ashtu, kanë shprehur pritjen që edhe serbët e Kosovës në një numër sa më të madh të dalin në këto zgjedhje. „Për fat të keq Beogradi ka qëndrim negativ ndaj pjesëmarrjes së serbëve në këto zgjedhje por shpresojmë se përkundër kësaj një numër i madhe i serbëve të Kosovës do të vendosin vet për fatin e tyre dhe të dalin në votime“, është shprehur Doris Pack. Ajo tha se mund të ketë probleme me hapjen e vendvotimeve në veri të Kosovës.
Faktin se do të ketë dhjetëra mija vëzhgues vendorë në këtë zgjedhje, një delegacion nga Parlamenti Evropian dhe një vëzhgim diplomatikë „Diplomatic watch dog“  poashtu, sikur edhe delegacione të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, Doris Pack dhe Ulrike Lunacek e kanë quajtur si garancë se zgjedhjet do të kalojnë mirë dhe Kosova do ta kalon një provim të rëndësishëm të pjekurisë së sajë politike si shtet.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close