Publikuar me datën: Thu, Dec 9th, 2010

Mos harroni të fikni kamerat Web

Sipas specialistëve të programeve antivirus, objektivi i ri i hakerave është komunikimi direkt me anë të mesazheve. Programe si Messenger, Skype ose Yahoo, të cilat mundësojnë shkëmbimin direkt të mesazheve, mund të kthehen në një mjet efektiv në përhapjen e programeve të dëmshme.
Duke pohuar se kriminelët siber praktikojnë metoda të reja çdo ditë për të klikuar në linjën e viktimave të tyre potenciale, studiuesi i ESET virus, Pierre-Marc Bureau na dha shtatë pika kyçe për t’u mbrojtur përballë viruseve të zhvilluara në këtë fushë.
Duke theksuar se metoda e përdorur për të sulmuar programet e shkëmbimit direkt të mesazheve është shumë e thjeshtë, Bureau na paralajmëron duke thënë: “Personi merr një mesazh nga lista e personave viktimë të virusit, klikon dhe kështu merr virusin. Krahas kësaj, duke përdorur lokalizimin gjeografik, virusi i përshtatet gjuhës së viktimës. Madje, në disa raste virusi i referohet edhe lajmeve dhe ngjarjeve të vendit ku ndodhet viktima. Këta teknika shumë të zhvilluara mund të mashtrojnë edhe përdoruesit më të kujdesshëm”, transmeton Starti.
Bureau u shpreh se me anë të programeve direkte të shkëmbimit të mesazheve, nuk duhen dërguar informacione private dhe nuk duhen nisur mesazhe që përfshijnë të dhëna personale, si  p.sh informacion rreth kartës së kreditit, detaje të bankës, kodet apo numra telefoni, adresa etj.
Duke nënvizuar faktin se ashtu si në llogaritë e tjera, edhe në llogarinë e shkëmbimit direkt të mesazheve duhet të ketë një kod të fortë, Bureau thotë: “Për shërbime të brendshme si llogari të ndryshme bankare, e-maile përdorni kode të ndryshme. Mos përdorni të njëjtin kod disa herë. Nëse hyni në internet nga një vend publik, atëherë mos përdorni fare veçorinë e hapjes automatike të adresës suaj. Qëndroni larg takimit të vërtetë me persona me të cilët jeni njohur gjatë kohës që keni qenë online. Nëse dëshironi të takoheni me çdo kusht, atëherë shkoni të shoqëruar nga një person tjetër. Kamerat web mbajini të mbyllura, atëherë kur nuk i përdorni. Disa lloj programesh mund të përdorin kamerën tuaj për t’ju parë. Nëse keni një kamerë të brendshme, mos hapni asnjëherë fotografitë e dërguara nga dikush, mos ulni dosjet dhe mos klikoni linket. Edhe nëse vijnë nga një person i njohur, mos klikoni linket e dyshuara dhe mos hapni dosjet. Nëse dosja e dërguar është shumë e rëndësishme, atëherë flisni me dërguesin dhe sigurohuni për vërtetësinë e saj. Mos iu përgjigjni mesazheve që iu vijnë nga persona të panjohur. Nëse dikush ju bën ftesë dhe ju nuk e njihni, atëherë përzgjidhni opsionin e refuzimit. Pengoni mesazhet e padëshiruara. Për të penguar mesazhet  dhe spamet nga njerëz të panjohur, është shumë e lehtë. Në çdo moment në listën e personave me të cilët shkëmbeni mesazhe gjendet opsioni “krijo”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close