Publikuar me datën: Sun, Jul 3rd, 2011

Mona Agrigoroaiei ne Intervisten e javes ne Radio Zeri Mitrovices

RZM:-Zonjusha Mona Agrigoroaiei te trgoi nje biografi te shkurter ne menyre qe degjuesit e radi z.mitrovices te njihen me teper .

Jam lindur më vitin 1984 në qytetin Iashi të Rumanisë
. Kam kryer shkollën e mesme në Botosani dhe fakultetin e shkencave politike në Iasi. Aktualisht jam studente në master në shkenca politike.

1.RZM:-Zonjusha Mona Agrigoroaiei mund te na spjegoni ne detaje dhe me konkret permbajtjen e

artikullit tuaj ;”VIJA E LAKUAR E KONFLIKTEVE” DHE VLERËSIMI I PËRGJITHSHËM I GJENDJES NË TROJET SHQIPTARE”

Artikulli VIJA E LAKUAR E KONFLIKTEVE” DHE VLERËSIMI I PËRGJITHSHËM I GJENDJE NË TROJET SHQIPTARE perdori terminologjine e M. Lundit mbi paqe e qendrueshme, paqe stabile, paqe jostabile, krizë dhe luftë dhe trajton situaten ne trojet shqiptare ashtu sic ka qene ne faza te ndryshme dhe sic eshte tani. Ai shpjegon se Ballkani mund në çdo gjendje të jetë, por jo në atë të paqes së qendrueshme sepse asgjë nuk po ndan Shqipërinë e mirë, me vlera kombëtare të shqiptarëve me shovenizmin dhe antishqiptarizmin e fuqive ballkanike dhe se atje ku është këmba kolonizuese e sllavit te jugut, vjen edhe jostabiliteti, konflikti dhe dhuna! Artikulli arrin edhe te një përfundim, se situata duhet të trajtohet në menyrë globale, jo veç e veç, duke menjanuar shkaqet e vërteta të dhunës, duke u njohur shqiptarëve parimin e vetëvendosjes, sepse tani shqiptarët janë nën kolonizimin serb, sllavo-maqedonas, dhe malazez. Vihet në plan të parë domosdoshmërinë e krijimit të komb-shteteve etnike në Ballkan, mbi të gjitha, të Shqipërisë Etnike.

2.RZM:-Si qendron komuniteti Shqiptar ne Rumani qfarë te drejta gëzon dhe sa e ka ruajtur traditen,gjuhen,flamurin a ekziston dhe a ka ekzistuar presion shtetror ne Rumani mbi

shqiptaret per tua asimliuar ne teresi.

Komuniteti shqiptar në Rumani ka të drejtë përfaqësimi në parlament me një deputet dhe ka të drejtë të formimit të një organizatë kulturoro-atdhetare, sic ka formuar Bashkësinë e Shqiptarëve të Rumanisë. Ajo ka ruajtur traditen, gjuhën, flamurin, por vetëm përkohësisht, në shumë rrethana vetëm pleqtë flasin shqip, kurse të rinjtë jo. Nuk ekziston një shkollë shqipe .

Presion shtetëror direkt nuk ka ekzistuar, por indirekt po, sepse elementet serbofile si ish deputeti Hrebenciuc i Partisë Socialdemokratike janë implikuar në zgjedhjet mashtruese të deputetit të komunitetit shqiptar, duke i dhene përkrahje joshqiptares Oana Manolesku, që mashtroi botën se është shqiptare kur ajo nuk ka asnjë pikë gjaku shqiptar, vetëm për qëllimet e saj të ndyra të pushtetit pa shtet.

3.RZM:-Zonjusha Mona Agrigoroaiei mund te na sqaroni se sa ekziston.nr.i pergjitheshem i

komunitetit Shqiptarë ne Rumani dhe historiku e shqiptareve ne shtetin Rumun.

Ne regjistrimin e pergjithsem te 2002, 520 qytetare rumune u shprehen per etnicitetin e tyre si shqipatar, dhe 484 u shprehen se gjuha ame e tyre ishte shqipja.Numri aktual i popullsise shqiptare ne rumani i pa konfirmuar zyrtarisht i kalon te 10,000 personat Shumica jeton ne dhe pjesa tjeter me se shumti ne zonat e medha urbane si
Timi?oara, Ia?i, Constan?a dhe Cluj-Napoca.

.Kjo është rënie domëthënese në krahasim me 1930 kur u deklaruan të jenë shqiptarë 4.670 veta

Komuniteti shqiptar në Rumani daton prej antikitetit të thellë në trojet shqiptare, kur paraardhësit e shqiptarëve ilirët ishin ardhur nga romakët për të punuar minierat.Ata njiheshin si punëtorë të dalluar.

Duhet shënuar se në Trojet Rumune, komuniteti shqiptar është datuar dokumetarisht që prej shekullit XVI. Sipas një raporti italian Sipas një raporti italian prej 1595, relatohet se Mihai Trimi ka pranuar një numër të 15.000 shqiptarësh të vendosin në Trevën Rumune dhe ka përbërë një ushtri me të cilën ka bërë shumë ekspedita në jugun e Danubit, duke i goditur turqit. Simion Movil?, i cili konfirmon te drejten e tyre te qendrojne ne kete lokalitet. Prezenca e komunitetit u regjistrua se pari ne Bucharest rreth 1628. Ne Moldavia, nje shqiptar etnik , Vasile Lupu, u be princ ne 1634.

Komuniteti shqiptar u forcua gjate koha e fanarioteve, kur shume imigrante hapen biznese ne nje numer te madh qytetesh te medha e te vogla, dhe ishin punesuar si bodyguards te princave te ëallachise dhe te boyars (qe shepsh njheshin si arb?na?i, te afert me Arvanites, dhe variantet e tyre arn?u?i, te marra hua nga turqishtja arnaut). Ne 1820, nje vezhgim tregoi se ishin 90 tregetare nga qyteti i Rumelise Arnaut Kioy present ne kryeqytetin wallachian , shumica e te cileve ishte sipas gjasave shqiptare

Në Rilindjen shqiptare diaspora shqiptare në Rumani ka luajtur një rol të rëndësishëm në çlirimin e atdheut. Naum Veqilharxhi ka jetuar në Rumani, në qytetin Brëilë. Në Rumani u formuan shoqëritë atdhetare “Drita”, “Dituria”, “Shpresa” që bashkë formuan pastaj shoqërinë “Bashkimi”. Rilindja Kombëtare si levizje e shqiptare per çeshtjen kombetare ne ate periudhe ne Perandoria Otomane ishte prezente dhe e frytshme ne ëallachia, qendra e nismave kulturore te ndermarra nga Dora d’Istria, Naim Frashëri, Jani Vreto, Aleksander Stavre Drenova,nje banor me banim ne Bucharest, authored the lyrics of Albania’s national anthem, Hymni i Flamurit, i cili eshte kenga e Pe-al nostru steag e scris Unire, compozuar nga rumuni Ciprian Porumbescu Ne ate kohe, shqiptaret ishn prezent ne shume vende te tjera te Ballkan , ne jeten komeciale te Bukureshti, ku shume punonin is shites ambulante ( te specializuar ne shitjen e pijeve ose te gjerave te embla )

Ne mesin e grupeve te reja te imigranteve te ndryshem nga rajonet e Balkan per ne Romani ishte edhe familja e poetit Viktor Eftimiu dhe Lasgush Poradeci
., Ne ate kohe ,levizja e pavaresie mblodhi momentum, and, for a ëhile after 1905, ëas focused on the activities of Albert Gjika. Nje shkolle shqiptare u hap ne 1905 ne qytetine e Constan?a — ne mesin e njerezve te tij ishte edhe poeti Aleksander Stavre Drenova.Ne vitin 1912, ne mbledhjen e Bucharest kryesuar nga Ismail Qemali dhe te asisituar nga Drenova, u adoptua rezoluta e pare ne lidhje me pavaresine e Shqiperia.

Ne vitin 1893, komuniteti shqiptar ne Rumani numeronte rreth 30,000 persona. Ne vitin 1920 pothujse 20,000 shqiptare jetonin ne Bucharest
. Nje vale e re emigrantesh shqiptare , shumica prej tyre myslimane nga Yugoslavia, ndoqi ne fillim te Luftës së Parë Botërore po te njejten rruge.Ne vitin 1921, perkthimi i i pare Qur’an ne shqip u kompletua nga Ilo Mitke Qafëzezidhe u publikua ne qytetin e Ploie?ti. Shume shqiptare u vendosen ne Transylvani, ku kryesisht ngriten punishte embelsirash.

Komuniteti u shtyp dhe u shpronesua nga regjimi komunist, duke filluar nga 1953 (kur u mbyll shoqate kolturore shqipatre). te drejat i humbenmbasi i kishin fituar ne Revolutioni rumun i 1989, por numri i njerezve qe ee shpallnin veten shqiptar ra ne menyre drastike nga 1920 dhe 2002.Tradicionalisht, anetaret e ketij komuniteti u manipuluan duke i i futur ne emrtimin asimilues ” te tjere”, e megjitahte u arrti ne nje vend ne Parlamenti mbas zgjedhjeve 2000 .

4.RZM:-A ekziston ndonje perkrahje nga Republika e Shqiperisë pra a është interesuar per komunitetin e tyre Shqiptar ne Rumani.

Republika e Shqipërisë interesohet relativisht për komunitetin e saj shqiptar, mirëpo jo mjaft, do të vlerësoja unë. Nuk është implikuar në zgjidhjen e problemit të deputetit të komunitetit shqiptar, nuk implikohet në ringjalljen e traditave të komuntetit shqiptar. E vetmja lidhje midis shtetit dhe komunitetit është 28 nëntori kur në ambasadën e shqipërisë vijnë të ftuar shqiptarët për Ditën e Flamurit.

5.RZM:-Zonjusha Mona Agrigoroaiei qafre kontaktesh keni ju si komunitet me te dy shtetet

Shqiptare Shqiperise,kosoves dhe trojeve te tjera Shqiptare.

Komuniteti shqiptar ka lidhje të ngushta me shtetet shqiptare dhe trojet e tjera shqiptare. Lidhjet janë kulturore dhe ekonomike. Mirëpo fatkeqësisht Rumania nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo paraqet një pengesë në zhvillimin normal të marrëdheniëve midis komunitetit shqiptar dhe Kosovës.

6.RZM:-Ju lutemi si i komentoni ju realitetin e kombit Shqiptar per ribashkim kombetar sipas juve a ekzistojne vija te kuqe nga faktori nderkombetar per ribashkim trojesh

Shqipatre.

Kombi shqiptar ka domosdoshmëri jetike të ribashkohet në një shtet të vetëm kombëtar. Quhen troje shqiptare ata që kanë qenë territoret e 4 vilajeteve shqiptare: i Kosovës, me kryeqytet Shkupin, i Shkodrës, i Manastirit dhe i Janinës. Këta territore duhet të ribashkohen në një shtet të vetëm kombëtar, siç përcaktohej edhe Programi i Lidhjes së Prizrenit dhe në përgjithësi programi i rilindësve shqiptarë.

Në kokat e disa atdhetarëve shqiptarë ka filluar të del në sipërfaqë një ide, se çështja kombëtare do të gjejë një zgjidhje përfundimtare vetëm pas një procesi të gjatë, në disa etapa të përcaktuara: pavarësia e Kosovës, pastaj çlirimi i trevave tjera, pastaj mbajtja e referendumit mbarëshqiptar që do të kurorëzohet me ribashkimin e Shqipërisë. Argumentimi i “hap pas hapeve” qendron në disa ide më pak apo më shumë të konturuara. “S’jemi të përgatitur (për një zgjidhje globale të çështjes kombëtare shqiptare). Apo: “S’do të kemi përkrahje nga ana e forcave politike nga bashkësia ndërkombëtare”. Ose: “S’duhet të hyjmë në aventura”, me variantën: “duhet të bëjmë çka është e mundur për momentin, në kohë do të realizojmë ribashkimin kombëtar”.
Përveç atdhedashurisë së SINQERTË, atdhedashurisë së PËRFLAKTË, së PAKUSHTËZUAR që shkon, në rast nevoje, deri në pranimin e ndërgjegjshëm të sakrifikimit për lirinë e plotë dhe e vërtetë të kombit shqiptar – sinonim i vetëm i së cilës është ribashkimi kombëtar shqiptar, veprimtari i çështjes kombëtare (pavarësisht nga vendndodhja, mosha apo gjinia e tij) duhet të ketë VENDOSMËRI të plotë, të jetë vigjilent përballë kurtheve të dukshme apo jo, të armiqve (të dukshëm apo jo) sllavo-grekë apo shqipfolës dhe tezave të tyre të mbrapshta. Nëse pranojmë se filozofia është baza e cilësdo veprimtarie shoqërore njerëzore dhe filozofia politike, themeli i cilësdo veprimtarie politike, ideologët e çështjes kombëtare duhet të paracaktojnë rrugën filozofiko-politike të veprimtarisë politiko-diplomatike dhe politiko-ushtarake për arritjen më të përshtatshme në cakun e rrugës së drejtë të nisur. Ky bazament është dhe do të mbetet ÇLIRIMI I SHQIPËRISË SË OKUPUAR = RIBASHKIMI I SHQIPËRISË SË OKUPUAR ME SHQIPËRINË ADMINISTRATIVE. Kjo formulë e mendimit revolucionar dhe vetëm kjo, asnjë tjetër, i përshtatet thënjes kapitale të Mr. Ukshin Hotit: SHQIPËRINË E PABËRË, BËJE, SHQIPËRINË E BËRË. BËJE OSE VDIS! Çdo hap ndërmjetësues, gjysmëparcial apo parcial të tipit “PAVARËSIA”, ÇLIRIMI NË ETAPA, PASTAJ RIBASHKIMI, i shoqëruar apo jo me mendim krahinor (“Më intereson vetëm fshati, lagja, oborri, “republika” ime, aspak çka ndodhet me shqiptarët jashtë tyre, ata mund të mbesin të okupuar, mjafton unë të jem i lirë apo së paku të kem këtë përshtypje”) apo karrierist (“Populli mund të vritet nga shtypësi dhe okupuesi. Mjafton unë të jem në pushtet apo së paku të kem unë ketë përshtypje”) çon procesin e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në qorrsokak: nisje e veprimtarisë nga e para deri në bllokim të plotë, çlirim gjysmak deri në robëri përfundimtare, devijim deri në asgjësim të veprimtarisë dhe vënje në shërbimin e forcave të huaja armiqësore antishqiptare.
Unë konsideroj se procesi i “hapa-hapeve” dhe i “thela-thelave” është një lëshim prej parimeve të gozhduara në mendjen dhe në zemrën tonë. Jo aq i rëndë si dukuritë të krahinorizmit apo karrierizmit, por një fis e largët të tyre.
Të gjithë duhet të dimë se e pamundura dhe e mundura nuk përcaktohen. Ata vijnë si vazhdim të punës apo të mospunës. Puna e pandërprerë, e palodhur, guximi për të mos u lëshuar pre e zhgjënjimit, të gjithë janë tregues për faktin se atë që dukej në fillim “të pamundur” do të shëndrrohet në “të mundur”. Sigurisht se forcat politike të devijuara që komandohen drejtëpërdrejtë prej pushtuesit apo prej qarqeve ndërkombëtare grekofile apo sllavofile nuk përkrahin ribashkimin e Shqipërisë Ata përpiqen me çdo mjet të sabotojnë veprimtarinë kombëtare shqiptare, të shantazhojnë aktivistët atdhetarë në një luftë të vazhdueshme “të ftohtë”, në futjen e ideve devijuese në rradhët patriotike. Përballë tyre duhet vigjilencë, për të zbuluar dhe shkatërruar çdo plan antishqiptar dhe vendosmëri për të mos pranuar kurrë një kthesë të tillë “vetvrasëse”. Nuk duhet marrë aprovimin, as përkrahjen e armiqve për atë që duhet të realizojmë. Duhen mbledhur dhe përdorur për qëllimin e ribashkimit kombëtar, të gjithë potencialet e mirëfillta të popullit, që duhet shqaruar, edukuar, bindur se pasiviteti dhe durimi para kolonizimit është nëna e të gjitha të këqijave dhe se idetë të kurdisura në qarqet e shteteve terroriste antishqiptare dhe të shpërndarë enkas në mes të tij duhen dalluar prej atyre korrekte, shqiptare. Veprimtaria kombëtare mbart përgjëgjësi. Me themele sado pak të orjentuara me një milimetër gabimisht, ajo është një kështjellë rëre që mund të prishet kur do dhe si do armiku. Pra, aventurë është të nisësh luftën e armatosur ku s’je i përgatitur për të, kur do armiku, jo të mbash qendrimin korrekt politikë, jo të rezistosh para përpjekjeve të devijimit tënd. Aventurë është të ndryshosh mënyrën e veprimit në gjysmë të luftës (politike apo të armatosur) apo ta nisësh me një qëllim parcial dhe pastaj të përfundosh si do armiku, në strukturat shtetërore të tij.

Sa i përket faktorit ndërkombëtar, aktualisht në gjeoplitikën e bashkësisë ndërkombëtare mbi Ballkanin që mpleksen dy parime:

7.RZM:- Parimi i OSBE-së për mosndryshim të kufijve dhe të krijimit të shteteve multietnike në Ballkan, të sanksionuar edhe në Konferencën e Dejton-it, dhe 2. Parimi ëilsonian i të drejtës së vetëvendosjes së popujve, e drejtë e vetëvendosjes që e ka edhe popullin shqiptar.

Unë jam shumë e bindur se do të triumfojë Parimi ëilsonian. sepse ka filluar që në Ballkan të ndahen zonat e influencës midis SHBA-ve dhe Rusisë.

8.RZM:-Sipas juve komuniteti shqiptare ne Rumani dhe trojet te tjera shqiptare a duhet ta gezojne te drejten e nënshtetsisë shqiptare ,pse shteti Shqiptar nuk respekton

kushtetuten lidhur me shtetesin e qytetarve te tyre pavarsisht ku jetojne ata ,pra ata janë Shqiptar.

Të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria Etnike dhe diasporës, Republika e Shqipërisë duhet t’u jepë nënshtetësi shqiptare.

Për këtë i obligon Kushtetuta dhe Preambulla e saj; „…Me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”, shkruan me shkronja të arta në Preambulen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kurse Neni 8 përcakton:

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

Përballë shovenizmit sllavo-grek, dhënia e nënshtetesisë shqiptarëve të të gjithë trojeve etnike dhe diasporës do të jetë një perforcues të madh të identitetit shqiptar dhe do të tregojë se shqiptarët janë të bashkuar në një llogore të vetme në kërkim edhe të një shteti të vetëm kombëtar, Shqipëria e Bashkuar.

Shteti shqiptar nuk po bën këtë gjë sepse udhëhiqet nga politikanë antikombëtarë, disa edhe agjentë të shërbimeve shtetërore sllavo-greke. Ata “mrrekullisht” duan të miratojnë ligje për “vetdeklarimin e popullsisë”, për të majmur numrin e komunitetin grek në Shqipëri dhe nuk po miratojnë këtë ligj dinjtoz i dhënies së nënshtetësisë shqiptare gjithë komunitetit shqiptar të Shqipërisë Etnike.

9.RZM:-Sipas juve Zonjusha Mona Agrigoroaiei si duhet te bashkpunojë faktori politik Shqiptar ne gjitha trojet dhe a qendron ne pozicionet e ribashkimit kombetar.

Shumë nga liderët politikë shqiptarë nuk po qendrojnë në pozicionet e ribashkimit kombëtar. Kjo është sepse duan pushtet, apo kanë qenë shantazhuar nga armiqtë të kombit shqiptar dhe nuk janë në gjendje të mbetën të qendrueshëm.

Kërkohet urgjentisht që faktorët politikë dhe jopolitikë të jashtëm dhe të brendshëm t´i vejnë gishtin kokës, t´i korrigjojnë sa më parë politikat e gabuara në raport me çështjen shqiptare; faktorët e jashtëm të reflektojnë që çështjen shqiptare ta zgjidhin drejt, sipas parimit të së drejtës së popujve për vetëvendosje e jo kështu siç po pretendohet njëanshëm me njohjen e pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës e cila s´do të jetë aspak një zgjidhje e kënaqshme për shqiptarët të cilët që jetojnë në shekuj në vatrat e veta etnike.

STOP PRINCIPATAVE, IDEOLOGJIVE SHKATËRRIMTARE DHE ZGJIDHJEVE SHKALLË-SHKALLË TË ÇËSHTJES KOLONIALE SHQIPTARE!

Sot, kur është formuar Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar, një bashkim demokratik forcash politike patriotike shqiptare, organizatash dhe shoqatash atdhetare, personalitetesh intelektuale atdhetare, si dhe i masave të gjëra popullore në të gjitha hapësirat shqiptare, pa dallim krahine, feje dhe ideje, që ka si qëllim kryesor ribashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare dhe të gjithë popullit që jeton në to në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, duhet që të gjithë forcat politike dhe lëvizjet kombëtare shqiptare të bashkohën në të njëjtat llogore kombëtare, të bashkuar rreth flamurit dhe idealit tonë kombëtar, në udhëheqjen e FDBK-së, ashtu siç ishin dikur rilindësit që e mposhtën robërinë shekullore turke, duke punuar, vepruar dhe luftuar së bashku me popullin e për popullin.

10.RZM:-Zonjusha Mona Agrigoroaiei keni pasur ndonje takim me kreret shteteror ne Shqiperi,kosove dhe a keni biseduar lidhur me pozicionin e shqiptarve ne Rumani,neqofse po

qfare keni biseduar ,në qofse jo pse organet shteterore shqiptare nuk perfillin kerkesat tuaja pra te komunitetit shqiptar ne Rumani.

Nuk kam pasur asnjë takim personalisht me kreret shtetëror në Shqipëri apo Kosovë, përveç një bisedë me Vlorën Çitaku, ku i kemi kërkuar sponsorizimin e revistës Kosova nga ana e qeverisë së shtetit të Kosovës. I kemi derguar projektin, mirëpo asnjë përgjigje deri me sot.Duket se krerët kanë “punë më të rëndësishmë” se sa të merren me çështjen e diasporës.

11.RZM:-Sipas juve si mendoni dhe si duhet te kapercehet gjendja e krijuar ne Shqiperi pas zgjedhjeve lokale dhe Republika e Kosoves (institucionet )si duhet te veprojn

ne kete situat te jashtezakonshme politike lidhur me Mitrovicen

Në Shqipëri është qesharake të rrahen për disa vota për bashkinë e Tiranës, sepse edhe pra zgjedhjet janë gjithmonë të manipuluara nga partitë në pushtet me mbushjen e kutive me vota. Unë nuk jam dakord me një “demokraci” të tillë dhe mendoj se politikanët do të duhej të merren me çështje më të vërtëtë më të rëndësishme, siç është çështja kombëtare.

Edhe në Kosovë, institucionet janë formuara me anë të mashtrimeve. Politikanët e Kosovës mbaheshin me dhembët në karrigat e tyre dhe kanë kryer mijera shkelje të rregullave dhe procedurave zgjedhore, madje edhe me shkeljen me dy këmbë të Kushtetutës së Kosovës, në rastin e zgjedhjes se presidentit të Kosovës.

Sa i përket Mitrovicës, dhe situatës së neveritshme të ndarjes së saj, unë besoj se shteti i Kosovës nuk është i aftë të imponojë pushtetin e tij në veri. Paraushtarakët serbë rrinë të paturbulluar dhe të armatosur duke kontrolluar këtë zonë. Institucionet paralele të Serbisë veprojnë pa asnjë ndërprerje në aktivitetin e tyre. Ndërkohë që qeveria e Thaçit “bën negociata” dhe “dialogje” me Serbinë, në vend që të kushtëzojë këto bisedime me tërheqjen e këtyre strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. E kush vuan? Vuan populli shqiptar, i spastruar etnikisht nga veriu i Kosovës, nga krimineli serb Oliver Ivanoviç. Turp!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close