Publikuar me datën: Sun, Oct 7th, 2012

Mjekët: 300 fëmijë në vit lindin me defekte në zemër

Mjekët e QSUT-së i kanë kërkuar dje Qeverisë më shumë investime në spitale, pasi aktualisht ka mungesa aparaturash për diagnostikimin e sëmundjeve, në një kohë kur numri i pacientëve është rritur ndjeshëm. Sidomos sëmundjet kardiovaskulare po përhapen në masë edhe tek fëmijët e vegjël. Sipas statistikave të raportuara dje në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë nga shoqata “Një botë për një zemër” çdo vit në QSUT shtrohen 300 fëmijë të vegjël me defekte të ndryshme të zemrës, ku 70 prej këtyre rasteve kërkojnë patjetër ndërhyrje kardiovaskulare.
Mjekët
Por me gjithë përmirësimin e shërbimit shëndetësor vitet e fundit, sërish ka nevojë për vëmendje si në specializimin e  mjekëve për diagnostikimin e saktë të sëmundjeve ashtu edhe për aparaturat mjekësore. “Pajisjet diagnostikuese (ekografia) në spitalin që drejtoj unë aktualisht janë pa funksion. Ndoshta një angazhim jo shumë i madh në investime do na çlironte nga kjo mangësi. Kemi një muaj që i kthejmë mbrapsht pacientët  sepse nuk na punon ekografia, dhe ata detyrohen të shkojnë në privat”, tha Durim Bebeci, shef i Pediatrisë, QSUT.
Opozita
Ndërsa deputetët e PS-së, të pranishëm në komision thanë se: “Defektet në zemër te shumë prej fëmijëve janë të lindura, dhe në Shqipëri mungon diagnostikimi prenatal, qysh në barkun e nënës. Kjo do parandalonte shtimin e rasteve. Nga ana tjetër duhen përcaktuar vizita falas për gratë e papuna shtatzëna.”  Edhe kreu i  Shoqatës “Një botë për një zemër”, i cili inicioi këtë seancë dëgjimore, Agim Baçi kërkoi më shumë vëmendje edhe për specializimin e gjinekologëve të rretheve, me qëllim që rastet e defekteve në zemër të mund të diagnostikohen që në embrion.
Tavo
Nga ana e tij ministri i Shëndetësisë Vangjel Tvao premtoi se për vitin 2013 buxheti i shëndetësisë do të jetë shumë më i lartë, gati do të dyfishohet ndërsa sa i përket pajisjeve ato do të zëvendësohen me të reja. “Ne jemi duke u marr me rregullimin e aparatit në fjalë, ndërkohë në buxhetin e vitit 2013 kemi parashikuar blerjen e një aparati të ri për pediatrinë, kështu që zgjidhet një herë e mirë problemi i pediatrisë në lidhje me këtë teknologji diagnostikuese të domosdoshme”, u shpreh Vangjel Tavo, ministër i Shëndetësisë.
Topalli
E pranishme në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë ishte edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila premtoi mbështetjen e qeverisë për shpëtimin e jetës së çdo vogëlushi që ka nevojë për ndihmë mjekësore. “Më parë dhjetëra familje mundoheshin me gjithçka të merrnin rrugën për jashtë shtetit, tashmë mjekët tanë të jashtëzakonshëm që sot janë këtu me ne, me këmbëngulje punojnë për të përmirësuar kontrollet mjekësore.  Janë kryer deri 170 ndërhyrje në QSUT për vogëlushët me zemër, dhe se është bërë e mundur të operohen aritmitë pa mbushur 10 ditë në këtë botë”, tha Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit.
Akuzat
Ndryshe nga kryeparlamentarja Topalli  opozita vijoi me akuzat e saj ndaj qeverisë për situatën aspak optimiste në sektorin e Shëndetësisë, ku nga 44 spitale në vend, 20 janë jo funksionalë, duke u harxhuar miliona lekë për të paguar mjekë që nuk punojnë dhe aparatura që kurrë nuk janë vënë në funksion.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close