Publikuar me datën: Tue, Jun 22nd, 2010

Mjegullohet fati i “Kosovës së re”

Prishtinë, 22 qershor –  Vazhdon të mbetet tërësisht i paqartë fati i ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike në vend.  Pas shumë ndërrimeve të procedurave dhe të tërë projektit, termocentrali i ri nuk po e gjen rrugën deri tek fillimi, raporton  KTV-ja. Madje, përpos vonesave të shumta dhe largimit të njëpasnjëshëm të investitorëve të interesuar, projekti ka pësuar një varg ndryshimesh. 
Në dhjetor të vitit 2006, për herë të parë nisi procesi për ndërtimin e këtij termocentrali. Ai do të kishte kapacitet nga 1.800-2.100 megavat, kurse vlera e tij do të sillej mes 2,3 – 2,7 miliardë euro.  Punimet është dashur të nisin në vitin 2008 dhe të përfundojnë më 2015. Me ardhjen në pushtet të PDK-së, ky projekt u bllokua një kohë të gjatë dhe në dhjetor të vitit 2009  kapacitetet e këtij projekti u ulën në vetëm 1000 megavat.  Vendimi i fundit që nuk është bërë publik sikurse herët e kaluara nga Ministria e Energjisë dhe e Minierave, nuk ka të bëjë me përzgjedhjen e kompanisë fituese të tenderit, ashtu siç është premtuar se do të ndodh këtë vit, por që ta shtyjë atë deri në 2011 dhe t’i ulë kapacitetet ndërtuese të tij.  Tashmë nuk vlen vendimi i bërë publik nga i pari i Qeverisë para disa kohëve, që termocentrali të jetë 1000 megavat, por ai të zbresë deri në 600 megavat.  Për të marrë një përgjigje për këtë vendim, KTV-ja ka bërë kërkesë në Ministrinë e Energjisë dhe të Minierave, por deri më tani askush nga zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë shprehur gatishmërinë që të sqarojë këtë vendim.  Kjo nuk është e tëra, jozyrtarisht merret vesh se pjesë e këtij vendimi ka qenë edhe Banka Botërore, e cila ka dhënë garanci për ndërtimin e termocentralit të ri për vetëm 600 megavat.  Edhe në këtë institucion që ka qenë pjesë e këtij projekti që nga fillimi i tij, askush nuk pranon të japë detaje me gjithë kërkesat e njëpasnjëshme që KTV-ja ka bërë në adresë të tyre. 
Burime të larta nga Qeveria, që janë pjesë të Komitetit Drejtues të Projektit, kanë thënë se vendimi i marrë për uljen e kapaciteteve prodhuese është bërë më shumë për çështje teknike.  Sipas këtij burimi, në bisedat e brendshme në komitet, është thënë që standardet më të mira për ndërtimin e kapaciteteve do të ishin ato 300+300. Në kuadër të projektit do të vazhdojë të mbetet “Kosova B” dhe dhënia me koncesion e Minierës së Sibovcit.  Burimi në fjalë ka saktësuar se arsyeja e futjes së Kosovës B në pakon tenderuese lidhet me çështjet mjedisore, pasi që është vlerësuar se investimet për këtë çështje do të kapnin shumën prej më shumë se 170 milionë eurosh. Por mbetet e diskutueshme se si Kosova do të mund të ketë energji të mjaftueshme me megavatët që i prodhon Kosova B dhe ata që do t’i prodhojë Kosova e Re, pasi që ato nuk arrijnë të përmbushin kërkesat që në periudha të ndryshme kalojnë më shumë se 900 megavat.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close