Publikuar me datën: Thu, Jun 17th, 2010

Mitrovica nuk kremton, nuk ka datë të çlirimit

Mitrovicë, 17 qershor – Derisa qytetet e tjera të Kosovës, këto ditë kanë kremtuar ditët e çlirimit, respektivisht Ditën e lirisë se e quajti presidenti Sejdiu apo Ditën e paqes si e quajti kryeministri Thaçi 12 qershorin, banorët e Mitrovicës lere më që nuk kanë kremtuar, por janë ballafaquar edhe me sulme dhe akte tjera vandale nga pjesëtarë të komunitet serbët në veri të Mitrovicës.

 Mitrovicasit që faktikisht jetojnë në një qytet të ndarë që nga mbarimi i luftës nuk kremtojë më 12 qershor as Ditë të lirisë e as Ditë të paqes, madje ata nuk kanë as Datë të çlirimit, shkruan sot KosovaLive.

Pak ditë para 12 qershorit, disa të rinj shqiptarë, banorë të lagjes veriore “Kodra e Minatorëve”, u sulmuan fizikisht nga një grup serbësh të armatosur dhe të uniformuar që i përkasin formacionit të ashtuquajtur “Obraz”. Ndrëkaq, një ditë më pas një incident tjetër ndëretnik ndodhi në afërsi të “Tre rrokaqiejve” po ashtu në veri të Mitrovicës.

Vetone Veliu, banore e lagjes “Kodra e Minatorëve” e zhvendosur në jug, thotë se sulmet dhe provokimet e serbëve e kanë detyruar që së bashku me familje të shpërngulen në anën tjetër të qytetit. Sulmet e fundit, sipas saj, janë dëshmi e mjaftueshme që tregojnë se a ka paqe në Mitrovicë a jo.

 “Ne banorët e Mitrovicës nuk kemi Ditë të çlirimit e as nuk mund të përfshihemi në festimin e Ditës së paqes, sepse këtu nuk ka paqe”, thotë ajo sikur të kishte paqe dhe siguri, ajo thotë se do të kthehej për të banuar në shtëpinë e saj në “Kodër të Minatorëve”.

Përafërsisht kështu u shpreh edhe Adem Mripa, banor i “Lagjes së Boshnjakëve” në veri të qytetit. Ai shton se mitrovicasit ende nuk e kanë shijuar erën e pavarësisë së Kosovës.

Florije Azemi, banore e “Lagjes së Boshnjakëve”, me karrocën e saj elektrike udhëton gjatë ditës nga shtëpia deri në zyrën e “Handikos”-it në jug të qytetit përmes urës kryesore mbi lumin Ibër, por nuk ndihet e sigurt që në mbrëmje kësaj rruge të kthehet në shtëpi.

“Ndodh që rri deri në mbrëmje në anën jugore, dhe kur kthehem në shtëpi shkoj kah ura lindore, sepse frikësohem të udhëtojë nëpër urën kryesore, edhe pse e kam shumë më afër”, thotë ajo duke shtuar se çlirim e konsideron kohën kur do të bashkohet qyteti dhe kur të ketë lëvizje të lirë për të gjithë në të dy anët e Mitrovicës.

Ndonëse shpresat e shumë banorëve të pjesës veriore që tash e 11 vjet jetojnë në pjesën jugore të Mitrovicës janë zbehur në masë të konsiderueshme se do të jetë afër dita e bashkimit të qytetit dhe kthimit të tyre në shtëpitë e veta, një fije shprese ata ende i mban ngase nuk pajtohen me ndarje të qytetit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close