Publikuar me datën: Wed, Aug 18th, 2010

Misionari nacionalist me kokardën e fshehtë të “Cërna Rukës”, në misionin e tij antikombëtar

Përgjigje “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare” Kastriot My(k)ftaraj dhe nacional- shovinizmit të tij pansllav dhe pangrek
Mr. ARDIAN RAMADANI
Është më se e vërtetë se bota siç thotë Gandi i famshëm, po mos të ishte e ndryshme nuk do ta njihnim njëri tjetrin më mirë. Respektimi i mendimit tjetër, i asaj që quhet alteritet, është një vlerë dhe virtyt njëkohësisht. Por, respektimi i tjetrit bëhet vetëm atëherë kur ajo që flitet apo shkruhet nga tjetri ka peshë argumentative, si dhe nuk ka paragjykime dhe blasfemi. Kësisoj mëtimi i “vrasësit me pagesë” në publicistikën shqiptare, Kastriot M…, që emrin e ka shumë të bukur ngase përkon me mbiemrin e kryetrimit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, për të polemizuar me mua, (lexo: me një frankofon islamik), e jo me një vëlla të tij shqiptar, i ngjan herë ulërimave të ujqve e herë pëllitjeve të gomarit. I (ç)nderuar Kastriot Mykftaraj. Misioni i yt prej mikrobit, i paguar nga agjenturat serbe dhe kryesisht ato greke nuk po pinë ujë. Polemikat e tua me shpifje, etiketime, me asgjë shkencore përbrenda, të filluara me kolegun tim në UEJL, Salajdin Salihun i kam ndjekur me vëmendje dhe sado që ai ta dha përgjigjen e merituar ti nuk u mbushe me mend. Leksionin më të mirë ta dha edhe kolegu tjetër Veton Latifi, i cili të injoroi duke mos polemizuar, ngase je me të vërtetë një pikë ujë në oqean që nuk çon kurrfarë peshe. Por, unë nuk po të kursej edhe ketë radhë. Misioni i yt i “vrasësit me pagesë në publicistikën shqiptare” për të shpifur ndaj profesorëve të Universitetit të Evropës Juglindore, qendrën e ka në Athinë dhe në Beograd. Kot mundohesh të më paraqesësh mua si njeri që marr instruksione nga të huajt. Mos u mundo, ngase më njohin vëllezërit e mi shqiptarë si dhe miqtë e mi ndërkombëtarë që kam. Kontaktet e shkëlqyera që i kam pasur dhe i kam me personalitete franceze dhe me ndërkombëtare të tjerë nuk dëshmojnë se unë jam pjesë e agjenturave franceze, ngase francezët janë miqtë tanë, sikurse ata amerikanë, anglezë, gjermanë etj. Në fakt ti, që vuan patologjikisht nga ndonjë sëmundje e padiagnostifikuar, i ke shpallë luftë të gjithëve. Lufta e njërit kundër të gjithëve. Përgjigjen e merituar do e marrësh dalëngadalë me radhë. Për hir të respektit dhe informimit të saktë të auditorit shqiptar, ju njoftoj se Kastriot M… është i akuzuar dhe i paraburgosur për fyerje kundër Islamit si fe, ndërsa pas lirimit të tij ai lëshon vazhdimisht kushtrim kundër Islamit si religjion. Teza e tij e mbrapshtë se shqiptarë janë vetëm ata që i takojnë besimit katolik, apo se myslimani shqiptar për t`u bërë shqiptar duhet të ndërrojë fenë është lajthitje dhe veprim antikombëtar. Unë në këtë reagim timin nuk do të merrem me mbrojtjen e Islamit në Arabi apo ndokund tjetër. Unë do i marr në mbrojtje vëllezërit e mi shqiptarë të përkatësisë islame nga fyerjet dhe sharjet e të mallkuarit Kastrot M…
Të gjithëve na kujtohen proceset e konvertimeve masive të shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në ortodoksë, të kryera me dhunë nga ana e serbëve dhe pjesëtarëve të organizatës “Cërna Ruka: (Dora e zezë). Shqiptarët e Kosovës kanë dëgjuar për Sava Llazareviqin, i njohur me emrin Savë Batarja, i cili shqiptarëve që nuk e ndërronin fenë e tyre në ortodoksë, i vriste dhe i masakronte. Këtë e bën edhe Kastriot M…, por vetëm për dallim prej Savës, flet shqip të paktën. Ai kërkon që shumicën myslimane shqiptare të konvertojë në fe tjetër, dreqi dhe ai e din se në çka, duke tentuar të sulmojë dhe përçajë kombin shqiptar në baza fetare. Pikërisht, mozaiku ynë i pasur kombëtar është edhe pasuria fetare si dhe respekti ndaj feve tjera. Nuk mund të gjesh popull në botë si shqiptarët që janë tolerant ndaj feve. Po, përjashtim këtu bën vetëm “shqiptari” shqipfolës Kastriot M… , i cili kërkon ta thyejë këtë mozaik, ngase ashtu i janë dhënë urdhrat agjenturore dhe i është ngarkuar misioni serbo- grek. Unë, i nderuar Kastriot, është e vërtetë se jam frankofon, se jam shqiptarë mbi të gjitha, po njëkohësisht krenohem që jam me përkatësi fetare islame. Mos harro, se edhe Faik Konica i madh e përmend faktin se “Islami shpëtoi kombin shqiptar nga asimilimi prej grekëve dhe sllavëve”. Ti e di shumë mirë, o bastard i laboratorëve të nomenklaturës antishqiptare, që misioni i yt prej Janullatosi, në mëtimin për rrënimin e xhamive dhe ndërrimin e fesë islame ndër shqiptarët, që është me shumicë ndër shqiptarët është i pamundur. Atë e kanë provuar shekuj me radhë vëllezërit e tu sllavë dhe grekë. Atë e kanë provuar edhe popët serbë kur i zinin shqiptarët e gjorë, i spërkasnin me ujin e bekuar dhe u shqiptonin emrat e rinj sllavë. Kësisoj, kur gjendej ndonjë shqiptar me emrin Muhamed e pagëzonin atë me Millan, Aliun e pagëzonin Ilija, Liridonin e bënin Sllobodan, e kështu me radhë. Po si do ti pagëzosh more i shkretë pasi të ua ndërrosh fenë, shqiptarëve myslimanë? Mos harro duhesh ta ndërrosh edhe mbiemrin tënd, po edhe timin. A këtë nuk mund ta bësh dot. Tëndit mund t`ia vendosësh prapashtesën -viç apo –thios, por tek unë nuk ke as pikën më të vogël të mundësisë ta ndërrosh. Kësisoj, unë sikurse e kam bërë njëherë, do të dëshmoj se mburrem me emrin tim ARDIAN, që ka të bëjë me fiset e paraardhësve tanë ilirë, ardianët, po mburrem edhe me mbiemrin tim RAMADANI, që ka të bëjë emrin e babait të gjyshit tim, që është plagosur nga serbët, pikërisht, sepse nuk ka pranuar të ndërrojë emrin. E kështu do të bëjnë ë gjithë shqiptarët, të cilës do qoftë fe, vetëm soji yt jo. Ky soj i yti renegat, zombi dhe kameleon do të bëjë ndërrime të fesë dhe emrave, sikurse prostituta e natës që i ndërron klientët. Një gjë ta dish, se nuk ke mundësinë sikurse klerikët sllavë që së bashku me formacionet çetnike i`u prisnin duart shqiptarëve mysliman, në mënyrë që mos të mund të faleshin më, ndërsa shqiptarëve katolik i`u prisnin dy gishtërinjtë që të mos mund të bënin kryq me pesë gishtërinj, por me tre, si sllavizma. Kjo mundësi ka vdekur njëherë e përgjithmonë, ngase shqiptarët me ndihmën e miqve perëndimorë, me ndihmën e luftërave çlirimtare e pamundësuan shfarosjen nga ana sllave. Unë nuk habitem, që ti je pjesë e agjenturave sllave dhe greke, ngase si anishqiptar i tërbuar, i veshur me petkun e antiislamizmit, ti nuk bën asgjë tjetër, përpos që vazhdon me planin e Kishës Serbe, planin 610 +2000, me të cilin plan synohej spastrimi i plotë i Kosovës më 28 qershor 1999 në festimin e 610 vjetorit të Betejës së Kosovës. Ky plan i kishës serbe, që përkrahet nga ana jote me (pa)vetëdije, besohej dhe besohet se do të ketë miratimin e Evropës dhe Amerikës, por lajthiteni keq. Dhe kjo nga fakti se pikërisht Evropa dhe Amerika janë bastion i demokracive model, ku soji yt nuk bën pjesë aty dhe nuk duhet lejuar të bëjë pjesë ndonjëherë, ngase je i mbrapshtë. Shtetet e lartpërmendura janë vende që respektojnë diversitetin fetar dhe kombëtar. E din që pikërisht xhamia më e madhe në Francë do të ndërtohet në Marsej. Shteti laik francez, me shumicë krishtere, lejon ndërtim të xhamive, e ti kërkon rrënimin e tyre. Në anën tjetër në vendin e kullave binjake në Amerikë, në New York, Presidenti i SHBA-ve Barak Obama të premten që kaloi, miratoi planet për ndërtimin e xhamisë dy blloqe pranë vendit të ish-Kullave Binjake në qytetin e Nju Jorkut, duke deklaruar se “myslimanët kanë të drejtë për të praktikuar fenë e tyre si çdokush tjetër në vend”, e ti kërkon djegien e xhamive.
I (ç)nderuar K… Mykftaraj. Në luftën e Kosovës dhe në luftën e Maqedonisë, pushteti sllav gjuante me granata xhamitë dhe minaret, djegke xhamitë dhe teqetë, po nuk mundi të bëjë asgjë. Vetëm në luftën e vitit 2001 në komunën time të Likovës, në bastionin e shqiptarizmit janë djegur dhe shkatërruar me granata të gjitha xhamitë nga forcat maqedonase, së bashku me shkollat. Po ata u ndërtuan edhe më të bukura, saqë vafshi në djall ju që nuk doni t`i shihni, sepse ju duken si “kokat bërthamore të Iranit”. Ti o Kastriot M…, që tenton të praktikosh terapinë e shokut për shkatërrim të trashëgimisë fetare në trojet shqiptare, ti që mëton konvertimin e shumicës shqiptare myslimane në fe tjetër, i ndërron qëndrimet si ujku qimen, ngase pikërisht në vitin 2000, kur ke sulmuar studiuesin gjerman Peter Bartl për veprën e tij studimore “Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare 1878-1912”, ke kundërshtuar idenë e tij se shqiptarët e myslimanizuar gjoja qenkan bërë turq, por që në fakt Bartli nuk bën asgjë tjetër përpos që thekson se “vetëm tek shqiptarët vetëdija e prejardhjes (origjinës) së përbashkët dhe gjuhës së përbashkët ishte më e fortë se përkatësia fetare”. Ti je mësuar të kritikosh pa mend në kokë, sikurse ata sorrat që bëjnë vazhdimisht krra-krra-krra.
O, Kastriot M…, paloreagimin tënd që e kë bërë në “Gazeta sot”, dëshmon që përpos mungesës së informacioneve, patetizmit tënd, shërbëtorit të qarqeve sllavo- greke dhe njeriut misionar për të etiketuar profesorët në UEJL, nuk ke asgjë tjetër. Paloreagimin tënd e fillon me atë se gjoja unë paskam shkruar më 25 qershor 2010 tek gazeta “Lajm”, që nuk është e vërtetë, ngase unë kam shkruar në gazetën “24 orë”. Pra, qysh në start je gabim. Mandej, se si gjurmues dhe hulumtues i facebookut, e ke bërë namin kur ke zbuluar që paskam botuar një libër, (e ke gabim deri më tani kam botuar dy libra dhe nuk do të ndalem me kaq), vazhdon të citosh Kisinxherin që shkruan për Risheljenë, duke ndarë fenë nga interesat shtetërore. Pikërisht këtu vihesh në dyshim për shkak të dilemave tua në lidhje me informacionet, ngase harron se Risheljeja ishte princ katolik, por interesat shtetërore dhe kombëtare i shikonte në prizmin krejtësisht laik. Ai nuk kërkonte konvertime masive, po mbronte interesin kombëtar francez. E edhe unë, që më bën nder duke më quajtur Rishelje, përkrah mendimin se problemi kombëtar duhet të shtrohet pa ngjyra fetare, sepse është antikombëtare prekje e feve ndër shqiptarët. Edhe unë sikurse Risheljeja francez katolik, jam shqiptar, por mysliman. Por, nuk ngatërrojë kurrë fenë me shtetin. Unë nuk bëj debate fetare, atë i`a lë prijësve fetarë që i kemi të bollshëm. Unë kërkoj përgjigjen se përse ti, kërkon zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare duke kërkuar djegien e xhamive. A e din se ti nuk ke kaçik të dhezësh një cigare e jo më një xhami. Po, eja e provo në trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni po edhe në Shqipëri e gjetiu, provo të kallësh një xhami. Eja të ftoj në fshatin Sllupçan, e provo të djegësh një xhami, e do e shohësh se ku do vesh. E provuan sllavomaqedonasit, e morën leksionin në vitin 2001. Fundja, ndoshta të kursejmë ngase flet shqip. O paloshkencëtar, ofro alternativa për bashkim kombëtar, e mos ofro përçarje. Unë do të gëzohesha shumë, sikurse të shihja edhe studiues dhe shkencëtarë tjerë si Koço Danaj, Lisen Bashkurti, Abdi Baleta,Paskan Milo,……… etj, që Shqipëria i ka me emër, të i kemi në mënyrë permanente prezent në Kosovë, Shqipëri etj. Po, kurrë nuk do të doja të të shihja ty o Kastriot M.., në këto treva, ngase prezenca jote këtu është vetëm sherr. Shqiptarët dhe lidershipi shqiptar gjetiu, është fakt se duhet të ndjekin parimin e Raison de nation, duke bërë njësimin e abetareve, planprogrameve mësimore, teksteve mësimore, heqjen e barrierave të ndryshme ndërkufitare, këmbimin e kuadrove të ndryshëm, organizimin e debateve, servimin e produkteve shqip, afrimin e shqiptarëve përmes ndërtimit të rrugëve të tjera të kombit, e nuk duhet të ndalen deri ke bashkimi kombëtar. Bashkimin kombëtar e sjellin debatet dhe veprime konkrete duke u bazuar në patriotizëm, fr.patrie- atdhe, ose në atdhedashuri e jo në stimulim të përçarjeve ndërfetare mes shqiptarëve. Shqiptarëve u duhet një Rishelje, që nuk do të përziente interesat kombëtare me fetë, po jo një Ferdinand Habsburg, sikurse je ti, o Kastriot M…, që për çështje higjienike nuk dua të ta përmend as emrin e as mbiemrin, po po jam i detyruar për hir të dashamirëve që më lexojnë vazhdimisht, t`i përgjigjem paloreagimit tënd. Pse kërkon vetëm Islamin dhe krerët e bashkësive fetare islame të mendojnë si Rishelje. Kërkoi edhe klerikëve të tjerë fetarë të njëjtën gjë. Fundja, nëse mendon se krerët e bashkësive fetare islame nëpër trevat shqiptare po e penguakan bashkimin kombëtar, kush po na e stimuluaka të njëjtin. Janullatosi grek? Ti? Pajë, kurrë për besë. Thirrjet e tua për djegie të xhamive, janë përsëris edhe njëherë, e këtë mund ta them kur të duash dhe ku të duash, qoftë në Shqipëri në ndonjë emision debativ, qoftë në Kosovë e ku të duash ti, janë thirrje për Shën Bartolome, sepse e din mirë, se shqiptarëve të kësaj ane, të Kosovës dhe të Shqipërisë, nuk mund t`ua djegësh xhamitë dhe t`ua ndërrosh fenë. Nuk e di se çka nënkupton truri yt, me shprehjen mysliman praktikantë minorancë e çka jo praktikantë mazhorancë?! Shqiptarët me shumicë i takojnë përkatësisë fetare islame dhe pikë. Këtë nuk mundesh ta ndërrosh as ti, as askush. Nuk e di, se përse të duket prezenca e xhamive në trevat shqiptare si profil arab, kur nuk të pengon kryqi i madh gjigant në Vodno të Shkupit, sikurse kryq bizantin? Mua nuk më pengon as kryqi, e as xhamia, as manastiri, e as teqeja, mua më pengojnë individët si ti që duan që gjoja duke bërë përpjekje për bashkim të kombit shqiptar, e ndani edhe më tutje në baza fetare. A nuk është kjo tentativë për Shën Bartolome, o qyqarë? Shqiptarët nuk kanë nevojë për kurrfarë zgjidhje të problemit religjioz. Atë e kanë të zgjidhur, duke shkuar shumica në xhami duke i kryer lutjet, një pjesë në kishë, ca në manastire, ca në teqe……….. ca ku e di unë se ku. A nuk është kjo pasuri? E ti kërkon ta minosh tërë këtë mozaik.
Shteti shqiptar, i bashkuar, nën emrin Shqipëri Natyrale, Etnike, Reale……. nuk vlen as sa një meshë e Parisit, e as më pak. Ajo vlen më shumë se gjithçka në botë. Mandej vazhdon të theksosh se gjoja ke arritur në konkluzionin e mbrapshtë se Islami është origjina e gjitha të këqijave për shqiptarët dhe se maqedonasit nuk do të guxonin të silleshin kështu sikurse të mos ishim ne shqiptarët e Maqedonisë myslimanë. Çfarë mbrapshtësie. Shqiptarët edhe kur nuk kanë qenë myslimanë para islamizimit të tyre, kanë qenë të pushtuar nga pushtues. E nuk arritën të asimilohen. E ruajtën gjuhën, kulturën, traditat. Po, as në 2001. As tani. As kurrë. Maqedonasit e kanë marrë leksionin në vitin 2001. Ne të njëjtit jemi, sikurse ata të vitit 2001,1999, 1998…….. e vite mbrapa, nuk kemi ndërruar. Në lidhje me konstatimin tënd se ndërkombëtarët po e ndrykan Kosovën dhe shqiptarët, jeni prapë në lajthitje, ngase po këta ndërkombëtarë janë ata që na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia dhe po na ndihmojnë vazhdimisht në konsolidimin e institucioneve të Kosovës, në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, e nuk po i pengon aspak përkatësia fetare islame. Ajo po të pengon vetëm ti, ngase ti je i mpirë, nga ideja e Ferdinandit Habsburg për homogjenizim universal fetar të shqiptarëve, sikurse serbët dhe grekët, pasise je pjellë e tyre. Në lidhje me martesat e bëra me serbët, unë prapë konstatoj se ka vajza shqiptare me përkatësi ortodokse, që martohen me serbë, malazezë apo maqedonas. Ata nuk janë rome, siç i quan ti. Mos u mundo ta anatemosh dhe ta fshehësh këtë. E dinë gjithë këtë. Po le të thyejnë qafen e të martohen ku të duan, ngase nuk më pengon kjo. Mua më pengojnë idetë e mbrapshta të tuat, ide pansllave dhe pangreke. Më tej thekson se unë paskam marrëdhënie me maqedonasit si përkthyes gjyqësor. Po te sqaroj edhe pse nuk jam i obliguar, se gjuhë zyrtare fatkeqësisht ende tek ne është maqedonishtja, e dokumentet janë maqedonisht, e unë përkthej prej maqedonishtes në shqip dhe anasjelltas, nga frëngjishtja në maqedonisht dhe anasjelltas dhe shqip- frëngjisht dhe anasjelltas, ngase e kam punë këtë, e kam fituar të drejtën për përkthyes në sajë të njohurive të mija. Mandej përkthimet (për këtë mund të interesohesh personalisht si agjent që je) i bëj në bashkëpunim me firma shqiptare, por po ta përsëris se dokumentet shumica janë në gjuhë maqedonase. Ka edhe në shqip. E tani, mos u mundo të tregohesh patriot, gjoja se duke më sulmuar për të drejtën time si përkthyes gjyqësor që e kam dhe për përkthimet në maqedonisht. Më tutje vazhdon duke e vënë në pah rastin e një këngëtareje A.T? Po, lëre këngëtaren, mos i stereotipizo sendet. Ajo ka të drejtën e mendimit të saj dhe nuk ke çka i përzihesh ti edhe asaj, si agjent që je. Fundja, a të pengon ti të marrësh për grua një shqiptare myslimane? Përgjigju.
Më tutje Kastriot M… më kritikon për gjoja qëndrimin tim në njërin prej shkrimeve të mia për Nacionalizmin shqiptar, duke arritur në konkluzionin e tij të çuditshëm se unë qenkam për patriotizmin etatik maqedonas dhe kundër bashkimit kombëtar. Po, është e vërtetë se unë jam kundër bashkimit kombëtar të cilin e servon ti o K. Mykftaraj, me djegie të xhamive, apo të ndokujt tjetër me rrënime të manastireve ose tempujve fetar. Unë jam për bashkim kombëtar nën një komb- shtet shqiptar më shumë se ti dhe soji yt. Për këtë janë mundur të parët e mi, familja ime e ngushtë dhe e gjerë, por edhe unë aq sa mundem dhe di.. Të përkujtoj se për këtë ideal është djegur në vitin 2001 i tërë katundi im dhe komuna ime. Të përkujtoj se në vitin 1988, për këtë është vrarë daja im nga UDB-ja. Për këtë janë burgosur xhaxhallarët e mi, prindi im, është përzënë një pjesë e familjes sime për në Turqi. Për këtë, unë në Francë në vitin 2002, kërkova ndryshimin e fjalimit të kryetarit të qytetit të Rennes-Francë, në shqip e jo në maqedonisht. Mandej, idetë e mia lexoi zotrote më mirë, kur të lexosh shkrimet e tjera, e jo duke shpifur pa më njohur mua dhe pa më lexuar. Po nuk kam nevojën të të shpalosem ty, sepse je një asgjë të më vlerësosh mua. Më kanë vlerësuar mua profesorët e mi në shkollë fillore në sajë të angazhimit tim, profesorët në shkollë të mesme, në fakultet dhe në studime pasdiplomike, duke u shpallur dy herë nxënës i dalluar i komunës, student i dalluar gjatë studimeve superiore dhe magjistrant i dalluar me notën më të lartë mesatare në grup. Ti, nuk je askush të më vlerësosh. Ka kritere se kush vlerëson, si vlerëson dhe ku.
Më tutje vazhdon me citatin e Sharl de Golit. De Goli ishte dhe do të mbetet çdoherë nacionalist pozitiv dhe patriot, unë për këtë e admiroj. Të gjithë burrështetasit francez pikën e orientimit e kanë tek nacionalizmi dhe patriotizmi i Risheljesë, pra tek dashuria ndaj atdheut. Por, De Goli, duke qenë koshient për epokën e supranacionales që po vinte, arriti që të kamuflojë nacionalizmin e tij, duke performuar me patriotizmin francez. Këtë e thekson edhe në takimin me presidentin amerikan Ajzenauer, kur i thotë” Unë jam vetëm një profrancez, dëshira ime është të kontestoj, nëse nuk kontestoj unë nuk jam aleat, por protektorat”. Këtu mund fare lehtë të kuptohet nacionalizmi patriotik i De Golit, që për bazë e ka doktrinën e Risheljesë, që d.m.th. eksponimi i Francës në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes gjuhës dhe kulturës? E ti o Kastriot M…, me çka do të eksponohesh dhe ekspozohesh në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare? Me djegien e xhamive, me konvertime masive, me rekonkuista, me shovinizëm pansllav dhe pangrek? Jo i nderuar, nuk do ta lejojmë këtë kurrë as ty e as sojit tënd. Atdhedashuria nuk përkon me shek. XVIII, po daton më herët, zotrote. Më tutje i nderuar, mos harro se bazat serbe në Cepotin dhe afër kufirit me Kosovën janë gati për të sulmuar shqiptarët çdoherë, me pretekstin jo që janë myslimanë, por që janë shqiptarë. Atyre i pengon shqiptari, i cilës do qoftë përkatësie fetare. Po mos u friko aq shumë, se shqiptaria ka djem e vajza që do të mbrojnë dhe dinë të mbrojnë trojet e tyre. Kanë miq të përhershëm SHBA-të, Evropën që nuk e lejuan dhe nuk do ta lejojnë këtë. E sa për ty dhe për sojin tënd, moti ishim bërë sallata.
Mandej o grindavec i ndytë, thua që shqiptarët e Maqedonisë thyejnë kokën tek Guri i Zi. Ata nuk bëjnë lutjet në Gurin e Zi, por ata ritualet e tyre i bëjnë rreth e përqark Mekës, njashtu siç bëhen lutjet nëpër manastire, kisha, sinagoga dhe kjo mua nuk më pengon. Ty, të pengon xhamia dhe një pjesë përbërëse e Mekës (lexo: Guri i zi i Mekës). Mua nuk më pengojnë aspak, po as kishat, as manastiret, e as sinagogat. Ajo që mua më pengon është politika antishqiptare që gatuhen brenda disa objekteve fetare, siç ishte rasti në manastirin e Deçanit dhe shfrytëzimi i objekteve fetare për qëllime tjera. Pikë
Ndërsa lexo shkrimin tim, “Kombi shqiptar përballë sfidave të jashtme dhe të brendshme” sid he shkrimet e tjera, dhe do e kuptosh se çka më pengon mua. A mos, harro unë ty të lexoj vazhdimisht. Më pengon ideja monstrume e jotja, po edhe e disave si ti që shajnë fe (lexo: fetë), që shajnë figura historike dhe kombëtare, që problemin kombëtar shqiptar e kanalizojnë në problem religjioz. Osmanët ndoshta kanë pasur qëllim shtimin e dimensionit religjioz problemit të çlirimit të shqiptarëve, jo aq sa edhe ti, ngase ti mëton zgjidhje të problemit kombëtar shqiptar me bazë urrejtjen fetare. Mandej më etiketon si patriot maqedonas. Unë jam shqiptar i nderuar, dash beso e në mos dash mos beso. Jetoj në Maqedoni, i ndarë padrejtësisht, por me ambicien që të afrohemi më shumë me shqiptarët matanë kufirit, në mëmëdhe, në Kosovë e gjetiu. Po, jo me ty, ngase ti fton në luftë vëllavrasëse.
Mandej në fund futesh në biografinë time. E di i tërë auditori se si jam shkolluar me mund e me djersë, si kam arritur rezultatet e larta me përkushtim dhe me punë të pandërprerë, si jam shkolluar me një rrogë të ulët prej ndihmës së babait tim dhe bursave që i kam merituar për shkak të notës së lartë mesatare, si jam punësuar në UEJL, në bazë të kriterit meritor, përmes notës mesatare dhe intervistës së suksesshme, përmes prezantimit tim të suksesshëm në Belgjikë si deputet i ri i Parlamentit frankofon të të rinjve, si kuadër i ri që kam filluar në moshën 20 vjeçare të punoj si profesor në gjimnaz të Kumanovës, ku nxënësi shqiptar kishte mësimdhënës maqedonas, e me ardhjen time filluan mësimin e frëngjishtes me shpjegime në shqip, e në saj të biografisë sime (lexo: CV time që ti e paske lexuar) si aktor në trupën teatrale frankofone duke u shpërblyer aktori më i mirë dhe duke i fituar vendet e para dhe të dyta së bashku me 2 kolegët e tjerë të mijë shqiptarë dhe 3 kolegët e tjerë maqedonas. Po ty të pengon kuadri i ri, të pengon se kam filluar në moshën 23 vjeçare të punoj si lektor i frëngjishtes, të pengon edhe suksesi im në moshë të re, magjistratura ime, librat e mi, suksesi i profesorëve të rinj Salajdin Salihu dhe Veton Latifi (ky i fundit vice-kampion në garat e historisë në Jugosllavi), të pengojnë ndërkombëtarët, feja Islame, miqtë tanë dhe gjithçka, ngase ke probleme në kokë. Tani zotrote pasi kam magjistruar në një doktrinë puro franceze tipike, të pengon se jam bërë magjistër apo çka? Unë nuk kam magjistruar nëpër laboratorët greke dhe sllave, e as të agjenturave të huaja, siç mëton të më paraqesësh ti, po magjistratura ime është publike, ka pasur komision recensues për këtë në përbërje me profesorë të shquar dhe përkatës të lëmisë, si dhe dy librat e mi janë publik dhe mund t`i marrësh në shqyrtim edhe ti. Mos harro, se tema për Risheljenë, ndoshta është e studiuar mjaft në Francë dhe Evropë, ndërsa tek shqiptarët është shumë pak. Është e trajtuar në librat e miqve të mi, profesorë të shquar, nga Shqipëria, z. Lisen Bashkurti (recensent i librit tim të dytë) dhe z. Gjon Boriçi, po për herë të parë shkoqitet si duhet në temën dhe hulumtimin tim.
Në anën tjetër nuk kam lidhje aspak me shërbimet inteligjente, ato t`i kam lënë ty, po mos mendo se nuk kam miq të shumtë shqiptarë, të huaj, ndërkombëtarë me të cilët bisedoj lirshëm dhe shtruar për tema të ndryshme. Nathali Clayerin e kam lexuar. Ai libër i saj është personal i saji, nuk është mendim i politikës zyrtare shtetërore franceze. Dihet qëndrimi zyrtar francez për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Maqedoni, e nuk kam nevojë të ti zbërthejë. Ata janë miqtë tanë që na ndihmuan dhe na ndihmojnë vazhdimisht, edhe atë deri në momentin derisa mos të kemi mendime të mbrapshta si ti dhe soji yt dhe do të shkojnë se kanë punë të tjera për të bërë. Më mirë që i kemi prezent francezët, amerikanët, evropianët, se sa rusët, sllavët e grekët. Fundja edhe me këta të fundit mund të shtrimë dorën e pajtimit, nëse ata pranojnë krimet e bëra ndaj shqiptarëve, nëse pranojnë të bëjnë katarzën e nevojshme dhe të domosdoshme, sikurse Gjermania pas LDB-së. Unë si shqiptar frankofon, nuk punoj në vijën e Nathalie Clayerit, sepse nuk kam nevojë. E kam punën time të pastër tani, si udhëheqës i departamentit të gjuhëve në UEJL, si kolumnist i rregullt, si lektor në Akademinë Diplomatike Shqiptare. Punën e agjentit ja u lë juve, ngase ju jeni misionar i fshehtë i “Cërna Rukës” dhe ja u lë juve punën të shpifni ndaj kuadrove të reja shqiptare, që kanë miq të shumtë ndërkombëtarë. Ju xhelozoni për këtë, ngase në vendin tuaj, jeni vetëm pjesë proceseve të ndryshme gjyqësore, si një njeri që shkruani dhe shpalosni palomendime bizantine, që mbillni farën e urrejtjes dhe përçarjes. Unë nuk e kam për detyrë të mbroj Islamin nga ti, unë mbroj me qëndrimet e mija vëllezërit e mi shqiptarë që i takojnë përkatësisë fetare islame, të cilëve do t`ua djegësh xhamitë ti, mbroj vëllezërit e mi shqiptarë të konfesioneve tjera që do t`i fusësh ti në luftë vëllavrasëse dhe në Shën Bartolomej. Kjo është detyra ime. Detyra ime e radhës, do të jetë takimi im me ty, dhe njoftimi për së afërmi. Në Shqipëri vij shpesh që të vizitojë miqtë e mi, profesorët e mi, kolegët e mi. Pse mos të vij të të shoh surratin edhe ty?! Fundja do të bindë se e ke gabim fund e kryje, dhe se me tezat e tua shqiptarët nuk bashkohen po ndahen më shumë. Kërkoj të mos e pastroni të kaluarën me mua, sepse e turbulloni të tashmen dhe të ardhmen. Një porosi për ty “Mos shkruaj sipas porosisë së ditës. Ngase shkenca jote është krejtësisht pa ndërgjegje, e shkenca pa ndërgjegje ta shkatërron shpirtin”. Këtë e ka thënë shkrimtari i madh francez Rable. Ti ende nuk je koshient se sa i paditur që je, ngase mendon se e ke kokën të mbushur. Koka e mbushur nuk të duhet fare, neve na duhen koka të formuara si duhet.
Në fund, o Kastriot M…. e përmbyll reagimin tim, ndaj paloreagimit tënd me thënien e Pablo Nerudës “Dija e vogël i bën njerëzit kryeneçë (sikurse ti). Dija e madhe i bën njerëzit kryeulët. Andaj kalliri i zbrazët e ka kokën lart, e ai i mbushuri lakohet për tokë.”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close