Publikuar me datën: Sun, Jul 29th, 2012

Mirjeta: Detajet e dasmës sime, Ja Pse kam ftuar edhe Marjelin

“Do të dehem nuse dhe më pas do të hidhem në pishinë”
Gjithçka ka ardhur spontanisht, që ajo dhe i dashuri i saj kosovar, Burim Fejzullahu, të marrin vendimin për martesë, vetëm 6 muaj nga dita kur flirtuan për herë të parë në Londër. Për Mirjetën ishte dashuri me shikim të parë, që e bëri të harronte çdo histori tjetër, ndërsa u përfshi në këtë romancë dashurie me 30-vjeçarin, që jeton prej 15 vitesh në Londër, po aq sa Mirjeta. Pak ditë pasi ka mbërritur në Shqipëri, tregon ekskluzivisht për gazetën “Panorama” detajet e dasmës shkodrane më 9 gusht me 400 të ftuar, ku do t’i lejojë vetes të dehet për t’u hedhur më pas në pishinë.
Ke mbërritur në Shqipëri pasi vendos të martohesh në Shkodër më 9 gusht. Çfarë të shtyu të marrësh një vendim kaq të shpejtë?
Kam rënë në dashuri me Burimin. Ndoshta është kjo arsyeja pse unë pranova ftesën për martesë nga i dashuri im Burim, edhe pse fjala “martesë” të tremb disi. Edhe vendimin për martesë e morëm kështu me pasion brenda tri javësh, pasi menduam se nëse duam ta shijojmë vërtet ceremoninë e jetës, është më mirë ta bëjmë tani që ndiejmë kaq shumë për njëri-tjetrin.
Dhe cili është djali me të cilin ti po martohesh, si u njohët dhe sa kohë keni bashkë?
Bashkëshorti im i ardhshëm quhet Burim Fejzullahu nga Prishtina, është 30 vjeç, dhe jeton në Londër prej 15 vitesh, po aq sa unë. Jemi njohur në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa punonim në të njëjtën kompani, që është një agjenci banesash. Në festën e fundvitit që u organizua me stafin, ai m’u afrua dhe më ofroi një pije. Unë me shaka i thashë ruaji ato 10 paund që të më ofrosh diçka kur të kthehesh nga pushimet, pasi ai ditën tjetër nisej me pushime dimërore për ski. Atij i ngeli në mendje kjo batutë e imja dhe më shkroi mesazh që po iki dhe shpresoj që të takohemi sërish kur të kthehem, mesazh që unë iu përgjigja me fjalët “Bëj kujdes në ski, që kur të takohemi të jesh shëndoshë e mirë!” Me kthimin e tij shkëmbyem vetëm mesazhe por nuk mundëm të takoheshim, derisa më vjen një mesazh më 14 shkurt. Dolëm bashkë atë natë, dhe që nga ajo ditë kemi pasur një lidhje intensive. Edhe vetë nuk e kuptoj se si gjërat erdhën aq natyrshëm.
Ndërkohë që ju keni vetëm 6 muaj të lidhur, kur të erdhi propozimi për martesë?
Propozimi për martesë m’u bë nga Burimi ditën e ditëlindjes sime, më 17 qershor. Ma kishte kërkuar më parë një gjë të tillë, por unë të them të drejtën kisha pak frikë, pasi më duket hap shumë i madh. Para ditëlindjes më çoi me pushime në Paris dhe Zvicër. Dhe ditën që festuam në praninë e 30 miqve, ai bashkë me një arush të madh më dhuroi unazën e fejesës. Ngela për 10 minuta pa fjalë, kur ai gjatë darkës së ditëlindjes vendosi në sfond këngën e “Capital T” “Ti je më e mira”, dhe duke u ulur në gjunjë më shprehu dashurinë duke m’u drejtuar me një unazë.
Nga përshkrimi që i bën, duket se ke gjetur mashkullin ideal…
Besoj se vërtet e kam gjetur atë princin e kaltër që ëndërroja. Burimi është djali që e duan të gjithë, ka tip fantastik, është shumë i ëmbël dhe të bën për vete me sjelljen dhe pamjen e tij.
Dhe ndalojmë te ceremonia e dasmës më 9 gusht, mund të na zbulosh disa detaje? Sa do kushtojë dasma juaj?
Do të jetë një dasmë tipike shkodrane me 400 të ftuar, pasi do të bëjmë një ceremoni të përbashkët të dy. Se sa do kushtojë, s’mund ta zbuloj. Mund të them që do të jetë një ceremoni në mesditë, një festë ku unë do plotësoj dëshirat dhe kënaqësitë e mia.
Përveç familjarëve dhe shoqërisë, i ke dërguar ftesë ndonjë miku apo mikeshe të “Big Brother”? Po Marjeli do të mund të jetë në dasmën tënde?
Po, mund ta theksoj që ka qenë ideja e Ergysit të BB, që të ftojmë çif të gjithë konkurrentët e BB në pesë vite. Deri tani kanë konfirmuar ardhjen 30 prej tyre. Po ashtu ftesë i kam dërguar dhe Marjelit, pasi ai përveç ish-i dashur, është mik dhe një shok i imi. Të kuptohemi, nuk është se do ftoj ish-të dashurit në dasmë, por ai është ndryshe, e konsideroj të veçantë. Në këtë rast, dhe është i mirëpritur të vijë në kurorëzimin tim.
Do të ketë të papritura gjatë ceremonisë, do të bësh diçka ndryshe?
Patjetër që do i lejoj vetes të dehem në dasmën time, dhe pastaj të hidhem në pishinë, një ide gjeniale e Ergysit, i cili ka përgatitur gjithë skenarin artistik të dasmës, si miku im më i mirë.
Dhe pas martesës, ku do e kaloni muajin e mjaltit?
Muajin e mjaltit do e bëjmë në shtator në “Bora Bora”, pasi është një vend shumë romantik. Ndërsa jeta jonë si çift do vazhdojë në në Londër, pasi atje kemi shtëpinë tonë.
Gjithmonë ke pohuar se mamatë e djemve të kanë prishur punë në lidhjet e tua, si në rastin e Marjelit. Po në këtë rast?
Ah, në këtë rast jam me fat dhe shumë e lumtur. Mamaja e Durimit ka qenë një tifoze e imja në BB, dhe në momentin që mori vesh për lidhjen më tha ”Sikur më dëgjoi Zoti, që ti të bëheshë nusja jonë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close