Publikuar me datën: Thu, May 31st, 2012

Miresevini ne Universitetin “ Akademia e Biznesit ” Tiranë.

  Miresevini ne Universitetin “ Akademia e Biznesit ” Tiranë.
                         “ … Suksesi nis ketu…!!! “
                               http://www.uab.edu.al
                     Presidenti Dr. Ylber BEZO
             Kam kenaqesine t`ju uroj mireseardhjen ne Universitetin me prestigjoz te Shqiperise, studentave te vitit te pare akademik              2011-2012.
             Ju falenderoj qe keni zgjedhur kete universitet per te vazhduar udhen e bukur dhe plot sfida te dijes. Studimet universitare perbejne nje hap te rendesishem e cilesor ne rrugen e formimit tuaj personal dhe profesional.
          Universiteti “ Akademia e Biznesit ” — “ U.A.B ” Tirane, eshte ideuar si nje universitet me mendesi te reja te mesimdhenies dhe te mesimnxenies. Ne kete Universitet ju pret nje staf akademik i pregatitur ne universitetet me te mira mbrenda dhe jashte vendit dhe nje mentalitet i ri i marredhenievePedagog-Student. Ne kete universitet ju do perfitoni dije dhe njohuri te njejta me ato qe marrin bashkemoshataret tuaj ne Universitetet me te mira te Europes dhe SHBA.
Ne  “ U.A.B ”  do te gjeni:
          – Staf akademik te kualifikuar ne universitetet me te mira brenda dhe jashte vendit.
          – Mjedis dashamires dhe bashkepunues.
          – Orare konsultimesh me pedagoget.
          – Trasparence te plote ne menyren e vleresimit te studenteve.
          – Diplome dy gjuheshe (shqip – anglisht) dhe tre sistmeshe (shqiptar – ETC – USA),  sipas kritereve te Kartes se Bolonjes, e pajisur me kreditet korresponduese dhe e krahasueshme me diplomat e universiteteve Europiane dhe Amerikane.
          – Kampus universitar teresisht te kompjuterizuar, me mundesi interneti, ku mund te ndiqni rezultatet tuaja dhe te rejat shkencore bashkohore.
          – Mundesi bashkepunimi, shkembimi studentesh e eksperienca te kerkimit Shkencor ne Universitetet Europiane.
Politikat e Universitetit:
          –  Universiteti “ Akademia e Biznesit ” Tirane, eshte nje nga vatrat e dijes ne te cilen jo vetem pergatiten specialist te fushave te ndryshme, por edhe edukohet brezi i ri i drejtuesve te ardhshem te sektorit privat dhe publik.
         – Ne menyre kategorike jane te ndaluara  ( kopjimi dhe mitmarrja ). Ne rastin me te pare, do te merren masat me ekstreme si per studentet, ashtu edhe per pedagoget.
           –   Ne mjediset e brendshme te  “ UAB ”  ndalohen:     Pirja e duhanit, konsumimi i alkolit dhe i lendeve narkotike, sjelljet e pahijshme qe cenojne dinjitetin dhe integritetin e studenteve dhe pedagogeve.
                  –   Ne raste te tilla, stafi drejtues do te marre masa disiplinore ne perputhje me statutin dhe rregulloren e “UAB“.
                  –   Nga ana e universitetit do te kerkohet nje sjellje dhe veshje etike si per studentet, ashtu edhe per pedagoget.
                  –   Nga studentet kerkohet nje angazhim i plote dhe serioz per arritjen e rezultateve sa me te larta.
                  –   Te punojme se bashku per te ndertuar nje universitet te ri, nje mentalitet te ri!
                  –   Le ti japim Tiranes Universitetin qe meriton!
                  –   Le te punojme se bashku , per nje universitet cilesor e konkurues mbrenda dhe jashte vendit!
                  –   Le te sherbeje ky Universitet si nje pike referimi si ne vend, ashtu dhe ne bote per Tiranen e sotme!
Universitetin “Akademia e Biznesit ” Tirane.
Ky vit akademik e gjen universitetin tonë, ndonëse më i riu i universiteteve private në vend, me të konsoliduar nga ana  institucionale, akademike dhe me perspektiva inkurajuese për të ardhmen.
          Mësimdhënia, mesimnxënia, vlerësimi reciprok i studentëve dhe i personelit akademik kanë shënuar rritje të cilësisë së kurseve dhe të programeve të ofruara, si edhe vendosin themele të shëndosha për karrierën profesionale të studentëve.
    Filozofia e punës është “studenti në qendër të vëmendjes”, që do të thotë se gjithçka që ndodh në universitet që nga procesi mësimor, shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në dispozicion ekskluziv të studentit.
          Kjo bëhet e mundur nëpërmjet një stafi dinamik të zgjedhur dhe të përkushtuar, një ambjenti të kompjuterizuar që mundëson kontakte të vazhdueshme me botën akademike perëndimore dhe nëpërmjet veprimtarive të larmishme  ekstrakurrikulare.
         Mënyra e zhvillimit të procesit mësimor, procedurat e kontrollit të dijes, rekrutimi i stafit akademik, këshillimi i studentëve, shërbimi i bibliotekës e mbi të gjitha kërkimi shkencor kanë si qëllim realizimin e një eksperience akademike unike në vend, që nuk përjashton asnjë element domethënës të universiteteve evropiane dhe ato amerikane.  Programi mësimor është i përshtatur me nevojat e tregut dhe përcaktohet në bashkëpunim me komunitetin e biznesit.
        Sfidat përpara të gjithëve ne janë të shumta, por edhe entuziazmi i studentëve dhe pjekuria e profesionalizmi i personelit akademik janë armët tona të sigurta për t`i përballuar ato me sukses. Stafi ynë akademik po bën të gjitha përpjekjet që çojnë në përmbushjen e suksesshme të misionit të universitetit: përgatitje e qytetarëve profesionalisht të aftë dhe në gjendje të marrin përsipër përgjegjësi për vete dhe për vendin.
        Universiteti ynë njihet nga të gjithë si një universitet ndryshe, me studentë dhe personel akademik ndryshe për shkak të seriozitetit dhe mendësisë së re në organizimin dhe menaxhimin e programeve, jetës universitare, konferencave shkencore, lidhjeve me komunitetin e botën akademike, e mbi të gjitha, për vënien e studentit në qendër të vëmendjes.
        Universiteti “ Akademia e Biznesit ”, Tirane, në gjithë veprimtarinë e tij synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet akademike më të larta bashkëkohore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të përkrahë aspiratat arsimore dhe arritjet e cilitdo që kërkon të përfitojë nga arsimi i lartë.
       Me misionin e tij universiteti ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e të menduarit kritik e analitik, si dhe ndjenjës së përgjegjësisë dhe angazhimit ndaj njeriut, komunitetit, kulturave, ngjarjeve e çështjeve të ndryshme që shqetësojnë individin dhe komunitetin.
Për të realizuar këtë mision strategjik ai u përmbahet këtyre qëllimeve kryesore:
         –  Nëpërmjet programeve universitare   mësimore – shkencore të një niveli të përparuar e bashkëkohor teorik, metodik e praktik, të përgatisë profesionalisht specialistë të lartë në fusha që përmbushin nevojat e individëve dhe punëdhënësve duke i përgatitur të diplomuarit për karriera të shumëllojshme në tregun konkurues të punës në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë në ndryshim dhe zhvillim.
Nëpërmjet punës kërkimore-shkencore të nivelit më të përparuar të formojë shkencëtarë të rinj në fushat që mbulon.
         Nëpërmjet programeve kryen kualifikime shkencore të personelit akademik në të gjitha fushat e shkencave të mirëfillta teorike dhe në fushat e shkencave të zbatuara dhe metodike-administrative që mbulon.
         Të tërheqë specialistët më të mirë dhe të inkurajojë me të gjitha mënyrat kontributin e tyre, vazhdimisht në rritje, në fushat përkatëse.
         Të kryejë studime shkencore për të zhvilluar më tej dijen në profilet shkencore që lëvron.
         Të ofrojë kualifikim të vazhdueshëm e bashkëkohor për personelin akademik në fushat që mbulon.
         Nëpërmjet programeve universitare të përgatitë specialistë të profileve të caktuara ose të ngushta për fushat që mbulon ose për fusha të reja që dalin, për t’iu përgjigjur nevojave kombëtare e rajonale.
        Studimet universitare zhvillohen në përputhje me rregullat dhe parimet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Larte.
Dëshiroj t’ju kujtoj të gjithëve, që studenti nuk është një qënie e predispozuar gjenetikisht për tu bërë X apo Y, as origjina e tij apo kushtet familjare nuk vendosin se çdo të bëhet ai. Ju, pa përjashtuar askënd, i keni të gjitha predispozitat, kushtet dhe mbështetjen tonë maksimale, të bëheni çfarë dëshironi të bëheni !

Suksese në jeten e bukur dhe plot sfida të dijes…!!!
… Suksesi  nis  ketu … !!!

Universiteti ” Akdemia e Biznesit ” Tirane, ofron keto programe studimi:
CIKLI BACHELOR NE FAKULTETIN ” EKONOMISE “ ME PROFILET:       
 1)   MANAXHIM BIZNESI,                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         
 2)   KONTABILITET – FINANCE,
 3)   BANKA DHE INST. FINANCIARE.
CIKLI MASTER NE FAKULTETIN ” EKONOMISE “ ME PROFILET:
1)    MANAXHIM BIZNESI,
2)    KONTABILITET – FINANCE,
CIKLI BACHELOR NE FAKULTETIN E ” DREJTESISE “ ME PROFILET:

1)    DREJTESI,
2)    BUSINES LAW,

CIKLI MASTER NE FAKULTETIN E ” DREJTESISE “ ME PROFILET:
1)   E DREJTE PENALE,
2)   E DREJTE CIVILE DHE BUSINESS LAW,
Me respekt;

Presidenti i Universitetit   ” Akademia e Biznesit “,
Dr. Ylber BEZO

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close