Publikuar me datën: Mon, Sep 10th, 2012

Ministri turk thotë: Suksesi Kosovës, është edhe i Turqisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion nga Turqia, i kryesuar nga ministri i financave, z. Mehmet ?im?ek.

Takimi i sotëm, tha Presidentja, ka simbolikën e vet, pasi që po zhvillohet në një ditë shumë të rëndësishme për Kosovën, në ditën e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka dëshmuar se është kontribuues i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Ajo theksoi se edhe pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë mbesin sfida, për tejkalimin e të cilave Republika e Kosovës ka nevojë për mbështetjen e mëtutjeshme të miqve të saj, e sidomos të Turqisë, e cila me dekada ka përkrahur Kosovën në të gjitha momentet kyçe, duke ofruar ndihmë, jo vetëm politike, por edhe ekonomike e ushtarake.

Ministri i Financave të Turqisë, z. Mehmet ?im?ek, duke përgëzuar presidenten Jahjaga për të arriturat në Kosovë, nënvizoi se suksesi i Kosovës është edhe sukses i Turqisë, duke pasur parasysh marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

Ministri i Financave të Turqisë, z. Mehmet ?im?ek, konfirmoi se Turqia do të vazhdojë edhe në të ardhmen mbështetjen e fuqishme për Kosovën, në veçanti në sferën e lobimit tek shtetet e Lindjes së Mesme.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close