Publikuar me datën: Sun, Jun 26th, 2011

Ministrat e PDK-së para “viktimizimit” për Pacollin

Prishtinë, 26 qershor – Një nga dhjetë ministrat aktualë të Partisë Demokratike të Kosovës rrezikon të largohet nga kabineti qeveritar më së largu brenda tre muajve. Se cili do të jetë ai, do të vendosë kryeministri Hashim Thaçi, ndonëse më të eksponuar janë ata që drejtojnë resorë ekonomikë. Vendin e atij që do ta marrë “kartonin e kuq” nga shefi i Qeverisë, pritet ta zërë një pasardhës që do të vijë nga Koalicioni Kosova e Re (KKR). Krejt kjo synohet të bëhet me qëllim të përmbushjes së marrëveshjes së ridizajnuar për koalicionin qeverisës, e cila ishte arritur mes kryeministrit Thaçi dhe ish-liderit të Koalicionit Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në prill të këtij viti, shkruan Koha Ditore.

Shefja e Grupit parlamentar të këtij koalicioni, Myzejene Selmani rikujton se në atë rimarrëveshje ishte paraparë që KKR-ja, pos tri posteve të ministrave dhe të pesë zv.ministrave, t’i fitonte edhe dy pozita të ministrave dhe katër të zëvendësministrave. “Pas tërheqjes nga kandidimi për president, Behgjet Pacolli është marrë vesh me kryeministrin Thaçi që KKR-ja ta ketë një zëvendëskryeministër, pesë ministra dhe nëntë zëvendësministra. Por kjo marrëveshje ende nuk është përmbushur nga Thaçi”, ka deklaruar Selmani.

Ajo ka konfirmuar se aktualisht KKR-ja e ka vetëm zv.kryeministrin, katër ministra dhe pesë zëvendësministra. “Prandaj ne po presim që më së largu deri në shtator, kryeministri Thaçi t’i dalë zot marrëveshjes së nënshkruar dhe t’i bëjë emërimet e duhura”, ka thënë ajo. Selmani, që është pjesë e strukturave drejtuese të AKR-së, nuk parapëlqen ta prejudikojë përkeqësimin e raporteve mes partnerëve qeverisës, si rezultat i mospërmbushjes së marrëveshjes së ridizajnuar, megjithëse zotohet se KKR-ja nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj. Cilën ministri e dëshiron Aleanca e Pacollit, me çfarë kriteri do të largojë një ministër aktual Thaçi, apo mos ndoshta do të krijohet ndonjë ministri e re për të përmbushur apetitet e partnerit të koalicionit qeveritar, lexoni në numrin e së dielës të Kohës Ditore.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close