Publikuar me datën: Mon, Sep 17th, 2012

Milan me startin më të dobët pas 82 vjetësh

Milani kishte 82 vjet që nuk e niste kaq keq sezonin. Kuqezinjtë nuk i humbnin dy ndeshjet e para në stadiumin e tyre që prej sezonit 1930-1931. Përpos dy humbjeve në “San Siro”, për më tepër formacioni i “Djallit” nuk ka arritur të shënojë qoftë edhe një gol të vetëm, statistikë kjo e cila bie ndesh me mentalitetin sulmues që e ka karakterizuar ndër vite skuadrën e presidentit Silvio Berlusconi. Gjatë këtij fillimsezoni, statistikat flasin të gjitha kundër formacionit të Milanit. Mjafton të shikojmë shifrat e ndeshjes së fundit kundër Atalantës, për të kuptuar se ky është Milani më i dobët i 82 viteve të fundit. Kundër Atalantës ka krosuar 41 herë në zonë kundrejt 15 herëve të zikaltërve. Por, për fat të keq, asnjë nga këta 41 krosa nuk ka shkuar në këmbët apo kokën e sulmuesit, Giampaolo Pazzinit. Pra, një strategji kjo e gjitha e çuar dëm. Edhe në kontrastet me kundërshtarin, Milani nuk ka qenë shumë superior: 55 herë ua kanë thyer aksionet bergamaskët kuqezinjve. Ndërsa këta të fundit vetëm në 50 raste kanë arritur t’ua marrin topin zikaltërve. Formacioni i trajnerit të Atalantas, Stefano Colantuonos ka qenë superior ndaj Milanit edhe në lojën me top. Bergamaskët e kanë humbur 145 herë sferën nga zotërimi, kurse kuqezinjtë 152 herë. Pra, duke analizuar këto statistika, e kupton qartë se formacioni kuqezi është në një krizë totale. Dhe për të dalë sa më shpejt prej saj, këto statistika duhet të ndryshohen për mirë, me shpresën që në të ardhmen ato 41 krosa që hidhen në zonë për Pazzinin, të shndërrohen në gola për sulmuesin kuqezi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close