Publikuar me datën: Wed, Dec 8th, 2010

MIDIS NESH KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ

Shundi,kiçi,pseudovlera në artin tonë është në atë masë që kalon çdo kufi.Ajo pseudovlerë ka futur
rrënjë në shumë lëmi të artit,në gazetat tona,letërsi,por veçmas në muzikë
———————————————————————————–

Shkruan:Shaban CAKOLLI
——————————-

Populli shqiptar,si një popull i lashtë e i shumëvuajtur është dashur të rrijë i zgjuar,sepse ka qenë
i tëri  i  rrethuar me armiq kalimtarë,që në çdo  çast donin ta gllabëronin,tía shpërfillnin traditë
e kulturë dhe me anë të këtyre shpërfilljeve të dëpërtonin në jetën tonë,që më pas të naimpononin
doket dhe zakonet e tyre jo shqiptare.Nëpër ato momente mjaft të vështira,populli ynë asnjëherë
nuk iu nënshtrua pushtuesve, kurrë nuk pushuan rrëpatjet për të  u çliruar dhe në kushte pushtimi ia doli
me sukses të ruaj kulturë e traditë,të cilat shumë popuj nuk ia dolën të i ruajnë dhe u shuan në tërësi.
Studiues të ndryshëm të botës kanë bërë stërvitje të shumta për të u njohur me kulturën tonë,disa
nga ndjenjat miqësore  hulumtuan drejt kulturën tonë,siç ishte gruaja angleze Edit Durham, e cila
pati shkruar aq shumë për kulturën tonë të begatshme,vetitë e mira të karakterit e traditës sonë

shqiptare.Vallë,a nuk është kjo diçka për të u mburrur?

Po,dhe mburrje më të madhe nuk ka,por a do
të guxonim ne që të gjitha këto të i lenim nën hijen e kohës,duke i konsideruar ato si gjëra të vjetrua
ra të cilat nuk i përshtaten jetës së sotëme  kinse moderne?!Unë them jo,por fatkeqësisht po ndodh që
këto tradita të çmuara po shkojnë në një rrugë të huajësimit!!!Më e keqja e të tëhuajësimit të
traditave tona është kur ne ato i tëhuajsojmë vet,dhe ato përmes vet punës sonë të artit.
Vërtetë arti është mjet lidhës,që i lidhë njerëzit profesionist,talentët me talent,përmes të cilit mund
të tregojmë të bukurën,për të treguar mençurinë tonë të kulturës,duke civilizuar e duke ngritur lart civi-
lizimin tonë me botën.Se arti është urë që lidhë kulturat ndërmjet popujve të ndryshëm,kjo është
e vërtetë,por kulturën tonë më të civilizuar ndërmjet popujve tí shtojmë asaj elemente të huaja?!
Frika jonë sot është se me artin tonë kombëtar u kemi hapur rrugë ndikimeve të huaja.Vërtetë
në art nuk dihet se ç´mund të sjell e ardhmja  dhe ne bekojmë që të sjellë art të ndritshëm e të
mirëfilltë,por rruga të cilën ka zënë sot arti ynë është jashtë binaresh dhe të lë të brengosesh.
Shundi,kiçi,pseudovlera ka futur rrënjë në shumë lëmi të artit në gazeta,letërsi e veçmas në muzikë.
Sot flitet për poet të modernizuar qëvërtetë janë të rrallë,por  e mbushur është fusha me të ashtuqu-
ajtur modernist,që nuk i kuptojnë vargjet që i shkruajnë vet,e mos të flasim sa mund tí kuptojnë
të tjerët.Ne po i kthehemi kësaj radhe artit  muzikor.Përse muzikës?Sepse bota në të cilën jetojmë
sot është mbushur këngëtarë,të gjithë këndojnë,të gjithë bëjnë estrada,grupe muzikore(SHKA;AVI)
pop grupe,hit grupe etj…

.E keqja nuk është përse këndojnë,por një e keqe që na dëmton rëndë po vjen
nga këto turma këngëtarësh.Kultura jonë muzikore është mbushur fund e krye vlera të dyshimta.
Në këtë fushë janë mbledhur njerëz të pandërgjegjshëm,ata adaptojnë këngën tonë me tekst banal,
me melodi të huaj orkestrim tejet amatoresk,qesharak dhe kanë guxim të dalin para auditorit me
kokën lart kinse kanë krijuar vlera artistike,vlera këto që janë stërvjedhur e janë mbushur me
elemente të huaja turke,serbo-sllave,çergare që tejet mase të shtojnë neverinë.Edhe në veshëje e sjellje kanë kopjime
të elementeve të huaja.E keqja më e madhe është se ata mbijetojnë,duke  mashtruar masën,duke tjetërsuar
shpirtin e njerëzve të rëndomt,duke  ua zhveshur gjepat dhe ate duke ua imponuar kulturën e huaj.
Pse ne heshtim dhe e lëmë të kaloi kjo dukuri negative në heshtje?Unë mendoi se nuk ka popull në
botë që rri indiferent në kso rrethanash. E tëra kjo kalon pa pengesa,sepse rininë tonë e ka kapluar
një realitet i zymtë.Pastaj asaj që na e solli lufta e pushtuesit serb,e kanë lënë rininë tonë në një
lloz,ka mbetur e luhatshme dhe nuk di nga orientohet.Megjithatë ata duan ta gjejnë veten dikund,
meqë as vet nuk dijnë çka duhen të jenë dhe ku duhet të jenë.Në mesin e rrugëve që nuk kanë zgjidheje
ata mund të futen edhe kafeneve,ku muzika të bënë të shurdhër,në të cilat bëhet krim mbi kulturën
tonë kombëtare,e për të e përballuar këtë duhet të joshen me disa pije të forta,sa për të i thënë vetes
ja edhe unë jam diku,ku dëgjohet  muzikë shqip!Paramendo,edhe ajo muzikë që i ngjanë krokatjeve
të korbave,duhet të quhet muzikë shqipe!E keqja më e madhe është se të rinjët tonë kanë prirëje
të adaptohen më  shpejt dhe më leht ndaj asaj që është e dëmshme,dhe pak nga pak ajo vjen duke
futur rrënjë nga koka deri thellë në zemër.Asimilimi vjen padiktueshëm,qetë dhe dalngadal e bënë
të vetën.Po si do të duhej të ia ndalim hovin këtij turpi?Të i themi stop është edomosdoshme,por kur?
Është në dorën tonë të e zhbëjmë sa nuk është bërë vonë.Dikush pyet ,po si?Unë them të mos e
mbështesim asesi këtë çoroditje.Po,nga se asnjë art nuk mund të krijohet pa mbështetëje kombëtare.
Bizneso-patriotizmit muzikor,i cili nuk bënë gjë tjetër,pos që na ofron ulurima,i kemi dhënë vet krah
dhe tani e kemi vështirë të ia ndalim hovin.Shkojmë vet me paratë tona të djersës dhe blejmë
vlera të huaja,antivlera shqiptare dhe kështu  vet e zbehim kulturën tonë të mirëfilltë kombëtare.
Pse e bëjmë këtë?Sepse është mbushur pseudovlera në çdo shtëpi,së pari e gjejmë në televizion,
në kaseta e dasma,në tubime e koncerte!!Kështu kemi humbur orientimin e nuk dijmë më të vlerë
sojmë se cila është muzika jonë!Çka na duhen  neve shqiptarëve shundi e kiçi,që nuk paraqesin asgjë
tjetër përpos disa përzierjeve të huaja.Ato i pëlqejnë vetëm ata që nuk kanë nivel të duhur të kultures
kombëtare.A jemi vërtetë ne shqiptarët në atë nivel?Përkundrazi ne kemi njerëz të aftësuar
të artit të mirëfilltë.Është dobësi e institucioneve tona të cilat nuk bëjnë një hap të tubojnë këto
kuadro,por edhe detyrë e shoqërisë sonë të luftoi bastardimin e kulturës sonë kombëtare.
Të hedhim dhe mos përfillim tregun e komercializmit që për të u pasuruar po na ofrojnë vlera
të dyshimta,të huaja bile edhe huazime të kulturës  të armiqëve tanë.Ti kthehemi kulturës
institucionale,atëhere tregtarët detyrohen të na ofrojnë vlera të mirëfillta të kulturës sonë
kombëtare të të gjitha sferave të artit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close