Messi beson në kualifikim

Lionel Messi ka insistuar se ishte i gatshëm të luante kundër Bayernit dhe se donte të shënonte të paktën një gol në ndeshjen që ata e humbën mbrëmë kundër gjermanëve.
Gjigantët spanjollë u befasuan me humbjen prej 4 me 0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales dhe tani kanë një mision të vështirë për të kthyer rezultatin në favor të tyre, shkruan Skysports.
Messi nuk ishte në formën e tij të duhur në “Allianz Arena” dhe dukej se ende nuk ishte i gatshëm për lojë, pas lëndimit që e pësoi në gju disa javë më parë.
“U ndjeva mirë. Isha në gjendje të luaj. Ne kemi ndeshjen kthyese dhe shpresojmë të fitojmë”, ka thënë Messi pas ndeshjes.
“Ata ishin më të fortë se ne, fizikisht ishin superior. Ishte e keqe ajo se çfarë ndodhi por ne duhet të vazhdojmë”, shtoi ai.
Mesfushori Xavi beson se Barcelona ende nuk është dorëzuar dhe shpreson që të arrijnë finalen e Wembleyt edhe pse janë në disavantash pre 4 golave.
“Ne jemi Barça dhe do të provojmë që të arrijmë në finale”, tha spanjolli.
“Ne duhet të luajmë një lojë të mirë por në të njëjtën kohë e dimë se praktikisht është e pamundur të fitojmë”, shtoi ai.