Messi: Barcelona më ka ndryshuar jetën !

Barcelonë, 14 prill – Futbollisti fenomenal Lionel Messi nuk dëshiron të ndryshojë mjedisin dhe ka përsëritur se dëshiron që deri në fund të karrierës të mbetet lojtar i Barcelonës.
Megjithëse çdo klub në botë e dëshiron Messin në radhët e veta, rrallëkush mendon të bëjë ndonjë transferim. Përveç, natyrisht, Manchester Cityt. Sheikh Mansour ka përmendur disa oferta të pabesueshme, por argjentinasi është mjaft i qartë.
“A do të luajë në Premier League? Them se dua të qëndroj gjithë jetën në Barcelonë. Do të qëndrojë këtu derisa të dëshirojë klubi. I detyrohem për gjithçka këtij klubi, për mundësitë e ofruara, i detyrohem se më kanë ndryshuar jetën”, tha Messi.