Publikuar me datën: Mon, Dec 20th, 2010

Mergimi -Nga Blerta Jusufi-Tetove

Mergimi -Nga Blerta Jusufi-Tetove

Jeta është një pritje e gjatë ,çdo lëvizje është përpjekje për të kapur trenin në stacionin e jetës,për të arritur në një destinacion të caktuar.Edhe un ja nisa ksaj rruge jetsore nga çasti kur vendosa të largohem nga familja duke menduar që është koha të bëj diçka për vete, të bëhem dikushi.Por një njeri nuk mund te bëhet dikushi nëse nuk i ka pranë të afërmit e tij,për këtë jam bindur që nga momenti kam shkelur në atë tokë të huaj në atë vend të mallkuar ku se gjeja dot veten në asnjë cep.
Ja se si fillon  historia ime.Isha student i mire i regullt ,solid që nga dita kur shkela në atë tempull diturie thash vetes e dij cili është vizioni im.Isha deridiku i knaqur me jetën që kisha ,edhepse thoja nganjihere se nuk jam si gjithë moshataret e mi, mua me ngelte shumë pak kohë për të shetitur, ngase edhe punoja edhe studjoja për ti mbuluar harxhimet e mia, familja arinte te me siguroje dicka minimale.E ndjeja mungesën e shoqërisë,ata shokë që i kisha tashmë kishin mare rugët e mërgimit, vetmija me rendonte cdo ditë e më shume,ajo mu shendrua në fantazmë e cila qëndronte prapa meje kudo që shkoja.E keqja e më së keqes ishte se edhe libri të cilin tash e kisha të vetmin shok më braktisi apo unë e braktisa atë sepse asnji fjale asnji resht nga librat nuk me hynte ne tru.Thjesht isha shendruar në një njeri hije që bredhte rrugëve pa adresë, pa asnji qëllim.,në një njeri të cilin e drejtonte e keqja dhe e ndjekte pas vetmija.
Familja-atë e kisha haruar,dikur mezi prisja fundjaven që të shkoja ti vizitoj, kisha mall të ulesha pranë nënës e ti rëfeja gjithçka që përjetu në studime,cdo aritje problem apo shqetsim , e babai me fytyrën e tij të mvrejtut nganjihere më qortonte,me thoshte :”djali im hapi sytë ne vetëm ti të kemi te ti i kemi gjith shpresat,duhet te mundohesh të punosh edhe më tepër…”,ndërsa nëna më shtrëngonte dorën për të më dhenë kurajo.Ashtu siç braktisa gjënë më shtrenjtë ashtu braktisa edhe studimet ,nganjihere shkoja në fakulltet vetëm sa për të vrarë kohën,vetëm si figurë sepse mendja me bridhte rrugëve aty ku mendoja se gjeja pak qetësi.Sa herë më kishin trokitur familja në derë më ishij përgjëruar tju hapja derën dhe të flisja me ta,por zemra ime ishte e mbyllur skishte vend për të folur me askënd.pastaj skisha fytyrë skisha guxim tju dilja para syve.Një ditë e pashë babain në qytet ,u largova për të mos më vërejtur por nga larg ia pashe rrudhat në ballë që dukej sikur shprehnin dilemëna:”athua ku gabuam pse ti bir që të dhamë gjithçka  të ritëm të edukuam të bëmë njeri të na e kthesh shpinën?!”
Familja ime tashmë ishte kaptinë e mbyllur por në netët e gjata pa gjumë bëja nji rikapitullim të skenave të lumtura pranë prindërve të mi.Më mungonin më tepër gjatë festave , e festat tashmë i kaloja i vetëm në dhomën time i mbyllur brenda katër mureve me mijra kilometra larg.po po shumë larg,tashmë isha strehuar në një nënqiell të huaj njeriu i cili mësolli këtu ma ktheu shpinën dhe me tha :ktu mbaron detyra ime,tash urdhëro ti bën cfarë të duash.Mbeta në mesin e hiçit, mbeta rrugëve, me netë të tëra asfallti i ftohtë ishte shtrat për muae gjersa nji natë ecja rrugëve mu afrua nji njeri më foli në gjuhën gjermane ,unë i rudha krahët thash nuk dij athere ai më foli shqip.Sa u gzova kur më në fund pashë nji fytyrë mikpritëse,ishte bashkatdhetar i imi, më ftoi për kafedhe un ia qava hallin ai me tha:”mëvjen keq unë nuk mund të ti kthej gjërat që i ke humbur,por së paku mund të ti largoj brengat, e shef këtë restorant është i imi po të duash që sonte mund të nisish të punosh këtu”,ky njeri bëri  vërtetë shumë për mua.Ja nisa punës në fillim laja enë, njoha shumë njerëz kontakti me ta dhe puna nuk më lenin të mërzitem,ashtu kalonin ditët.Por një ditë isha në kulmin e mërzisë, nuk duroja dot mallin ,mora telefonin dhe thira në shtëpi ,në telefon u pergjigj nëna -”Si je nënë?”-i thashë.”Mir jam biri nënës,po ti si je a je mir me shëndet ku je, ku rin ku flen ,a ke me henger ushqim?”-heshta për ca çaste, më dridhej zëri edhe zemra nuk mundja të flas sidomos kur e degjoja se ajo po qante,dikur mora guximin dhe i thashë mirë jam nënë, jam larg po punoj dhe aq e mbylla telefonin.Ah, nëna ime e shkretë sa e mirë që ishte edhepas asj që i kisha bërë ajo kujdesej për mua .Ah o Zot çfar kisha bërëkisha braktisur më të dashurit e mi atyre që u kisha borxh gjithcka,un nuk e meritoja kujdesin etyre por gabimi ishte bërë,mendoja se kthim mbrapa nuk kishte.
Vazhdova punen si kamarier.Një natë më erdhi tek puna një kushëri i imi,në fillim nuk me njohi, i fola unë e përshëndeta,ai me tregoi gjitcka që kishin bërë familja ime për të me gjetur,me tha si ike si u largove ashtu pa asnji gjurmë,pastaj ma zgjati doreni dorën më përqafoi e më tha :”gëzohem që je gjallë dhe shendoshë”.Folëm shumë gjatë me të at natë,dhe që nga ai moment kushëriu më vinte në vizitë gati cdi dite ,edhe familjes së tij gruas dhe vajzave iu kishte treguar për mua.Një ditë me ftuan të shkoj te shtëpia e tyre për drekë,pranova ftesën shkova ,shumë mirë kalova.ishte atmosferë tipike shqiptare,bukë e krypë e zemër.,mbesa e vogël më rinte në prehër dhe më thirte xhaxhi.Në  nji moment cingroi telefoni ,mbesa ma solli mua telefonin ,kur dëgjova zërin e nënës, nuk ju besova veshëve,kësa radhe i tregova fill e për pe gjithcka që kisha përjetuar.,e ajo qante në anën tjetër të telefonit,ishte larg me kilometra po me dukej se e kisha shumë pranë vetes.në fund më tha :”biri nënës,nuk vdes nëna nuk me tret dheu, nëse nuk të shof edhe njihere,pa ti puthur sytë, pa ta puthur ballin”.Kjo ishte nata më e lumtur e jetës time,edhe pikërisht at natë mora nji vendim.Kushëriri im edhe për pak javë do të nisej për në vendlindje, vendosa edhe unë të kthehem bashkë me të në shtëpi.Rruga për në shtëpi e dija se e është ruga e shpëtimit tim.sepse gjithë këto vite kisha jetuar në erësire.
Sa e gjatë mu duk rruga e kthimit, më në fund aritëm u gëzova pa masë kur shkela në atë rrugë ku kisha lozur si fëmi,ndejta nji kohë të gjat duke e veshtruar dhe duke i kujtuar çastet e fëmijrisë.Më në fund hyra në oborin e shtëpisë,trokita në derë e te pragu i shpise doli nëna ,më përqafoi fort dhe mi puthte duart ,nuk shkëputej dot nga kraharori im, e ndërsa babai ashtu i sëmurë si ishte mori forcën u çua më zgjati dorën dhe më tha :”mirë se erdhe bir, në shtëpine tënde, u ula e perqafova.Në at çast kuptova sa më kishin munguar këta dy njerëz të dashur të mit,sa më kishte marrë malli për çdo qosh të shtëpisë.,dhoma ime ishte ende e njëjtë ashtu siç e kisha lënë,mbi tavolinë ende qëndronte fotografia ime e maturës ku kisha dalë me prindërit ne oborin e shtëpise.Ah këto dy krijesa më kishin falur gjithçka, e unë ua kisha kthyer shpinën.I thash vetes pas gjithe ketyre vuajtjeve dhe brengave që ua kisha shkaktuar është koha tu falësh gëzin m dhe të kujdesesh për ta.
Që nga ajo dit shtëpinë tonë e mori e mbara , gjeta nji punë të mirë,rregullova disa gjëra në shtëpi tashmë ajo dukej si e re,ajo për cdo ditë ishte e rathuar me mis e familjarë që na vizitonin.Por nënën e brengoste diçka, cdo ditë më thoshte  eshtë koha bir të martohesh të marish një nuse ,të kujdeset për ty, për ne pleqtë dhe për shtëpin se nëna jam mplakur nuk mundem më. E gëzova nënën duke ja sjelle për reje më të bukurën dhe më të mirën e fshatit.Nga e gjithe historia  e jetës sime,, nga jeta e vështirë në rrugët e mërgimit dhe nga ky epizod i lumtur  prane familjes, tash që u bëra prind edhe vet nxora një mësim sepasurija dhe thasar me i cmueshem i imi eshte familja,  se gjithçka që kam dhe gjithçka që jam ju detyrohem prindërve të mi dhe Zotit të madhërishëm që kishte degjuar lutjet e mia dhe nuk më kishte braktisur në asnji çast.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close