Publikuar me datën: Sun, Aug 30th, 2015

IN MEMORIAM Mr. Av.Nikë Nrecaj (12.08.1957 – 31.08.1987)

11217552_1010457972340201_853822729185437174_n (1)

 

 

 

 

Nga:Prof.Dodë Ndrecaj 31.08.2015.

 

Nikë Nrecaj u lind me 12 gusht 1957 në Përlinë, Klinë nga baba Mark i njohur edhe si Malë dhe nëna Dilë( Djellushë ) e gjinisë Lulgjuraj. Ishte fëmija më vogël nga gjithsejt dy motra e katër vëllezër sa kishte familja jonë i një  barku që në ato vite si gjithë populli ynë po kalonte sfida e ditë të vështira nga regjimi i atëhershëm qeverises.Babai ynë ishte i vitlindjes 1904 pikërisht ishte një mirditor tradicional që dinte shkrim lexim dhe zotëronte mirë gjuhën gjermane pasi kishte qenë i internuar në Gjermani për katër vite gjysmë si robër i luftës së dytë botërore. Kurse nëna Dilë(1905), ishte një malësore grudjane nga Malësia e Mbishkodrës tani nën Malin e Zi. Nika i cili që nga fëmijëria e hershme dallohej për zgjuarsi ndaj edhe ndoqi mësimet e para në shkollën tetëvjeçare në Klinë gjatë vitit shkollor 1964/’65 duke pasur mësuese të klasës Shahindere Bërlajolli-Stafaj nga Peja.Si nxënës i zellëshëm në mësime pranë kësaj shkolle u shpërblye me mirënjohje e dhurata në formë libri për sukses të shkëlqyeshëm e sjellje shembullore.

Pas përfundimit të shkollimit fillor Nika u regjistrua në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës (1972/’73) shkollë që drejtohej nga Prof.Frrok Gojani qe ishte themelues – drejtor i saj.Pikërisht Nika si një djalë i ri dhe plot elan iu përkushtua mësimeve me një vullnet edhe me të madh duke arritur suksese të lakmueshme në mësime. Krahas mësimeve dhe aktiviteteve me rininë e shkollës ndihmonte familjen në punët e agrokulturës. Gjendja e përgjithshme shoqërore e politike në Kosovë kishte një përmirësim të lehtë pas vitit 1971 me themelimin e Universitetit të Kosovës e sidomos pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974.Kështu, Nika regjistroj studimet në fakultetin e drejtësisë në Prishtinë (1976/’77) e ku si mësimdhënës kishte një trupë tanimë të kualifikuar profesionalisht e me grada akademike shkencore si: profesorët e lëndëve civile,penale,administrative e mjeko-ligjore: Gazmend Zajmi, Bardhyl Çaushi, Ejup Statovci,Ismet Salihu,Esat Stavileci etj.

Kur Nika perfundonte provimin asnjëherë nuk e pyesnim nëse e kishte kaluar të njëjtin por kolegët dhe familja ishin kureshtar të dinin se çfarë note kishte marrë. Vitin e parë të studimeve e kishte përfunduar në afatin e qershorit dhe kishte realizuar një mesatare shumë të lartë për çka kishte fituar të drejtën e bursës universitare.Në ditën tradicionale të solemnitetit të shpalljes se përfituesve të bursës universitare të 15 janarit ,Nika nuk kishte qëlluar i pranishëm ngase gjatë gjithë kohës së studimeve ka udhëtuar nga shtëpia për në Prishtinë dhe anasjelltas e dhënë kjo që e bën edhe më të madh suksesin e tij. Diplomoi para profesor Gazmend Zajmi duke kaluar provimin e fundit, pasi që në atë kohë nuk praktikohej punimi i diplomës. Kolegët e tij të studimeve evokojnë kujtimet e tyre duke folur me mall dhe admirim për shokun e tyre dhe suksesin e tij të lart gjatë shkollimit universitar.Nga viti 1980 ishte pjesë e gjyqësisë së Kosovës në Gjykatën Komunale të Klinës me kryetar doajenin drejtësisë Xhafer Malokun, së pari si praktikant e pastaj pas kryerjes se provimit të jurisprudencës edhe si njëri nga gjyqtarët më të ri dhe më të suksesshëm shqiptar me perspektivë edhe në nivel të Kosovës të lëndëve civile.Një vit ushtroj detyrën e sekretarit të Komunës së Klinës. Gjatë kohës kur kreu punët dhe detyrat e gjyqtarit kishte shume sfida të natyrave të ndryshme. Ishte i prerë dhe i drejtë në vendime.

Nuk kishte ndodhur që gjykata e shkalles më të lart të ia kthente vendimet e tij në rishqyrtim. Të gjithë kolegët e kohës e konsultonin madje i vinin edhe në shtëpi edhe jashtë orarit të punës. Kombëtarisht ishte i mirëformuar dhe nuk lejonte ndërhyrjet nga jashtë në asnjë bazë. Disa nga palët frekuentuese të Gjykatës Komunale në Klinës të asaj kohe nuk ishin mësuar dhe nuk donin të shihnin një ekspert të ri shqiptar në rolin ndarjes se drejtësisë. Pa shkëputje nga puna kreu studimet e magjistraturës. Ndërroi jetë tragjikisht në të hënën e 31 gushtit 1987 në moshën 30 vjeçare në fshatin Shën Gjon apo ish-Gllaviçicë të Pejës duke u kthyer nga një mbledhje e rëndësishme punë në Gjykatën e Qarkut në Pejë.Pjesëmarrja në përcjelljen e tij të fundit ishte e përmasave të papara deri atëherë me prani mbarëkombëtare. Nika ishte një familjar dashur dhe i përkushtuar.

Pas vetes la gruan e re Marinë e gjinisë Toplanaj dhe fëmijët e vegjël,vajzën Venerandën,dhe djemtë Arbenin dhe Agronin i cili vazhdon rrugën e babait në lëmin e drejtësisë.Nika u lind në gusht (12), u martua në gusht (28) dhe kaloi në përjetësi në gusht (31).Për ne familjaret gushti i gëzimeve e luanëve siç ishte Nika na është kthyer në një muaj të dhimbjes dhe pikëllimit. Do e kujtojmë përjetë.

Lavdi jetës e veprës vëlla, pushofsh në paqe!

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close