Publikuar me datën: Fri, Feb 25th, 2011

Memli nis punën – heq fotot e Nënës Tereze dhe Ibrahim Rugovës

Prishtinë, 25shkurt – Ishte nisur si zakonisht në punë dhe në agjendën ditore ka pasur që shefit të ri t’ia dorëzojë postin e ministrit. Porse ky i fundit ka qenë më i hershëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gani Elshani, deri dje ushtrues detyre i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ishte befasuar kur një pjesë e murit të korridorit që çon në zyrën e kreut të MKRS-së ka qenë i rrjepur. Për të marrë vendime shefi i ri i MKRS-së, Memli Krasniqi, nuk ka pritur orën 11:00 të së enjtes, kur edhe zyrtarisht është ulur në karrigen e kreut të MKRS-së. Kjo as që i ka penguar që të heqë fotografitë-posterë të ish – presidentit e kritikut letrar Ibrahim Rugova dhe të humanistes Nëna Terezë. Ka lënë vetëm foton e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu.
Elshani thotë të jetë ndier i hutuar me këtë veprim.
“Më vonë e mora vesh që ministri i ri i ka hequr”, ka thënë ai të enjten.
Këto fotografi së bashku me një tjetër që pasqyron ngjarjet që kanë shënuar 100-vjetorin e lindjes së nobelistes së paqes kanë qenë të vendosura në murin hyrës të korridorit që të çon në zyrën e ministrit të Kulturës.
Ministri Krasniqi e ka pranuar se me vendim të tij janë hequr fotografitë. Për të fotoja e humanistes shqiptare dhe e ish-presidentit Rugova nuk janë të kohës.
“Ka kapërcyer 100-vjetori i Nënës Terezë. Tash jemi në vitin 2011 dhe meqenëse s’ka pasur ministër qe disa muaj, nuk kanë mundur t’i heqin më herët”, ka thënë Krasniqi.
Edhe për fotografinë-poster të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ministri i sapoemëruar ka dhënë të njëjtin arsyetim.
“Fotografia e Rugovës ka qenë e njëjta gjë. Ka qenë e ndërlidhur me vitin 2010”, ka theksuar ministri Krasniqi.
Por urgjenca e heqjes së fotove nuk do të jetë edhe për zëvendësimin e tyre.
“Do të vendoset diçka aty. Mirëpo ajo nuk është asgjë urgjente që t’i vë menjëherë”, ka thënë Krasniqi.
Fotoja e Rugovës e Nënë Terezës dhe ajo e Bekim Fehmiut në korridorin e MKRS-së, së bashku me shumë të tjera të personaliteteve të ndryshme të jetës kulturore, sportive e rinore, ishin vendosur gjatë mandatit të ish-ministrit të MKRS-së, Lutfi Haziri. Pikërisht ky i fundit ka thënë se veprimi i pasardhësit të tij ka qenë i panevojshëm.
“Ato fotografi kanë qenë pasqyrim i asaj se çfarë është synimi i ministrisë. Fotografitë kanë qenë pjesë e planit punues të ministrisë”, ka thënë Haziri.
Sipas tij, fotografitë s’kanë qenë në plan të hiqen.
“Brendësia e ministrisë ka qëllim të zgjerohet me fotografi të tjera, por jo të hiqen”, ka thënë Haziri.
Për vendimin e heqjes së fotografive ministri Krasniqi nuk e ka njoftuar numrin dy në këtë ministri.
Zëvendësministri Gani Elshani nuk e di arsyen e heqjes së fotografive-posterë. Ai madje ka thënë se sot (e premte) do t’i kërkojë arsyetim ministrit Krasniqi.
“Do të bisedojmë nesër për këtë në një takim me ministrin. Ende nuk e di se çfarë është në pyetje”, ka thënë Elshani.
I painformuar ka thënë se është edhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në MKRS-së, Xhevat Bajrami.
“Nuk e di arsyen e heqjes. Nuk kam asnjë informacion”, ka thënë shkurt ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close