MEGALOMANA E POLITIKËS MAQEDONASE DHE SHQIPTARËT

Opinion
Dilemat e integrimit të Maqedonisë duket se po vërtetohen nga dita në ditë më së shumti edhe për ata, që i kanë besuar demagogjisë së politikanëve maqedonas, për integrimin në BE dhe futjen në NATO.
Dita e anulimit të Samiti i Ohri, dhe kur një grup intelektualësh maqedonas me një të ashtuquajtur “manifest” dolën hapur kundër integrimit në BE dha NATO si dhe kundër kërkesë për ndryshimin e emrit, duket se i vunë vulën demagogjisë maqedonase për proceset integruese, të cilat flasin për rrëshqitjen e Maqedonisë në një drejtim të pa kontrolluar dhe shumë absurd.
Deklarata e e presidentit Ivanov për dështimin e samitit, ishte një deklaratë shumë e stisur për veprimin e fqinjëve për mos përfshirjen e Kosovës në samit, gjë që fletë hapur për një megalomani të jashtëzakonshme, por dhe për një vasalitet mjeran ndaj serbëve, me të cilën politikanët në Maqedoni treguan dhe një herë për një politikë të mbyllur dhe krejt të gënjeshtërt ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Këto veprime të njëpasnjëshme si dhe indiferenca e kryeministrit direkt mbas lëvizjeve të partnerit shqiptarë, BDI-së, në drejtim të çështjeve të integrimit janë një shuplak për shqiptarët në Maqedoni të cilët nuk kanë alternativë tjetër përveç integrimit në BE dhe NATO.
Në këto kushte për BDI dhe për shqiptarëve në kuadrin e bashkëjetesës në këtë shtet duhet të ketë një reagim të përgjegjshëm dhe konstruktiv, të bashkërenduar edhe me politikën evropiane dhe atë amerikane, por dhe duke u konsultuar me përfaqësuesit e politikës së shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Veprimeve të duruara të BDI-së dhe personalisht të z Ali Ahmeti, ndaj politikës skeptike të Grujevskit dhe qëndrimit të opinionit maqedonas për besimin e ndërtimit të shtetit në Maqedoni duke u integruar në NATO dhe BE besoj se u ka ardhur fundi. Heshtjes, apo diskutimit të mbyllur të problemeve, që shfaqen çdo ditë, si në raportet ndëretnike, ashtu dhe për proceset integruese, të cilat nuk mundtë kuptohen pa plotësimin e standardeve, por kryesisht të ndërrimit të emrit, nuk mund tu shërbejnë më as mbajtjes së shtetit maqedonas, por as dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoni.
Kësaj gjendje rrëshqitëse pa stabilitet duhet përgjigjur dhe duhet vepruar sa më shpejt. Shqiptarët nuk mund të kenë alternative përveç integrimit në NATO dhe BE, kur duket hapur se këtë nuk e dëshiron as politika dhe as opinioni maqedonas i cili duam apo nuk duam ne ka tapinë e shtetit dhe të drejtën për ta mbajtur apo shembur atë, të cilën e kanë shprehur që me pavarësimin pas shpërbërjes së Jugosllavisë së Titos, krijesë e së cilës ata janë.
I ndieri Kiro Gligorovi në atë kohë para komunistëve maqedonas pati thënë: “Të shpallim pavarësinë, e në se nuk mundim të bëhemi shtet, le të bashkohemi me Serbinë se për Bullgainë një pikë uji jemi mund të asimilohemi fare.
Mbas këtyre fjalëve nuk ke se çfarë të thuash më shumë. “Fshati që duket nuk do kallauz”