Publikuar me datën: Wed, Dec 8th, 2010

MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE

Shkruan:Shaban Cakolli

Njeriu në jetë ballafaqohet  me ndryshime të mëdha, të cilat vërtetë janë të vështira të përbllohen.

Ne shqiptarët e Kosovës në fillim ishim të pllakosur nga robëria, shtypja, pastaj shpërtheu lufta, tani tranzicioni si thuhet për ndërtimin e një demokracie moderne. Të paktën gjatë viteve 90-ta, shqiptarët e përndjekur kanë jetuar nëpër vende që kanë mundur të jenë djep i demokracisë. Komuniteti shqiptarë atje ka mundur të gjejë vetën duke punuar shumë, duke ndërruar profesionet, duke hulumtuar të marrin eksperiencë atje ku mund të gjejnë vetën. Atje studentët tanë fitojnë eksperienca të larta, të cilat do të mundnin të i bartnin në atdheun shqiptarë. Po si bëhet kjo? Në gjendëjen si është Kosova sot pas shumë kohe të dalur nga lufta, ku mbretëron varfëria, mungesa esigurisë, korupcioni, këtë eksperiencë mund të e bartë ndonjë i rrallë që mbi të gjitha ka vetëm dashurinë për atdheun pa ia vënë mendëjen gjendëjes materiale. Ndryshe ata që kanë si qëllim jetën te para nuk mund të kthehen tek paga 200 eurosh!! Radio e mirë është ajo që informon në mënyrë të shpejtë, të paanshme dhe profesionale, pikërisht informimi i drejtë, i shpejtë dhe i paanshëm është synimi i redaksive tona në diasporë, ndërsa profesionalizmi është tipari që e dallon portalinetyre nga të tjerët. Kjo për shkak se redaksia  përbëhet nga profesionistë të lëmive të ndryshme, si gazetarë, juristë, ekonomistë dhe njohës të mirë të rrethanave politike në vend dhe atyre ndërkombëtare. Gazetarët e portaleve të  tyre duket se kanë eksperiencë në gazetat e përditshme në vendet e diaspores ku ato do të kontribuojnë për informimin e shpejtë dhe profesionist të lexuesve.

Majlinda dhe Imri Trena nga Radio Zëri i Arbërit

Majlinda dhe Imri Trena nga Radio Zëri i Arbërit

Në diasporën ku jetojnë shqiptarët sot është përplot media elektronike dhe të shkruara. Pena dhe letra janë qenësore për pasurimin e teknologjisë, ku gazetari trajnohet, më pas konkurenca e madhe në treg kërkon një grup idesh dhe krijimtarishë që udhëheqës dhe  mirëmbajtës të mediave të jenë cilësor. Sot ne në mërgim kemi një numër jo të vogël të radiove dhe gazetave shqiptare. Nga etja dhe mallëngjimi, mërgimtarët tanë mbesin pa gjumë duke deri në orët e vona të mesnatës duke qëndruar pranë mediave tona për të u informuar më drejt rreth gjendëjes në vendin tonë dhe hë për he për të u relaksuar me programet kulturore. Radion të dëgjuara nëpër diasporat shqiptare janë Radio Dituria në Böras të Suedisë e udhëhequr nga Sokol Demaku, Radio Zëri i Mitrovicës, Radio Drijona udhëhequr nga Muhamet Hoxhaj, Radio Projekt 21 e udhëhequr nga Adem Gashi si kohën e fundit edhe nga shkrimtarja dhe poetja jonë e mirënjohur Makfire Canolli, Radio Zëri i Arbërit udhëhequr nga  Imri Trena,etj……………… Në vendin ku unë jam i vendosur ne bashkohemi me dhjetëra vendas dhe çdo natë përcjellim këto radio deri në orët e vona të mesnatës. Jo gjithëherë e ndjekim të njejten Radio, herë ate Radio projekt 21, herë Drijona, Zëri i Arbërit, zëri i Mitrovicës e tj….

Zëri i Arbërit kjo tingullon më mirë vet emërtimi, po edhe z.Imri Trena i cili është i ëmbël qoftë me emitimin e programit, qoftë me sjellëjet ndaj dëgjuesve, mysafirëve etj… Mbrëmë me miqët që thuaj më së tepërmi përcjellim Radio Drijona, vendosëm që një pjesë kohe të ia kushtojmë Radios “Zëri i Arbërit”: Them drejt përcollëm një program që na la mbresa. Fillimisht përshtypëjen më bëri mysafiri i këtij programi miku ynë i dashur dhe poeti i shquar Hasan Qyqalla, i cili për dëgjuesit lexoi pjesë nga përmbledhjet e tij poetike.Më pas Sabri  Fejzullahu  i dashuri ynë artist i merituar,që ka shpirt arti,që sjell vlera, që rrespekton skenën dhe artdashësit para të cilëve është gjithnjë i buzëqeshur, pastaj Ilir Shaqiri, Edona  Llalloshi e disa të tjerë. Dëgjuam program të sukseshëm dhe u ndiem  mjaft të relaksuar. Ajo çka më bëri përshtypje ishte një përshkrim i krijimtarisë të këngëtares sonë të mirënjohur Nazire Jaha, e cila u transmetua përmes valëve të radios, çka ishte e vërteta shkrimin për Naziren e kisha shkruar unë vet, e që nuk më shkonte ndërmendje të ket arritur në valët e radios, po ja nganjëherë është rastësia. Më bëhej qejfi që përmes këtyre valëve po afirmohej këngëtarja jonë e mirënjohur Nazire Jaha, e aq më tepër kur dëgjova këngën e saj”SKUTAQJA” Këngë të cilën e dua  shumë. Programi u emitua deri ora 2.00 të natës, më pas iu drejtova shtratit, por u thellova në mendime dhe nuk bëra gjumë fare. E pyetja vetën: Vallë përse nuk bënë ndonjë hap Kosova për të kthyar në gjirin e vet këta njerëz me eksperienca të mëdha?

RADIO ZËRI I MITROVICËS-RADIO KOMBËTARE

Shpesh mjetet e informimit na bëjnë ne mërgimtarëve të jemi më pranë atdheut.Radio  Zëri i  Mitrovicës sonte për një orë

të tërë na bëri të koncentrojmë vemendjen drejt valëve të ëmbla të kësaj radio dhe të frymëzohemi me analist,këngëtar dhe poet.Hysni Ismaili analist dha një shpjegim shumë të qartë dhe domethënës rreth bashkimit të shqiptarëve,kurse poetja jonë

Vjollca Kastrati foli gjërë e gjatë rreth librit të saj me poezi,ku kishte shumë  pyetje nga të interesuarit dhe poetja jonë u përgjigj me maturi dhe pedantëri.Mbresë më la intervista e këngëtares sonë të mirënjohur Nazire Jaha,e cila debatoi për muzikën dhe veprimtarinë e saj në gjërësi,për begatitë e kulturës.Pra:Dëgjojeni Radio  Zëri i  Mitrovicës,do të mësoni shumë gjëra dhe do të ndiheni mirë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close