Publikuar me datën: Thu, May 26th, 2011

Me Partinë e Milosheviqit kishte edhe ndonjë shqiptar

Prishtinë 26 maj – Në Gjykatën Supreme të mërkurën ka vazhduar seanca gjyqësore kundër Gecit, Aliajt dhe tre të akuzuarve të tjerë, me ç’rast është marrë në pyetje dëshmitari “N” nga avokatët e të pandehurve.
Në pjesën e parë dëshmitari është marrë në pyetje nga Mahmut Halimi, avokat i Sabit Gecit, i cili e ka ballafaquar atë me deklaratat e dhëna më 2010 dhe ato që i ka dhënë të hënën, kur është marrë në pyetje nga prokurori publik, Maurizio Salustra.
Së pari avokati Halimi e ka pyetur atë për emrin e liderit të SPS-it, dhe në rrethin ku jetonte dëshmitari gjatë luftës dhe para saj nëse kishte SPS të tjerë përveç tij, ndërsa ai është përgjigjur se lideri i SPS-it ka qenë Slobodan Milosheviq, ndërsa aty ku jetonte ai kanë qenë edhe nja 4 a 5 shqiptarë që ishin anëtarë të asaj partie.
“Në partinë SPS pozitë nuk kam pasur, unë kam qenë punëtor dhe shofer e s’kam pasur far pozite aty”, ka thënë dëshmitari “N”.
Ai gjithashtu ka deklaruar se ka jetuar me qira në një lagje të Istogut, të quajtur Lug, dhe se atij fabrika ku punonte ia kishte ndarë një parcelë dhe se kishte dashur ta paguante atë, por kishte filluar lufta dhe nuk e kishte paguar fare. Gjithashtu avokati e ka pyetur për qëndrimin e tij në atë lagje, në të cilën kishin jetuar vetëm serbët, dhe se në atë kohë në atë lagje kishte pasur ushtarë serbë, derisa në të njëjtën kohë shqiptarët po ndiqeshin dhe shtëpitë e tyre po digjeshin. Dëshmitari “N” ka deklaruar se jetonte aty dhe se pastaj në atë lagje kishte shkuar ushtria serbe dhe se kishte hyrë në shtëpitë private të serbëve që jetonin aty, dhe aty kishte banuar dëshmitari “N” me familjen e tij, dhe se serbët kishin qenë pranë nëpër shtëpitë e tyre. Ai gjithashtu ka thënë se çdo ushtari të ardhur në Lug i ishte lëshuar nga një dhomë për banim nga serbët, por në shtëpinë e tij nuk kishte banuar asnjë ushtar serb. Dhe sipas tij, pas ardhjes së ushtrisë serbe dhe forcave të Arkanit dhe të Sheshelit, familja e tij ishte frikësuar dhe kishte vendosur të largohej nga aty dhe, sipas tij, kjo ishte arsyeja që ata ishin larguar nga Lugu.
“Unë isha me familje duke banuar në një shtëpi të një serbi dhe familja ime u frikësuan dhe më thanë se nuk donin të rrini më aty dhe vendosëm të largoheshim prej aty. Unë isha i vetëm në mesin e serbëve, por në familjen time nuk banonte asnjë ushtar serb. Nga aty jam larguar natën pa lejen e askujt dhe pa më parë askush. Nuk takuam forca serbe, sepse u shmangëm në një korridor ku nuk ishin ata”, ka thënë “N”.
Dëshmitari “N” gjithashtu ka pranuar se ka punuar në fabrikë derisa ka filluar lufta. Dhe pastaj avokati e ka pyetur nëse kishte pasur leje për ta mbajtur një revole dhe një pushkë, të cilat dëshmitari i ka pohuar, ndërsa ai ka mohuar të kishte pasur ndonjë radiolidhje.
“E kam pasur lejen për një revole dhe një pushkë gjuetie, e të tjerat veç nëse m’i keni dhënë ju”, është përgjigjur dëshmitari “N”.
Ndërsa në pyetjen e avokatit Halimi nëse ka luajtur ndonjë lojë me të tjerët që i kishte në dhomë, sa kanë qenë të mbyllur në kampin e Cahanit, ai është përgjigjur se aty kanë qenë në burg dhe se atje nuk kishte asgjë e as lojëra. Ndërsa avokati e ka ballafaquar me deklaratën që e kishte dhënë më 10 dhe 16 mars, me ç’rast atëherë dëshmitari kishte thënë se, sipas tij, zakonisht të burgosurit luanin një lojë të quajtur “cic mic”, dhe se ndanin me njëri-tjetrin përvojat e tyre jetësore. Pas këtij ballafaqimi, dëshmitari e ka pranuar se e kanë luajtur atë lojë, porse atë e kanë bërë fshehtas dhe pa i treguar askujt.
Ndërsa avokati e ka pyetur nëse e kishte parë Gecin duke e rrahur dëshmitarin tjetër Imer Imeri, ngase më herët kishte thënë se e kishte parë duke e rrahur, por ai e ka mohuar atë deklaratë dhe ka thënë se e ka parë Gecin duke iu kërcënuar me fjalë dhe duke e  shtyrë me duar e jo duke i rënë atij.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të seancës dëshmitari “N ” ka vazhduar dhënien e dëshmisë së tij, i cili vazhdoi të merrej në pyetje nga mbrojtësit e Sabit Gecit, në pyetjet e të cilëve është përgjigjur duke thënë se Jonuz Jonuzin e njihte, ngase ai pas luftës ka qenë kryetar i Kuvendit Komunal të Istogut. Ai ka deklaruar se e njihte edhe Fadil Feratin, ngase ai ka qenë kryetar i LDK-së në Istog.
“Edhe dr. Marisha Peroviqin e njoh, ngase ai më 1999 ka qenë kryetar i Komunës, i cili me profesion ka qenë mjek. Unë kam qenë figurë e vogël që të njihesha me të, meqë ka pasur figura më të mëdha se unë”, ka thënë dëshmitari “N”.
Ai gjithashtu e ka rikonfirmuar pyetjen nëse kishte marrë një parcelë prej gjashtë arësh tokë nga pushteti i atëhershëm serb, duke shtuar se ajo parcelë atij i ishte vulosur edhe nga Këshilli Ekzekutiv.
Ky dëshmitar është ballafaquar me deklarata kundërthënëse edhe gjatë marrjes në pyetje rreth keqtrajtimeve për të cilat ai ka dhënë disa shifra të ndryshme. Edhe mbrojtja e Gecit, sikurse edhe të gjithë mbrojtësit e tjerë gjatë kësaj seance e kanë ballafaquar me deklaratat e tij të dhëna më herët, me ato të dhëna gjatë shqyrtimit kryesor, duke kërkuar njëherësh ta dinë të vërtetën.
“Më kujtohet se jam rrahur tri herë në Cahan, e herët e tjera që jam rrahur më pak nuk po i përmendi, por ato tri herë që më kanë lënë pasoja”, ka thënë dëshmitari. Por ai ka qenë kontradiktor edhe me deklaratat që kishte dhënë më herët, me ç’rast diku kishte thënë se e ka parë Gecin duke iu kërcënuar Imer Imerit, diku duke e shtyrë, e diku duke e rrahur.
Ndërsa edhe pse Imer Imeri dhe dëshmitari “M” më herët kanë deklaruar se Riza Aliaj, apo siç njihet “Komandant Hoxha”, i kishte rrahur, në pyetjen e Gëzim Kollçakut, avokati i Aliajt, se nëse e kishte rrahur “Hoxha” ndokënd në kampin e Cahanit, ai ka deklaruar se ai nuk e ka rrahur askënd.
Ndërsa dëshmitari “N” nuk e ka pranuar nëse ka qenë i mobilizuar në forcat serbe gjatë asaj periudhe për të cilën dëshmon në këtë proces gjyqësor dëshmitari “M”.
Ai kishte një deklaratë të kundërt edhe përballë dëshmitarëve të tjerë në pyetjen se çfarë uniforme ka bartur Geci, me ç’rast ky dëshmitar ka thënë se ka pasur uniformë me emblemë të UÇK-së, ndërsa që të gjithë dëshmitarët e tjerë kanë thënë se ka pasur uniformë të Policisë Ushtarake të UÇK-së. Ai e pranoi se në Prizren i ka thënë një ish -ushtari të UÇK-së, që ata bënin fytyrën operacion plastik, ngase, sipas tij, ata e dinin se çfarë kishin bërë. I njëjti më pas u përgjigj edhe në pyetjet e Sabit Gecit rreth udhëtimit të tij nga Mali i Zi për në Shqipëri dhe transportimit të tij deri në Shkodër, Durrës, Krumë  ku disa herë deklaratat rreth këtij udhëtimi kanë qenë konfuze rreth intervaleve kohore, me theks të veçantë dëshmitari ka thënë se Xhavit Haliti me një vajzë dhe një shofer e kanë çuar atë.
“Xhavit Halitin nuk do ta harroj kurrë që ma ka pas futur revolen në fyt”, ka thënë dëshmitari “N”.
Dëshmitarin e kanë marrë në pyetje edhe mbrojtësit e tre të akuzuarve, Haki Hajdari, Shaban Hoti dhe Sali Rexhepi, të cilëve ai nuk u ka dhënë përgjigje konkrete e as direkte rreth keqtrajtimeve për të cilat ka folur ky dëshmitar. Për të akuzuarin Rexhepi dëshmitari ka thënë se ndonëse ka qenë i përfshirë në rrahjen e tij, sipas tij, ai prapëseprapë ka qenë njeri më i mirë dhe më stabil.
“Rexhepi edhe para luftës është njohur si mësues i mirë, i besueshëm dhe ka pasur shumë respekt”, ka thënë dëshmitari “N”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close