Publikuar me datën: Wed, Apr 18th, 2012

“Më lejo të flas” Nga Eva Vatoci

“Më lejo të flas”

Koha ecën me hapat e saj vigane. Tjetërsimi i saj ndonjëherë është kaq i ndryshëm me tonin. Tik-taku i saj nuk ecën njëherësh me njerëzit, pjesëtarët e kësaj bote, që qëndrojnë në cepin e saj pa u ndjerë se mos dikush i dëgjon.
Shpirti flet brenda tij dhe mendja fsheh në skutat më të errta të shtrenjtat mendime që asnjëherë s’gjejnë forcë për të dalë dhe të thonë ja ku jemi.
Të flasësh do të thotë të matesh mirë, të dish se ç’do të thuash e të bësh kujdes se mos fjalët e tua bien në kundërshtim me kohën. Sa absurde! Ndërkohë që koha ecën, ne kemi frikë se mos vetë ajo na ndëshkon për kapërcimin e përmasave të saj, për vetë ndihmën që mund t’i japim.
Por janë ato, gojët intriguese, sytë që të ruajnë, hijet që s’të hiqen qafe e që të bëjnë të mos ndihesh, ta mbyllin gojën sikur të ishe një i pavlerë më shumë brenda kësaj bote. Tingujt mblidhen në fyt dhe në një moment bëhen gati për të shfryrë ndaj këtij monstruoziteti e për të kundërshtuar heshtjen që me të padrejtë më mbyt në shpirtin e përhumbur.
Shoh qiellin dhe vetja aty do më dukej më e lirë për t’u shprehur, ai do të më ndihmonte të përshkoja pafundësinë e botës me fjalët e mia dhe do të ndihesha e qetë, por jo, edhe qielli është kaq i ngrysur. Kjo kohë e kobshme nuk e lë as atë të jetojë i lirë, të mendojë pa frikë dhe të shprehë atë që do denjësisht.
Andaj pres vetëtimën që me krismat që përcjell t’u bëj thirrje xhelatëve të tmerrshëm të më dëgjojnë të paktën një herë… dhe me pikat e shiut mbi xhamat e shtëpive t’u shkruaj mesazhin “Më lejo të flas”.
Ironia e fatit më nëpërkëmb si të isha një qenie e padenjë për këtë shoqëri “të kohës”, shoqëri ‘emancipuese” që më së shumti të mbyll gojën dhe të fal heshtjen si pasurinë më të patundshme.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close