Më 1993 Kroacia i pagoi Ratko Mladiqit afër 9 milionë euro

Zagreb, 27 maj – Gazeta e Zagrebit “Jutarnji list” ka publikuar pjesë të ditarit të të dyshuarit për gjenocid në Bosnjë, Ratko Mladiq, nga të cilat shihet se qeveria e Kroacisë gjatë luftës në BeH ka bashkëpunuar ngushtë me komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës. Sipas këtyre thënieve, gjenerali serb është takuar shpesh me gjeneralë kroatë të Tugjmanit dhe ka arritur marrëveshje par ndërprerje zjarri, për dërgesa armësh e të naftës dhe për luftë të përbashkët kundër armatës së Bosnjës.
Gazeta e Zagrebit shkruan se Mladiqi në shënimet e tij në ditar ka thënë se është takuar me gjeneralët e Kroacisë Jadranko Përliq dhe Slobodan Praljak, me të cilët takimet janë mbajtur kryesisht në vendin Peçuj të Hungarisë dhe në vendin Njivice në Mal të Zi.
Sipas fjalëve të shkruara në ditrar del se aranzhmanet e tij me pushtetin e atëhershëm kroatë në vitin 1993 ka peshuar mbi 8 milionë marka gjermane.
“E tërë ajo shumë, natyrisht ka ardhure nga Kroacia, pasi në atë kohë njësitë paramilitare kroate në BeH financoheshin direkt nga Zagrebi”, shkruan “Jutarnji”.
Kjo gazetë transmeton edhe pjesë nga ditari, sipas të cilave gjenerali i Kroacisë Slobodan Praljak i shpjegonte Mladiqit se për kroatët nuk është me interes të luftojnë kundër serbëve, por që rrezik real paraqesin myslimanët.
“Synim yni është Banovina e vitit 1939, nëse nuk e arrijmë këtë atëherë do ta vazhdojmë luftën”, ka shkruar Mladiqi në ditarin e tij fjalët e Praljakut.
Sipas këtij ditari, plani është që të zhvendosen kroatët nga Vojvodina, si dhe ndarja e Bosnjës. “Duhet ta shtyjmë Alian (Izetbegoviqin) që të ndajë Bosnjën. Ne do ta detyrojmë Izetbegoviqin të ulet të bisedojë me Bobanin eh Karaxhiqin. Jemi të interesuar që myslimanët të kenë kantonin e tyre, në mënyrë që të kenë ku të zhvendosen”, ka thënë Praljak, kurse në ditar fjalët e tij i ka shënuar Mladiqi.
Kundër Jadranko Praljakut, si dhe një ish udhëheqësi ushtarak kroat, Milivoj Petkoviq, është duke u zhvilluar procesi para Gjykatës për krime të luftës dhe këto shënime nga ditari sigurisht do të shërbejnë si dëshmi për rolin e tyre në luftën e Bosnjës.