Publikuar me datën: Mon, Jun 13th, 2011

Mbyllja e ICO-s në shkurt të 2012-es?

Prishtinë, 13 qershor – Përmbushja e pjesës më të madhe të dispozitave të Pakos së Ahtisaarit ka sjellë reduktimin e numrit të personelit në Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO) gjatë këtij viti, ndërkohë që udhëzimet e mëtutjeshme të Grupit Drejtues Ndërkombëtar do të jenë vendimtare për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Tkurrja e pranisë së ICO-s, sipas burimeve diplomatike, të cilat i citon  sot “Koha Ditore”, është pjesë e strategjisë për mbylljen e kësaj organizate, veprim ky që mund të korrespondojë me katërvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Në mesin e shteteve anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar në qarkullim është hedhur ideja që Zyra Civile Ndërkombëtare të përfundojë misionin në shkurt të vitit të ardhshëm. Por ende nuk ka ndonjë vendim të caktuar për këtë”, ka thënë për “Kohën Ditore” një burim diplomatik.

Sipas tij, këto dilema pritet që të qartësohen në takimin e radhës së Grupit Drejtues Ndërkombëtar, që do të mbahet në korrik të këtij viti, e ku do të shqyrtohen ecuritë në lidhje me përmbushjen e dispozitave të Pakos së Ahtisaarit. “Nuk përjashtohet mundësia që shtetet anëtare të kenë opinione të ndryshme sa i përket kësaj çështjeje”, është shprehur ky burim.

Ndërkaq zëdhënësi i ICO-s, Andy McGuffie, ka pohuar se nuk mund të përcaktohet afati i përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur meqë ka ende dispozita të rëndësishme të Pakos së Ahtisaarit që duhen përmbushur, dhe se këtë vlerësim mund të bëjë vetëm GDN-ja.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të vendosë mbi të ardhmen e pavarësisë së mbikëqyrur bazuar në përparimin që arrin Kosova në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin. Detyra të rëndësishme të PGJS-së mbesin për t’u përmbushur prandaj dhe nuk mund të përcaktohet afati përfundimtar i mbikëqyrjes së tanishme”, ka thënë McGuffie.

Ai ka sqaruar se ICO-ja në bazë të udhëzimeve të GDN-së, që kishin hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti, ka reduktuar personelin dhe operacionet.

“Kjo ka qenë e bazuar në përparimin që Kosova ka bërë në zbatimin e PGJS-së. Prandaj ICO-ja ka mbyllur seksionin e ekonomisë dhe të çështjeve fiskale, seksionin për çështje të komuniteteve dhe ka bërë reduktime proporcionale në njësitë e tjera”. McGuffie gjithashtu ka theksuar se krijimi i Gjykatës Kushtetuese, krijimi dhe zgjerimi i komunave të reja, sikurse edhe miratimi dhe zbatimi i një pjese të madhe të ligjeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit kanë mundësuar vlerësimin pozitiv mbi zbatimin e PGJS-së.

Mirëpo pavarësisht nga këto të arritura ICO-ja ka ende punë për të bërë drejt përmbushjes së plotë të dispozitave të Pakos së Ahtisaarit. McGuffie ka shprehur qëndrimin se ICO-ja do të vazhdojë angazhimet në projektet parësore që ndërlidhen me përmbushjen e PGJS-së. “Këto janë zbatimi i programit të decentralizimit në tërë Kosovën, duke përfshirë veriun, konsolidimin e qeverisjes së decentralizuar, duke forcuar komunat e reja me shumicë serbe dhe transferimin e kompetencave te të gjitha komunat, krijimi i kornizës së plotë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare dhe vendosjen e dispozitave ligjore për të drejtat e komuniteteve. Ne gjithashtu do ta ndihmojmë Kosovën që të nisë ballafaqimin me të kaluarën e afërt dhe promovimin e proceseve drejt pajtimit”, ka thënë McGuffie.

Paralajmërimet e para në lidhje me afrimin e fundit të periudhës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës kishin ardhur gjatë muajve të kaluar pikërisht nga shefi i ICO-s, Pieter Feith. “Rolit im, si Përfaqësues Civil Ndërkombëtar është duke i ardhur fundi. Shpresoj se do të kem rastin të vij sërish në mesin tuaj, por jo shumë larg nga kjo ditë ku mandati im si mbikëqyrës i Pavarësisë së Kosovës do të marrë fund dhe mendoj se kjo gjë është e duhur për t’u bërë, sepse mendoj që ndërkombëtarët nuk duhet të rrinë në Kosovë më shumë se sa është e nevojshme”, pati thënë Feith gjatë një ligjërate në Prishtinë. Ndërsa vetëm disa javë më vonë, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Feith pati theksuar se do të angazhohet që të bindë GDN-në se ka ardhur koha për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte zotuar për punë të përbashkët për implementimin e plotë të dokumentit të presidentit Ahtisaari, “për integrimin edhe më të fuqishëm të të gjitha komuniteteve në institucionet dhe shoqërinë kosovare, si dhe në procesin e demokratizimit të Kosovës, për të përmbyllur suksesshëm procesin e pavarësisë së mbikëqyrur në kuadër të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës”.

Bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të hartuar nga i emisari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisaari dhe në bazë të kërkesës së liderëve të Kosovës disa ditë pas shpalljes së pavarësisë ishte formuar Grupi Drejtues Ndërkombëtar, që kishte autorizuar krijimin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe kishte emëruar diplomatin holandez, Pieter Feith, në postin e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR), si mekanizma për mbikëqyrjen e zbatimit të Pakos së Ahtisaarit. GDN përbëhet nga 25 shtete dhe mban takime periodike ku shqyrtohet shkalla e përmbushjes së Pakos së Ahtisaarit. Qëllimi i GDN-së është promovimi i qeverisjes së mirë, multietnicitetit dhe sundimi i ligjit në Kosovë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close