Publikuar me datën: Wed, Apr 20th, 2011

“Mbretërit” s’janë favoritë në Kupën e Mbretit

Valencia, 20 prill – Real Madridi ka rastin t’i japë fund “agjërimit” trevjeçar për trofe, të mërkurën mbrëma në Valencia, kur të ndeshet me Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit. Por, ekspertët dhe bastoret nuk i japin shumë gjasa Realit.
Kjo, në fakt, do të jetë ndeshja e dytë ndërmjet këtyre skuadrave në serinë e “El Clasicove” që nisi të shtunën që shkoi, e që pas ndeshjes të së mërkurës do të vazhdojë edhe më dy gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Finalja e Kupës do të luhet në stadiumin “Mestalla” të Valencias dhe do të nisë në orën 21:30. Kjo ndeshje vjen vetëm katër ditë pas barazimit 1:1 në “Santiago Bernabeu” në La Liga, rezultat ky që ofroi edhe më shumë Barcelonën drejt titullit të kampionit.
Barcelona dhe Reali do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit për herë të parë pas plot 21 vjetësh. Këto dy ekipe pesë herë janë takuar në finale të kësaj gare dhe Barça ka një triumf më shumë në këto përballje.
Taktika defensive e Jose Mourinhos e aplikuar të shtunën e shkuar, është kritikuar hapur nga të gjithë, madje ka reaguar edhe presidenti i nderit i Realit, Alfredo di Stefano. Ai ka thënë se ekipit të Mourinhos i mungoi personaliteti dhe se Barcelona dukej si luan, kurse Reali si një mi i vogël.
Mourinho kësaj here mund të jetë më ofensiv, pasi pritet të inkuadrojë prej fillimit mesfushorin gjerman Mesut Oezil, i cili ngjalli lojën e Realit në “El Clasico” të së shtunës, kur u inkuadrua në pjesëlojën e dytë.
Megjithatë, Mourinho mund të përdorë sërish mbrojtësin Pepe në rolin e mesfushorit, pasi me sukses arriti të ndalë Lionel Messin, Andres Iniestan dhe Xavi Hernandezin në ndeshjen e fundit.
“Është trofe shumë i rëndësishëm dhe Reali nuk mund t’ia lejojë vetes që të mos triumfojë në këtë garë 18 vjet rresht”, ka thënë portieri Iker Casillas.
Atij i mungon vetëm ky trofe për të kompletuar koleksionin e të gjithë trofeve që mund të fitohen me një skuadër në futbolli.
“Ndeshja e së shtunës ishte e rëndësishme dhe në ndeshjen e radhës do të kemi vetëbesim më të madh”, tha Casillas.
Mourinho sa ishte asistent te Barcelona dy herë ka fituar Kupën e Mbretit. Reali herën e fundit ka triumfuar në vitin 1993, kurse kjo do të jetë finalja e parë pas vitit 2004 për skuadrën “mbretërore”. Në këtë ndeshje madrilenët do të paraqiten pa mbrojtësin Raul Albiol, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe shkaktoi penalltinë. Derisa Barcelona do të mundohet të rrisë rekordin e trofeve të fituar në 25 nga 34 finale të zhvilluara. Barcelona në vitin 2009 pati fituar këtë garë pasi mposhti 4:1 Athletic Bilbaon.
Kapiteni Carles Puyol, me gjithë paralajmërimin se është i lënduar, do të jetë në përbërjen startuese.
Portieri rezervist Jose Manuel Pinto, që ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Kupës gjithashtu pritet të jetë startues, pasi më të në portë Pep Guardiola në vitin 2009 pati fituar trofeun e parë.
“Finalja gjithmonë është atraktive. Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi do të përballen dy ekipet më të forta në botë”, ka thënë Puyol.
Kjo ndeshje do të transmetohet nga një numër rekord i televizioneve dhe do të përcillet në 140 shtete drejtpërdrejt.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close