Publikuar me datën: Mon, Nov 14th, 2016

Mavraj pyet: A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka kritikuar organizatorët e ndeshjes Shqipëri – Izrael, për shkak të forcave të mëdha që ishin në këtë takim.

Takimi Shqipëri – Izrael u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, diçka që nuk iu ka pëlqyer tifozëve në Elbasan Arena, transmeton Koha.net.

Mavraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk duhet të hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët, vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”.

“Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë stop? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë? Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit. Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë. Ne nuk duhet t’i hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik””, ka shkruar Mavraj.

Ai më tutje përmend përballjen e Shqipërisë ndaj Serbisë në Beograd, ndërsa thekson se të tjerët duhet ta gjejnë të keqen diku tjetër, jo në Shqipëri.

“A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi. A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët. Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshllëku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti. Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla. Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre. Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek shqiptarët”, ka thënë Mavraj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close