Publikuar me datën: Sat, Jan 29th, 2011

Martyt nuk i pëlqen zhurma për trafikimin e organeve

Strasburg, 29 janar – Ish-kryeprokurorit të Zvicrës nuk i pëlqen “marketingu” që e ka marrë akuza e tij për trafikim organesh nga ish-udhëheqësit e UÇK-së. Dick Marty, hartuesi i raportit që ka akuzuar krerët e UÇK-së për trafikim ilegal të organeve, në ditën e fundit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës ka pranuar që të rrëfehet për tri të përditshme kosovare, ndër të cilat edhe për Kohën Ditore. Në një bisedë, të cilën e ka ndërprerë në mes, Marty ka kërkuar një mekanizëm të veçantë që do të merrej me hetimin e akuzave që bën ai, duke e përjashtuar EULEX-in.
Atij nuk i ka pëlqyer pjesa e fundit e bisedës, kur gazetarët kanë filluar ta pyesin për përgjegjësinë legale që duhet ta marrë, nëse nuk vërtetohen akuzat e tij.
“Nuk besoj se një pyetje e tillë mund të bëhet tani. Nëse doni ta bëni këtë pyetje, atëherë me tregoni pse nuk është reaguar më herët. Në vitin 1999 “New York Times” dhe “The Guardian” kanë raportuar për veprimtarinë kriminale të atij që sot është kryeministër i Kosovës. Pse atëherë nuk është reaguar?”, është kundërpërgjigjur ai duke pyetur.
Kur gazetarët ia kanë kujtuar se mediat dhe Këshilli i Evropës kanë përgjegjësi të ndryshme, senatori zviceran është mbështetur në raporte të Shërbimit federal amerikan për hetime.
“Mos harroni se ato kanë raportuar duke u mbështetur në një raport të FBI-së. Ka raporte të FBI-së që janë prej vitit 1998 deri 2004. Më 2005 FBI-ja e ka publikuar një raport të tillë, pse nuk ka pasur reagime”.
Kur i është përsëritur pyetja se a është në gjendje të përballet me pasojat ligjore nëse akuzat e tij nuk vërtetohen asnjëherë, Marty ka përsëritur se akuzat e tij nuk janë diçka e re.
Kur gazetarët ia kanë kujtuar se mekanizëm ndërkombëtar që do të bënte hetimet, mekanizma që janë bërë më herët për ish-Jugosllavinë, përveç Human Rights Watch ka kërkuar edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, Marty nuk ka komentuar. Sipas tij, me rëndësi do të jetë që dëshmitarët të jenë të mbrojtur.
“Unë jam shprehur shumë qartë në raportin tim sa i përket trafikimit të organeve. Për mua është pak e çuditshme që tani fokusohet dhe kërkohet patjetër fokusimi tek trafikimi i organeve. Për mua është e rëndësishme të theksohet se para se të bëhet trafikimi i organeve ata njerëz janë vrarë. Pra, janë kidnapuar, vrarë dhe janë trafikuar organet. Për mua më e keqja është se njerëzit janë vrarë. Unë gjithashtu më duhet t`ua kujtoj se në vitin 2006 në Prishtinë me gjithë një prani të fuqishme ndërkombëtare është vazhduar me trafikim  organesh”, ka thënë Marty, duke e përmendur rastin e klinikës “Medicus”.
“Për mua çështja e trafikimit të organeve nuk është diçka tërësisht e panjohur për rajonin. Nuk flas vetëm për Kosovën për shembull, edhe për Moldavinë ne kemi bërë një  raport në këtë këshill, autore e të cilit ka qenë një zvicerane. Ajo ka bërë një raport për trafikimin e organeve në të gjithë Evropën. Për të Kosova është vetëm një shpërfaqje e këtij fenomeni, ndërkaq në krye janë banda ndërkombëtare që kanë rrjet ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close