Publikuar me datën: Fri, Mar 11th, 2011

Marty s’i dëshmon akuzat

Strasburg, 11 mars – Një takim me tensione është mbajtur në Strasburg, në kuadër të Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Parlamentin Evropian, për dyshimet mbi trafikimin e organeve të të burgosurve serbë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, njofton Radio Evropa e Lirë.

Dhjetorin e kaluar, politikani zviceran, Dick Marty, ka prezantuar një raport në Këshillin e Evropës, në të cilin është thënë se ka bazë për dyshimet mbi trafikimin e organeve të 300 të burgosurve serbë nga UÇK-ja.

Raporti i tij e ndërlidhë kryeministrin e Kosovës dhe ish liderin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, me akuzat për trafikim.

Raportet fillimisht janë shfaqur në vitin 2002, por zyrtarë të lartë në EULEX besojnë se ato janë të pabaza dhe se hetimet e kryera në 2004-ën, nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë për të sugjeruar se ka pasur trafikim organesh.

Më 10 mars, zoti Marty ka prezantuar gjetjet e tij në Komitetin për marrëdhënie me jashtë të Parlamentit Evropian.

Gazetarët nuk kanë qenë të pranishëm në takim, por pas tij, anëtarët e PE-së kanë thënë se zoti Marty ka dështuar të ofrojë dëshmi për akuzat, ndërkohë që edhe ka akuzuar eurodeputetët, se janë kritikë ndaj raportit të tij për shkak të anshmërisë së tyre.

“Problemi është se raportin e tij ai e ka prezantuar në një formë të mprehtë dhe ne kemi ngritur pyetje në formë gjithashtu të mprehtë dhe ai filloi të na sulmojë”, i ka thënë përfaqësuesi gjerman në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt, të përditshmes “Irish Times”.

“Ai duhet të përgjigjet dhe jo të sulmojë njerëzit që ngrejnë pyetje”, ka thënë zoti Posselt, duke e cilësuar raportin si joserioz dhe se dëshiron të dëgjojë fakte serioze dhe jo polemikë.

Doris Pack, gjithashtu eurodeputete gjermane, ka thënë se “reagimi i Martyt ka qenë fyes”. Sipas saj, së paku 90 për qind të eurodeputetëve që kanë ngritur pyetje në adresë të Martyt kanë qenë shumë kritik ndaj raportit.

“Në fund, ai u tërbua dhe filloi të na sulmojë të gjithëve, duke na akuzuar se jemi të njëanshëm, sepse i njohim personalisht njerëzit në qeverinë e Kosovës…Natyrisht, unë i njoh ata. Unë kam punuar në këtë rajon për 24 vjet”, tha zonja Pak, duke nënvizuar se Marti nuk ka ofruar as emra dëshmitarësh, viktimash e madje as nuk ka specifikuar se cilat organe dyshohet se janë trafikuar.

”Irish Times” ka kërkuar mendimin e zotit Marty, por ai ka refuzuar të komentojë përmbajtjen e raportit ose rezultatin e takimit të mbajtur. Gjatë këtij takimi, ai ka thënë se duhet të ketë një program për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë para se ai të mund të ofrojë detaje për dëshmitarët e trafikimit të organeve.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close