Publikuar me datën: Sat, May 22nd, 2010

Martesat shqiptaro serbe-dëshirë apo nevojë?

Në gjysmëshekullin e kaluar, martesat e shqiptarëve me serbë kishin tejkaluar dallimet etnike dhe ishin bërë pothuaj modë. Sot martesa të tilla janë të papranueshme, por serbë kërkojnë nuse nga Shqipëria.
Rruga zig zage e Bellopojës rreth dy kilometra në jug të Pejës, çon në një rrugicë që ndan dy shtëpi të banuara me serbë përballë së cilës shtrihet gjërë e gjatë fusha e mbjellur me kopshtije e grurë. Një e lehur e pareshtur qeni nga shtëpia fqinje na përcjell deri në oborrin e një shtëpie të vogël në të cilën na mirëpret një grua e re.

Violeta, 29 vjeçare, shqiptare nga Shkodra qe një vit e gjysmë është martuar me Spasojën, serb nga Bellopoja e Pejës. „Situata ishte shumë e rëndë dhe nisur nga ajo çfarë ka ndodhur, secili mund të pyes: „A është e mundur një martesë e tillë?“ Mirëpo, ja që kjo është e mundur! Ne kemi gjetur njeri tjetrin, dashurohemi, respektohemi dhe pajtohemi në çdo gjë. Unë jam serb i Kosovës dhe kjo shqiptare e Shqipërisë, por jemi si një shpirt i vetëm!“.

Ndershmëria, çiltërsia, sinqeriteti, pedanteria dhe përkushtimi ndaj familjes janë virtytet që i veçojnë vajzat shqiptare nga të tjerat-mendon Spasoje, i cili s´mund të dëshirojë më tepër lumturi për veten e tij. Dy televizorë që flasin në shqip e serbisht, magnetofon që këndon muzikë të përzier dhe komunikimi në dy gjuhët, është atmosfera plot kontraste që përben përditshmërinë e këtij çifti shqiptaro- serb, të cilët presin fëmijën e parë. Por, megjithëse Violeta është katolike, „pagëzimi i fëmijës do të bëhet në manastirin ortodoks, aty ku u bë edhe martesa”-thotë Spasoje. Edhe fëmijën do ta pagëzojmë si ortodoks, natyrisht. Ndërsa, emrin do ta gjejmë diku ne mes„.

Në gjysmëshekullin e kaluar shqiptarët dhe serbët kishin tejkaluar dallimet etnike. Martesat e shqiptarëve me serbe ishin pothuajse modë dhe martesa te tilla kishin lidhur personalitete të njohura të asaj kohe. Martesa interesi dhe rrallë nga dashuria-mendon Nysreti, 45 vjeç nga Deçani. „Ishin martesa politike, të kushtëzuara e të porositura nga njerëz të mençur për t´ia kushtëzuar pozitën tjetrit. Ne e dimë se politikanë më të njohur shqiptar ishin të martuar me serbe„-thotë Nysreti.
Mirëpo, për kohën dhe rrethanat aktuale, martesa të tilla si e Violeta Bucajt nga Shkodra e Shqipërisë dhe Spasoje Pavllovicit nga Bellopoja e Kosovës, janë të pazakonta. Por, ata janë të njëzëshëm sa iu përket zërave përreth. Dhe prandaj qarkullojnë edhe zëra. „Admirimi është i madh nga të gjithë dhe paragjykimet nacionaliste as që më hynë në vesh. Unë s´jam fajtor për çfarë ka ndodhur dhe uroj të mos përsëritet kurrë më. Unë isha dhe mbetem kosovar dhe as tri ditë s´kam mundur të qëndroj në Serbi. E sa iu përket patriotëve të mëdhenj, do të zbehet edhe kjo një ditë…“-thotë Spasoje.

„Nuk është mirë të paragjykohet askush. Një njeri që të pëlqen dhe të bën të lumtur, s´duhet parë në është serb, shqiptar a çkado tjetër. Një Zot kena t´gjithë. Para tij t´gjithë jena një!”

Në Kosova ka shumë shkodrane të martuara me serbë

Violeta thotë se ka shumë shkodrane të martuara me serbë nga Serbia. Arsyet kryesore: migrimi i djemve shqiptar dhe ikja e vajzave serbe nga zonat rurale. Prandaj, parë nga ky kënd, vështirë të thuhet nëse martesa të tilla janë dëshirë apo më shumë nevojë për këta njerëz të dëshiruar familjes me çfarëdo çmimi…
„Prej Shkodre ka shumë vajza të martuara me serbë të Kosovës dhe të Serbisë. Djemtë nuk janë ma si dikur. Ikin në Itali, n´Angli e n´shtete tjera, tetanë kan gra tjera për dokumente e vijnë e marrin tjetrën këtu. Unë kam një shoqe që është martu pas meje. Asht martu me dasëm, ka shku atje dhe pas tre muajve i ka thanë: “Shko n´Shqipni se je mërzit për familje”. Kur ka ardhë, i ka ba thanë: “Rri atje se këtu e kam gruan me fëmijë e shtatzënë me fëmijë tjetër“. Çka m´duhet shqiptar me tetana ato probleme. Atëherë ma mirë me u martu me çkado tjetër veç të jetë i mirë“.

Përgjegje e logjikshme për një vajzë të re. Mirëpo, jo të gjithë mendojnë kështu në Kosovë. Nysreti, 45 vjeç nga Deçani, thotë se mjafton të kthesh kokën vetëm dhjetë vjet pas që të bindesh se serbët për shqiptarët mbeten armiq të përbetuar: „A pak ka arsye a? A pak, a?! Arsyeja ma e freskët, 250 vet i gjetëm dje a pardje n´varreza masive t´Serbisë e tash me u martu fmija jem me serb…?!-thotë Nysreti duke rrahur tavolinën.

Pas luftës në Kosovë, në Zyrën e Shërbimit Civil të KK të Pejës nuk është regjistruar asnjë martesë e serbëve. Dy vajzat e Shqipërisë të martuara me serb të Pejës, por edhe disa të tjera në Mitrovicë janë kurorëzuar në veri të Kosovës. Ndërsa, për faktin se serbët rrallëherë i raportojnë kurorëzimet apo shkurorëzimet në instituconet e Kosovës, Enti i Statistikave të Kosovës nuk posedon me të dhëna të sakta.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close