Publikuar me datën: Sat, Apr 27th, 2013

Marrëveshja Thaçi – Daçiq ndihmon kthimin e të zhvendosurve

Marrëveshja e arritur në dialogun Prishtinë – Beograd do të ndihmojë edhe procesin e kthimit të personave të zhvendosur, thonë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Kompetencat e plota për kthimin e të zhvendosurve, mendon që t’i marrë pikërisht kjo ministri.

Me gjithë rezultatet e arritura, edhe pas 14 vjet të përfundimit të konfliktit, ndonëse nuk prezantohen shifra të sakta, raportet e institucioneve tregojnë se ende ka dhjetëra mijëra persona që nuk janë kthyer nëpër shtëpitë dhe pronat e tyre.

Numri më i madh i të zhvendosurve i përket komunitetit serb, që për më gjatë se një dekadë jeton në Serbi, apo Mal të Zi.

Ndërkaq, për shkak të zhvillimeve politike, nga i gjithë procesi i kthimit të zhvendosurve, një prej sfidave të mëdha mund të jetë ajo e rikthimit të shqiptarëve nga jugu i Mitrovicës në veri dhe i serbëve nga veriu në jug, transmeton radio Evropa e Lirë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, thotë se marrëveshja Thaçi – Daçiq, e ka ndihmuar këtë proces. Ndërkaq, ai beson se do të krijohen kushtet që të gjithë që janë detyruar apo për çfarëdo arsye kanë lëshuar shtëpitë dhe pronat e tyre të rikthehen dhe jetojnë sërish në to.

“Procesi i kthimit duhet të nënkuptojë aspektet e njëjta, pavarësisht se ku zhvillohet, në jug apo në veri të Mitrovicës”, thotë Jevtiq.

Ai pret që me marrëveshjen e arritur në Bruksel, po krijohen kushtet që serbët e zhvendosur nga Kosova në Mal të Zi dhe Serbi të rikthehen, sikurse edhe shqiptarët, të cilët për shkak të gjendjes në veri, kanë lëshuar pronat e tyre,  të rikthehen dhe jetojnë sërish atje.

Projektet e kthimit, janë mbështetur edhe nga shumë vende evropiane. Britania e Madhe është një prej atyre që ka ndihmuar këtë proces. Ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff, thotë se kthimi është e drejtë e secilit, pavarësisht përkatësisë etnike. Edhe ambasadori Cliff mbështet Ministrinë që ajo t’i marrë të gjitha kompetencat e nevojshme për kthimin e të zhvendosurve.

“Qeveria ime e përkrah të drejtën e kthimit të secilit qytetar që dëshiron që të kthehet në shtëpinë e tij dhe këtu nuk ka dyshime”, shprehet  Cliff.

Kthimi i shqiptarëve në veri të Mitrovicës, sipas tij, do të duhej të zbatohej sikurse edhe projektet e kthimit të serbëve në qytetin e Prizrenit.

Gjatë procesit të negociatave me Prishtinën, përfaqësuesit e Qeverisë serbe kanë vizituar komunat veriore, me ç’rast ata u kanë premtuar serbëve të atjeshëm se do të ruajnë përbërjen etnike e demografike në veri, duke e vënë në dyshim kthimin e të zhvendosurve dhe projektet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close