Publikuar me datën: Sat, Dec 3rd, 2011

Marrëveshja nuk garanton heqjen e barrikadave

Arritja e një marrëveshjeje mes Edita Tahirit dhe Borisllav Stefanoviqit nuk do të garantonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Refuzimi i kryetarëve ilegalë të komunave në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes eventuale do të bënte të pamundur jetësimin e saj dhe kthimin e normalitetit në rrugët e veriut.

Sekretari i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, i ka thënë “Kohës Ditore” se vullneti i komunarëve paralelë veriorë duhet të merret parasysh, përndryshe zbatimi i çdo marrëveshjeje do të ngecë.

“Ata janë faktorë, zbatues bile. Ata nuk duan që t`i shohin doganierët e Kosovës në këto dy pika kufitare. Opinioni i tyre nuk mund të refuzohet. Ata duhet të jenë pjesë e procesit. Përndryshe të gjithë mund të kemi probleme gjatë zbatimit”, ka thënë Ivanoviq.

Sipas tij, edhe nëse do të arrihej marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, nuk dihet nëse do të hiqeshin barrikadat.

“Nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje, sepse nuk dihet. Shqetësimet e tyre duhet të adresohen dhe nuk duhet të injorohen nga askush. Barrikadat janë mjet e jo qëllim. Duhet të gjejmë një zgjidhje për heqjen e tyre një nga një”, ka thënë Ivanoviq.

Sekretari në ministrinë serbe, që dikur ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, të premten ka qenë i angazhuar në procesin e konsultimeve të gjata me KFOR-in, UNMIK-un, faktorët tjerë ndërkombëtarë në veri dhe me përfaqësuesit e komunave për heqjen e barrikadave.

Sipas Ivanoviqit, përfaqësuesit e komunave janë lënë anash, dhe ka qenë dashur të jenë më të përfshirë në vendimmarrje. “Për mendimin tim personal ata duhet të ishin deri më tash pjesë e procesit duke u konsultuar para se të bëheshin marrëveshjet. Ata duhet të jenë pjesë e gjithë procesit”, ka thënë Ivanoviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close