Maqedonia dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Takim pune i zëvendësministrave të Arsimit të Maqedonisë dhe Kosovës
Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Kosovës në fushën e arsimit dhe shkencës ka qenë tema kryesore e takimit të punës të zëvendësministrave të Arsimit të të dy vendeve Safet Neziri dhe Nehat Mustafa, që u mbajt sot në Shkup.
MASH informon se Neziri dhe kolegu i tij kosovar Mustafa janë pajtuar se marrëveshja mes dy ministrive në të ardhmen do të nxitë bashkëpunim në fushën e shkencave natyroro-matematikore, teknike, bioteknike, mjekësore, shoqërore, dhe shkencave humane.
“Gjithashtu do të përforcohet edhe bashkëpunimi mes imstitucioneve të arsimit të lartë të dy vendeve, do të sigurohen bursa për nxënës dhe studentë, qëndrime studimore, mundësi për ndjekjen e studimeve pasdiplomike, studime të doktoraturës në të dy vendet si dhe përkryerje profesionale të kuadrove”, kumtoi ministria e Arsimit dhe Shkencës.