Publikuar me datën: Mon, Aug 9th, 2010

Manipulimi i Beogradit me serbët në Kosovë është konstant, thotë Vesna Peshiq

“Politika e jashtme e Serbisë, veprimet e së cilës janë proces i dështuar para Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe rezoluta e paralajmëruar në OKB, janë prodhim i një grupi joformal dhe të pakontrolluar nga publiku, të grumbulluar rreth kabinetit të kryetarit Tadiq, prej nga Vuk Jeremiq është deleguar si ministër i punëve të Jashtme”, tha në bisedë për “Blicin Javor”, Vesna Peshiq, deputete dhe kryetare e Këshillit Politik të LDP-së. Sistemi politik i institucioneve është rrënuar, që më së miri shihet nga ajo se qeveria, si organ qenësor politik që do duhej të udhëheq politikën e shtetit, nuk udhëheq politikën e jashtme, por është veprimtari shërbyese e kabinetit të kryetarit të republikës. Kësisoji nuk na funksionojnë as qeveria, as kryeministri, as parlamenti, ndërsa në skenën politike në të cilën asnjëherë nuk është vendosur pluralizmi i vërtetë politik mbisundon vardisja rreth koalicioneve të jashtme, përkatësisht ndarja e pushtetit sipas partive. Partia Demokrate (DS) ka aplikuar një lloj absolutizmi të shumicës dhe askush nuk e kundërshton, askush nuk guxon për këtë ta kritikojë, sepse shpresojnë se do të jenë me të në koalicion, tha Peshiq. Pasojë e kësaj është se politika, të cilën e zbaton koalicioni udhëheqës në krye me DS i ka gllabrit të gjitha, përditë ngulfaten institucioneve e pavarura, nuk ka pushtet të ndarë, nuk ka opinion demokratik, nuk ka pluralizëm dhe për këtë nuk ka dinamikë shoqërore, thotë Peshiq. Për këtë shkak, situata duket e ngurtësuar si Det i Vdekur. Serbia sipas Peshiq nuk ka pasur sukses as në tranzicionin politik e as në atë ekonomik. DS sot nuk ka opozitë relevante, e cila do të mund ta dënojë për politikë të gabueshme, dhe kështu nuk ka as kontroll efikas të pushtetit. Partia Progresive Serbe (SNS) është përkujtuar që të thotë që edhe sikur edhe DS jemi “edhe për Kosovë edhe për BE” dhe këtu ka lulëzuar dashuria e re. Dhe për këtë shkak pushteti ka gjetur komoditet dhe “për çdo ditë gërmon institucionet, duke krijuar kaos institucional”. Duke bërë një vështrim ndërhyrjes së “Blic” se “nga viti 2000 rreth çështjes së Kosovës të gjitha qeveritë e Serbisë kanë krijuar identitet politik, kanë fituar zgjedhjet dhe kanë blerë kohën dhe se gjatë kësaj kohe me popullin në Kosovë është manipuluar deri te konfliktet e përgjakshme dhe se në momentet më të vështira e kanë lënë nën mëshirën e fatit”, Peshiq tha, se manipulimi i Beogradit është konstantë e të gjitha politikave të deritashme. “Populli atje nuk ka nga t’ia mbajë, nuk ka guxim të afirmojë interesat e veta dhe të drejtohet si faktor i pavarur dhe partner i Beogradit. Për serbët në Kosovë, megjithatë, nuk mund të flitet në mënyrë të përgjithësuar, përveçse varfëria kosovare është konstante. Serbët në veri të Kosovës jetojnë si të jenë në Serbi, duke pritur që të vijë ndarja dhe që ai territor t’i takojë Serbisë. Pos botës së rëndomtë, atje ka edhe grupe të kriminalizuara dhe të korruptuara, të mbrojtura nga parti të caktuara, ka shumë njerëz që punojnë për Sigurimin Shtetëror, ndërsa janë grumbulluar edhe kuadrot më të këqija të SPS dhe JUL-it. Serbët në jug të Ibrit janë në situatë të vështirë. Për këtë janë realë dhe të përgatitur për komunikim. Në komunat e reja kanë dalë në zgjedhjet lokale, ‘sipas sistemit kosovar’, duke kuptuar se qëndrimi varet sa nga Beogradi po aq nga fqinjët shqiptarë dhe bashkësia ndërkombëtare. Po supozoj se nga buxheti për rrogat atje ndahen gjysmë milioni euro, ndërsa dikush merr para edhe pse nuk jeton në Kosovë, apo janë në marrëdhënie pune dhe marrin disa rroga. Por, përgjithësisht, të gjithë e kanë vështirë, sepse shërbejnë për mbulimin e ardhmërisë, e cila nuk ekziston, ndërkohë që varfëria është e madhe”, tha Peshiq. Peshiq për rezolutën e re në KB të propozuar nga serbët, thotë se kjo rezolutë është joobligative. Madje, edhe nëse miratohet deri në shkronjën e fundit, siç ka kërkuar Serbia, çka nuk është e besueshme, edhe në këtë rast fjala është vetëm për “fitore morale”, ngjashëm me këtë që prisnim nga GJND-ja. “Këto fitore morale” janë planifikuar që të pengohen njohjet e reja të Kosovës dhe që të detyrohen shqiptarët për bisedime të reja për statusin. Nëse vjen deri te kjo, që nuk është e besueshme, pushteti jonë do të kërkonte veriun e Kosovës dhe disa gjëra të tjera. Kjo nënkupton “zgjidhjen kompromise” për të cilën Tadiqi dhe Jeremiqi flasin. Duke u përgjigjur në pyetjen se a mendoni se ata që insistojnë në këtë rezolutë, vërtetë presin që ajo të ndryshojë situatën, Peshiq tha se gjitha këto llogari janë bërë pa hanxhinj. “Mua më brengos pse Kosova është më shumë temë sesa problem real, të cilin duhet zgjidhur. Kosova jashtë radhës është imponuar si pengesë në rrugën drejt Evropës dhe se ‘kushti i të gjitha kushteve’ paraprak futet në qilim. E ky është dorëzimi i Mlladiqit. BE nga ky kusht nuk do të heq dorë. Këtu gjërat nuk qëndrojnë mirë. Kosova është problem, por nuk guxon të shfrytëzohet si arsye se Serbia ‘po bredhë’ në afat të gjatë dhe nuk po gjen vendin në rajon, në Evropë dhe në NATO”, përfundon Peshiq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close