Publikuar me datën: Fri, Sep 7th, 2012

Majko: Kosova, garanci për statusin e shqiptarëve në rajon

Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë shprehet se shqiptarët e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit nuk janë njëlloj. Ndryshimet, deputeti socialist i shpjegon në një intervistë dhënë për faqen informative në Maqedoni “Almakos”.

“Në politikëbërje shqiptarët i bashkon psikologjia e post-dramës të cilën e shprehin thuajse njëlloj. Ne trokitëm si komb në dyert e kohës si jetimët e saj. Në Tiranë vinim nga një “udhëtim drejt askundit”, në Prishtinë me vetëdijen e masakrës dhe eliminimit dhe në Shkup nga jeta e dyfishtë e një vendi ku kufiri i gënjeshtrës dhe së vërtetës nuk ekziston deri në mallkim”, shprehet ish-kryeministri.

I ngacmuar se ajo që po ndodh në Shqipëri është “Berisha vjedh dhe opozita legjitimon”, Majko përgjigjet: “Po ju përgjigjem me historinë e një fshatari të cilit i vodhën gomarin. Të gjithë që e “ngushëllonin” i thoshin – Ke faj!…Erdhi një moment që këtij i hipën nervat nga kjo histori dhe shpërtheu, shqiptarçe sigurisht, duke bërtitur – Amani mor burra! Po vetëm unë paskam faj?! Po ai që e vodhi gomarin tim nuk paska faj fare?!…”

I pyetur se më parë duhet të ndodhe integrimi pa kufij në Evropë apo integrimi brendashqiptar, ish-kryeministrin thotë se këto dy procese janë të ndërlidhura por këtë gjë nuk e sheh të lehtë “sepse për herë të parë në historinë e ekzistencës shqiptare ai varet sidomos nga vetë shqiptarët…”.

Ai kritikon mungesën e një strategjie mbarëkombëtare me argumentin se motoja e politikanëve shqiptarë është; “më mirë i pari fshatit se sa i fundit i qytetit…”

Krijimin e shtetit të Kosovës, Majko thotë se e shikon si garanci më shumë për statusin e shqiptarëve në rajon dhe pse ka çështje të cilat duhen përmirësuar në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë.

“Kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës është sot sipas standardeve të Jugosllavisë të viteve 70-të. Është pak humor i hidhur, por Brukseli për të dy vendet kontrollin e kufijve e ka vendosur si çështje të dorës së parë. Sot, situata ka ndryshuar dramatikisht për mirë por brezi që po vjen dëshiron natyrshmërinë e komunikimit dhe tejkalimin e traumës së izolimit nga njëri-tjetri”, thotë ai.

Për bashkimin e mundshëm të dy vendeve, Majko përgjigjet: “Brezi im mendoj që ka detyrë të lidhë ëndrrat e paraluftës në ish-Jugosllavi me globalizmin pa kufi të shqiptarëve të rinj”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close