Madrilenët dorëzohen për titull, Mourinho do të shkarkohet?

Lojtarët e Real Madridit pothuajse janë dorëzuar në garën për të mbrojtur titullin e La Ligas gjatë këtij sezoni.
“Mbretërit” janë tetë pikë pas udhëheqësit të ligës, Barcelonës dhe sipas burimeve të sigurta të reporterit, Diego Torres nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, lojtarët kanë hedhur tashmë ‘peshqirin e të dorëzuarit’.
Torres për “Radio Catalunya” tha se “Lojtarët janë shumë pesimist. Ata besojnë se La Liga është e humbur ndërsa (Jose) Mourinho nuk do të përfundojë sezonin në krye të Realit”.
“Ata besojnë se është e pamundur që të fitojnë ligën duke luajtur nën Mourinhon, sepse ai është i vendosur të luajë në një mënyrë që asnjë ekip më në Spanjë nuk e befason” përfundon Torres.
Ndërsa vlen të theksohet se dje gazeta spanjolle “Marca” e cila është e afërt me klubin ‘mbretëror’ ka raportuar se zyrtarët e klubit janë duke shqyrtuar që në vend të “Speciale One” të vije trajneri aktual kombëtares spanjolle, Vincente del Bosque ose ai i përfaqësueses gjermane, Joachim Low.