Publikuar me datën: Mon, Aug 18th, 2014

LUSHTAKU EDHE NË BURG KA MARRË 13.000 EURO PAGË

Për 7 muaj, përkatësisht 14 muaj prej se është duke qëndruar në burg, Sami Lushtaku ka marrë 13.300 euro nga buxheti i shtetit të Kosovës.
Kanë kaluar më shumë se shtatë muaj, përkatësisht më shumë se një vit prej se këmba e tij nuk ka shkelur në komunën e Skënderajt, edhe pse me votën e popullit është zgjedhur për të dytën herë kryetar komune.

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, i arrestuar prej 1 qershorit të vitit 2013 dhe i mbajtur në paraburgim nën dyshimet për krime lufte, më 3 janar të këtij viti ishte betuar në një ceremoni ndryshe nga kryetarët tjerë të komunave të Kosovës.

Por përderisa Lushtaku vazhdon të mbahet në paraburgim, në konton e tij deri më tash janë derdhur 13.300 euro për 14 muaj të qëndrimit të tij prapa grilave.

Zyrtarë të Ministrisë së Administrim të Pushtetit Lokal nuk janë në gjendje të tregojnë se sa muaj mund të mungoj në pune një kryetar komune dhe si e parasheh Ligji mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme kur mungon kryetari i komunës në një periudhë të caktuar kohore.

Të kontaktuar nga “Botapress”, zyrtarë të MAPL-së kanë dhënë vetëm këtë përgjigje. “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për rastet të cilat trajtohen në Gjykatë përmbahet nga çdo vlerësim i cili mund të interferoi në punën e gjykatës, si dhe duke marr për bazë pavarësinë e gjyqësorit në marrjen e vendimeve siç është garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e gjykatave”.

Sipas Udhëzimit Administrativ për Pagesën e Stafit Politik në Komuna për pagesën e pagës mujore të Kryetarit të komunës si kriter është marr numri i anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Kështu për kryetarin e komunës me numër të anëtarëve deri 31 ,paga mujore maksimale është përcaktuar në 950 euro, aq sa i merr për çdo muaj tash e shtatë muaj, përkatësisht tash 14 muaj prej se Sami Lushtaku dhe grupi i Drenicës po mbahen në burg të dyshuar për krime lufte. /botapres

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close